Anda di halaman 1dari 16

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

VENDIM
K.P.P. 684/2016
Komisioni i Prokurimit Publik, i përbërë nga:
Gentian Këri Kryetar
Spiro Kuro Zv/Kryetar
Leonard Gremshi Anëtar
Hektor Balluku Anëtar

Në mbledhjen e datës 02/09/2016 shqyrtoi ankesën me:

Objekt: Shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për


skualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “UTS-01” shpk për
procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me Nr. REF 40139-
05-31-2016 me objekt “Shërbim i përkthimit,
përpunimit,përshtatjes dhe redaktimit të eurokodeve” me fond
limit 16,654,943 lekë pa TVSH, procedurë e zhvilluar në datën
04.07.2016 nga autoriteti kontraktor Ministria e Zhvillimit Urban.

Ankimues: “UTS-01” sh.p.k.


Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, Ndërtesa 7, H.7 Ap.42
Tiranë

Autoriteti Kontraktor: Ministria e Zhvillimit Urban


Adresa Rr.”Abdi Toptani”, nr.1
Tiranë

Baza Ligjore: Ligji nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i
ndryshuar, neni 19/1 e vijues, Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.
914, datë 29.12.2014 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit
Publik”, i ndryshuar Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 184, datë
17.03.2010, “Për miratimin e rregullores “Për organizimin dhe
funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”,i ndryshuar;

1
Komisioni i Prokurimit Publik, pasi dëgjoi relatorët e çështjes, shqyrtoi parashtrimet me
shkrim të ankuesve, dokumentacionin e paraqitur nga autoriteti, pretendimet e ankuesve, dhe
pasi diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N:

I
Vlerësimi paraprak

I.1. Pas shqyrtimit paraprak të ankesës, mbështetur në dokumentacionin e dërguar nga operatori
ekonomikë ankimues, Komisioni i Prokurimit Publik konstatoi se ky i fundit ka prima facie
interes në këtë procedurë prokurimi dhe për këtë arsye legjitimohet për të paraqitur ankesë në
lidhje me të, bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit. nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin
publik”, i ndryshuar.

I.2. Operatori ekonomik ka paraqitur fillimisht ankesë pranë autoritetit kontraktor, i cili e ka
refuzuar atë, dhe më pas ka paraqitur ankesë, me të njëjtin objekt, pranë Komisionit të
Prokurimit Publik, si organi më i lartë në fushën e prokurimeve, që shqyrton ankesat për
procedurat e prokurimit, në përputhje me kërkesat e percaktuara në ligjin nr. 9643, datë
20.11.2006 “Për prokurimin publik”;

I.3. Ka respektuar afatet ligjore të paraqitjes së ankesës pranë autoritetit kontraktor dhe
Komisionit të Prokurimit Publik.

Në këto kushte Komisioni i Prokurimit Publik mori në shqyrtim në themel objektin e ankesës së
operatorit ekonomik ankimues.
II

Rrethanat e çështjes

II.1. Në datën 31.05.2015 është publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike, procedura e


prokurimit “Procedurë e Hapur” me Nr. REF 40139-05-31-2016 me objekt “Shërbim i
përkthimit, përpunimit,përshtatjes dhe redaktimit të eurokodeve” me fond limit 16,654,943 lekë
pa TVSH, procedurë e zhvilluar në datën 04.07.2016 nga autoriteti kontraktor Ministria e
Zhvillimit Urban.

II.2 . Në datën 04.07.2016 autoriteti kontraktor zhvilloi procedurën e prokurimit, objekt ankimi.

II.3. Në datën 01.08.2016, autoriteti kontraktor ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarës,


me anë të sistemit të prokurimeve elektronike (S.P.E.), mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit
të Vlerësimit të Ofertave ku rezulton si më poshtë vijon:

2
i. “Viante Konstruksion” shpk 12,400,000 lekë skualifikuar;
ii. “SEED Consulting” shpk 12,491,207 lekë skualifikuar;
iii. “GR Albania” shpk 12,750,000 lekë skualifikuar;
iv. “TX Muka” shpk 13,500,000 lekë skualifikuar;
v. “UTS-01” shpk 13,636,000 lekë skualifikuar;

II.3.1. Operatori ekonomik ankimues është njoftuar për skualifikimin e ofertës së tij me
argumentin se “[...]Duke marre shkas nga informacioni i derguar zyrtarisht nga person anonim,
i protokolluar prane Ministrise se Zhvillimit Urban me nr.3974, date 14.07.2016, ne te cilin
pretendohet konflikt interesi ne pozicionin e Z.Markel Baballeku, eshte kerkuar zyrtarisht nga
Drejtoria e Pergjithshme e Standartizimit informacion ne lidhje me pozicionin e ketij personi
prane ketij institucioni. Me shkresen Nr.331/1 date 26.07.2016, Drejtoria e Pergjithshme e
Standartizimit (DPS) sqaron pozicionin e Z.Baballeku prane ketij institucioni. Z.Baballeku, i cili
ka rolin e udheheqesit te ekipit dhe te njerit nga ekspertet kryesor, te operatorit ekonomik,
rezulton te jete aktualisht kryetar i komitetit teknik te Drejtorise se Pergjithsme te Standardeve,
komitet ky qe sipas shkreses se DPS ka per detyre te beje: redaktimin e teksteve; saktesine e
perkthimit; pershtatshmerine e terminologjise; pastertine e gjuhes dhe miratimin perfundimtar te
tekstit te plote te stadrateve. Nisur nga sa me lart gjykojme se keto dy pozicione krijojne ose
mund te krijojne ne te ardhmen gjendje te konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave
privatë të ketij personi, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë, që mund të ndikojnë
ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij
publike, ne kuptim te nenit 4, te ligjit nr .9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të
interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar me ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe
me ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006, me ligjin 86/2012 datë 18.09.2012 dhe me ligjin nr. 44/2014
datë 24.4.2014.

Njëri nga ekspertet kryesor (Dhimitraq Stefa) nuk ka dokumentuar që disponon: a.


specializim/njohuri të thelluara eurokodi /grada/tituj. b. Certifikatë ose dokumentin për gjuhën
angleze apo diplomë universitare në një vend anglishtfolës. c. Referenca për punë të kryera por
vetëm licencën. Kjo në kundërshtim me pikën nr.3.3 të Kapacitetit Teknik, të ekspertëve kryesor,
në Kriteret e Veçanta për kualifikim. 2. Ekspertët e tjerë (Gjon Leka dhe Lili Dhame) janë ing.
Gjeolog; dhe Ndue Gjaci eshte Arkitekt dhe Lediana Dila eshte Ing. Mjedis, pra nuk janë ing
ndërtimi sipas kërkesave për ekspertët kryesor apo mbështetës të përcaktuara në pikën nr.3.3 të
Kapacitetit Teknik, të Kritereve të Vecanta për kualifikim. 3. Ka paraqitur vetem 1 ekspert
mbeshtetës (të tjerët nuk janë ing. ndertimi ne profilet qe kerkohet si specifikuar ne piken 3
mesiper). Te tjerët : a. Eduart Kasmi është ing. Hidroteknik dhe jo Ing. Ndertimi. Gjithashtu ky
ekspert nuk ka dokumentuar që disponon: i. Certifikatë ose dokumentin për gjuhën angleze apo
diplomë universitare në një vend anglishtfolës; ii. Referenca për punë të kryera por vetëm
licencën; b. Edona Sokoli ka diplomë bachelor dhe jo të fushave të kërkuara. Gjithashtu ky

3
ekspert nuk ka dokumentuar qe disponon: i. Certifikatë ose dokumentin për gjuhën angleze apo
diplomë universitare në një vend anglishtfolës; ii. Referenca për punë të kryera; c. Ana Bregu
nuk plotëson eksperiencën prej 5 vitesh. Eshtë Ing. Ndertimi e vitit 2013. Gjithashtu ky ekspert
nuk ka dokumentuar qe disponon: i. Certifikatë ose dokumentin për gjuhën angleze apo diplomë
universitare në një vend anglishtfolës; ii. Referenca për punë të kryera; Kjo në kundërshtim me
pikën nr.3.3 të Kapacitetit Teknik, të ekspertëve mbështetës, në Kriteret e Veçanta për kualifikim.
4. Eksperti mbështetës që plotëson kushtet e diplomimit dhe eksperiencës, Krenar Dila, nuk ka
dokumentuar që disponon: a. Certifikatë ose dokumentin për gjuhën angleze apo diplomë
universitare në një vend anglishtfolës; b. Referenca për punë të kryera por vetëm licencën. Kjo
në kundërshtim me pikën nr.3.3 të Kapacitetit Teknik, të ekspertëve mbështetës, në Kriteret e
Veçanta për kualifikim. [...]”

II.4. Në datën 05.08.2016, operatori ekonomikë ankimues ka paraqitur fillimisht ankesë pranë
autoritetit kontraktor duke kundërshtuar vendimin e KVO-së për skualifikimin e ofertës së tij në
procedurën e mësipërme të prokurimit.

II.4.1. Në ankesën drejtuar autoritetit kontraktor, pala ankimuese kundërshton vendimin e KVO-
së me argumentat se: “[...]Në datën 4 korrik 2016 UTS-01 shpk ka paraqitur me mjete
elektronike proporizimin për pjesëmarrje në procedurën e prokurimit publik“Shërbim i
përkthimit, përpunimit,përshtatjes dhe redaktimit të eurokodeve” të zhvilluar nga autoriteti
kontraktor “Ministria e Zhvillimit Urban” Në datën 19 korrik 2016 Sekretari i Përgjithshëm i
MZHU-së ka nxjerrë shkresën “Mbi pezullimin e afatit të vlerësimit të ofertave”. Në datën 01
gusht 2016 OE UTS 01 shpk ka marrë njoftimin nëpërmjet mesazhit elektronik në faqen zyrtare
të APP i cili shpreh refuzimin e propozimit të OE UTS-01 shpk sëbashku me argumentet
përkatëse. Përmbajtja e argumentit ka paragrafë të përsëitur dhe një paragraph që nuk i përket
UTS-01 shpk. Në dokumentet e tenderit është përcaktuar Shtojca 6 “Deklaratë mbi Konfliktin e
Interesave”. Shtojcë kjo e detyrueshme për tu plotësuar nga OE të interesuar për një procedurë
prokurimi. Në dokumentacionin e dorëzuar të OE UTS-01 shtojca nr.6 gjendet e firmosur dhe e
vulosur. Nëpërmjet saj, OE UTS-01 shpk deklaron se nuk është në kushtet e konfliktet të interesit
referuar përcaktimit të bërë në këtë shtojcë dhe bazuar në legjislacionin përkatës. Në këtë
deklaratë janë të përcaktuara raster kur ekziston konflikti i interesit i cili duhet të bëhet i ditur
dhe të deklarohet nga operatori ekonomik pjesëmarrës në një procedurë prokurimi. Qënia
Kryetar i KT-250 pranë DPS në kushtet kur ky komitet i ka miratuar tashmë eurokodet objekt të
kësaj procedure tenderi si standard shqiptare ( shih paragrafin 2.2.3.) në asnjë moment nuk
ndikon në procedurën e tenderit, në ecurinë e procesit dhe në produktin përfundimtar të saj e për
rrjedhojë nuk përbën rast konflikti interesi që mund të ndikojë në këtë procedurë prokurimi.
Pika 2 e nenit 55 “Kriteret e Përcaktimit të Ofertës fituese i ligjit” “Për Prokurimin Publik” i
ndryshuar thotë: Autoriteti kontraktor vlerëson dhe krahason ofertat e vlefshme, për të
përcaktuar ofertën fituese, në përputhje me procedurat dhe kriteret e përcaktuara në dokumentet
e tenderit. Nuk duhet të përdoret asnjë kriter, që nuk është përfshirë në dokumentet e tenderit.”

4
Në dokumentet e tenderit nuk parashikohet roli i DPS-së në këtë proceds si gjatë hartimit ashtu
edhe gjatë oponencës së materialeve objekt prokurimi. Pragrafi 2 I pikës 6.3. Aktivitetet” tek
Shtojca 12 “Termat e Referencës” thekson Oponenca, nga grupi i punës së ngritur nga Ministria
e Zhvillimit Urban. Po kështu oponenca parashikohet si fazë më vete e procesit e cila do kryher
me afat të përcaktuar 20 ditë. Konkretisht në Dokumentet e Tendderit « Termat e Referencës »-
Pika 10 : Dorëzimi i materialit citohet :Autoriteti Kontraktues pasi merr materialin nga
Operatori Ekonomik, sipas afateve të përcaktuara në kontratë, bën oponencën me anë të
strukturave të posaçme, të ngritura për këtë qëllim dhe më pas ia përcjell atë Operatori
Ekonomik me qëllim që në dokumentin teknik të përgatitur prej tij të përfshihen komentet,
vërejtjet dhe sugjerimet që kanë dalë gjatë oponencës. Pargrafi 2 i pikës 6.1. thekson
« Operatorët ekonomikë do ti vihet në dispozicion materiali që duhet të përkthehet i blerë nga
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit ». Pra referuar dokumenteve të tenderit Përsa i përket
procedurës së prokurimit, Vlerësimit të OE pjesë ; lidhjes së kontratës ;ecurisë së përgatijtes së
dokumentacioneve dhe kryerjes së oponencës së materialit të përgatitur nga kontraktuesi nuk
shfaqet konflikti i interesi për një person që ushtron vullnetarisht, pa pagesë funksionin në
komitetetin teknik KT 250 pranë DPS-së. Eurokodet Standarde shqiptare tashmë të miratuara.
Bazuar në ligjin nr.9870 datë 04.02.2014 « Për Standardizimin » i ndryshuar dhe konkretisht :
neni 3 Përkufiimë bazuar në termat e pikave 5 « Standard » 7 ‘Standard evropian EN » 10
« Standard Shqiptar » 11 « Standard shqiptar i harmonizuar » në këndvështrimin e standardeve
Eurokodet rezultojnë të jenë standarde vullnetare jo të detyrueshme për përdorim 2) standarde
të harmonizuara. Neni 14 «Kompetencat » gërma « ç » thekson se DPS adapton dhe publikon
standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fuqi si standarde shqiptare/ Në nenin 15 « Hartimi
adoptimi, miratimi dhe publikimi i standardeve shqiptare » në pikën 3 thekson se « Standardet
Evropiane e ndërkombëtare zbatohen në të njëjtën mënyrë si standardet shqiptare nëpërmjet b)
hartimi i faqes së parë në gjuhën shqipe. Mbi këtë bazë ligjore dhe referuar botimeve të saj, DPS
nëpërmjet Bordit Teknik dhe Komiteti Teknik KT-250 ka tashmë të miratuara si standarde
shqiptare të gjithë Eurokodet objekt i kësaj procedure prokurimi. Bazuar në nenin 4 « Kërkesa
themelore » të ligjit nr.8402 datë 10.09.1998 « Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të
ndërtimit », i ndryshuar, bazuar në VKM 68 datë 15.02.2001 « Për miratimin e standardeve dhe
të kushteve teknike të projektimit dhe të zbatimit të punimeve të ndërtimit, i ndryshuar si dhe
referuar VKM 436 datë 05.07.2006 i ndryshuar « Për miratimin e planit kombëtar për zbatimin e
marrëveshjes së stabilizim-asocimit » kuptohet që « Kushtet teknike të projektimit KTP janë
rregulla teknike të detyrueshme për tu përdorur në projektimin e konstruksioneve . Është
ministrja e linjës ( në këtë rast MZHU) përgjegjës për ndryshimin, hartimin dhe përditësimin e
KTP-ve.. Bazuar në pikën 3,4, dhe 6 të nenit 7 « Zbatimi i standardeve shqiptare » të ligjit
nr.9870 për « Standardizimin » i ndryshuar Eurokodet si standarde shqiptare të harmonizuara
pas adoptimit nga DPS referuar pargrafit 2.2.3. mësipër adoptimi i tyre është kryer tashmë
kërkojnë shqyrtimin dhe miratimin nga ministria e linjës si rregulla teknike. Pas miratimin dhe
pas hartimit të ankeskeve kombëtare, nëpërmjet VKM-je mund të zëvendësohet KTP- ja
ekzistuese me KTP-të e reja ( rregulla teknike eurokodet). Sa më sipër është MZHU-ja autoritetit

5
që ka kompetencë për shqyrtimin dhe miratimin e Eurokodeve si rregulla tknike të harmonizuara
të detyrueshme për zbatim dhe jo DPS. Saktësime për përmbajtjen e argumenteve të refuzimit të
paraqitur nga KVO-ja ( shtojca 2) ….. rezulton të jetë kryetar i komitetit teknik të Drejtorisë së
Përgjithshme të Standardeve…. Sqaroj se bëhet fjalë për komitetin teknik KT 250 « Eurokodet
strukuturore » Ky komitet ashtu sikurse komitetet e tjerë teknikë krijohet nga Bordi Teknik ( pika
2, neni 12 i ligjit 9870 i ndryshuar me përbërje vullnetare dhe nuk bën pjesë në organikën e
DPS-së. …..2 komitet ky që ka për detyrë të bëjë : redaktimin e teksteve, saktësinë e përkthimit ;
përshtatshmërinë e terminologjisë ; pastërtinë e gjuhës dhe miratimin përfundimtar të tekstit të
plotë të standardeve. Bazuar në dokumentin « Instruksion Pune për funksionimin e komiteteve
teknike të standardizimit » Nr. IP/DS/108/V8 Shtojca 5 Komiteti teknik, kryetari dhe sekretari
përkatës i kanë të mirëpërcaktuar detyrat e tyre. Konstatimi i mësipërm është pjesërisht i
vlefshëm për çdo standard puro shqitpar dhe vetëm për ato standarde evorpiane të cilat nuk janë
të harmonizuara ( nuk transpozojnë rregulla teknikë). Nëse Komiteti KT-250 si një ndër
komitetet teknike pranë DPS-së do të duhej të kryente detyrat e sipër renditura athëherë nuk do
të ishte e nevojshme që MZHU-ja të ngrinte strukturë të posaçme për kryerjen e oponencës.3…. .
Nisur nga sa me lart gjykojme se keto dy pozicione krijojne ose mund te krijojne ne te ardhmen
gjendje te konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të ketij personi, në të cilën ai
ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë, që mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen
në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike, ne kuptim te nenit 4, te ligjit nr
.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve
publike”, i ndryshuar me ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006, me
ligjin 86/2012 datë 18.09.2012 dhe me ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014. Sikurse u theksua në
paragrafët e mësipërme nuk mund të ketë konflikt interesi pasi DPS-ja nuk ka kompentenca mbi
rregullat teknikë të detyrueshëm për zbatim. DPS-ja i ka miratuar Eurokodet që janë objekt i
kësaj procedure prokurimi si standarde shqiptare vetëm me faqen e parë shqip ( një nga mënyrat
e miratimit të standardeve të parashikuar në ligjin “Për standardizimin” 2. MZHU-ja i ka blerë
këto standarde nga DPS-ja. Përtej argumenteve të mësipërme nëpërmjet të cilave OE UTS 01
shpreh bindjen e mosqënies së z. Markel Baballëku në pozicionin e konfliktit të interesit duke
hamendësuar se KVO-ja në gjykimin e saj ka marrë parasyssh mundësinë e lindjes së konfliktit të
ardhshëm të interesit nëpërmjet aktivizimit të kryetarit/aëntarëve të KT-250 si pjesë përbërëse e
grupit të punës që MZHU-ja do të ngrejë për oponencën e materialeve objekt i kësaj procedure
prokurimi, në datën 01 gusht 2016 z. M.B. ka dhënë dorëheqjen e parevokushme nga pozicioni
që mban në Komitetin Teknik KT-250 [...]” Nga shqyrtimi i materialeve të administruara në
fashikullin e shqyrtimit administrativ, Komisioni i Prokurimit Publik konstaton se bashkëngjitur
ankesës dorëzuar pranë autoritetit kontraktor, operatori ekonomik ankimues ka dorëzuar edhe
shkresën me objekt “Deklarim dorëheqje” të z. Markiel Baballëku protokulluar pranë Drejtorisë
së Përgjithshme të Standardizimit me nr. 338 Dos. Datë 01.08.2016 me përmbajtje “[...] Për
arsye vetjake, sot më datë 01 gusht 2016 paraqes dorëheqjen time të parevokushme nga
pozicioni vullnetar Kryetar i KT -250”.

6
II.5. Në datën 12.08.2016 autoriteti kontraktor me anë të shkresës nr.4428/2 datë 12.08.2016 i
kthen përgjigje palës ankimuese duke mos pranuar ankesën.

II.5.1. Në kthim përgjigje autoriteti kontraktor argumenton në mënyrë të përmbledhur si më


poshtë vijon: “[...] Nga shqyrtimi i ankesës së operatorit ekonomik ankimues dhe nga shqyrtimi
i argumenteve të përdorur nga KVI për operatorin ekonomik “UTS-01” shpk arsyeton si më
poshtë vijon. Pozicioni i z. Babëllëku në cilësinë e kruterit të KT-250, koimtet ky i cili ka për
detyrë të bëjë redaktimin e teksteve, saktësimin e përkthimit, përshtatshmërinë e terminologjisë,
pastërtine gjuhës dhe miratimin përfundimtar të tekstit të plotë të standardeve nga njëra anë dhe
pjesëmarrja në procedurën e tenderit të organizuar nga autoriteti kontraktor MZHU të
operatorit ekonomik “UTS-01” shpk ku z. Babëllëku rezulton administrator i kësaj shoqëroje
përbëjnë konflik interesi sepse jemi përballë gjendjes së konflimit ndërmjet detyrës publike dhe
interesave privatë të z. Babëllëku, në kuptim të nenit të ligjit nr.9367 datë 07.04.2005 “Për
parandalimin e Konfliktit të Interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar. […]”

II.6. Në datën 25.08.2016 me anë të shkresës nr. 4599/1 prot datë 23.08.2016, autoriteti
kontraktor ka dorëzuar informacionin e kërkuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik për
procedurën e prokurimit objekt ankimi.
III
Komisioni i Prokurimit Publik
pas shqyrtimit të ankesës, dokumentacionit bashkëngjitur, dokumentave të dërguara nga
autoriteti kontraktor,
Arsyeton

III.1. Lidhur me pretendimin e operatorit ekonomik ankimues “UTS-01” shpk mbi skualifikiimn
e ofertës së tij me argumentin se “[...]Duke marre shkas nga informacioni i derguar zyrtarisht
nga person anonim, i protokolluar prane Ministrise se Zhvillimit Urban me nr.3974, date
14.07.2016, ne te cilin pretendohet konflikt interesi ne pozicionin e Z.Markel Baballeku, eshte
kerkuar zyrtarisht nga Drejtoria e Pergjithshme e Standartizimit informacion ne lidhje me
pozicionin e ketij personi prane ketij institucioni. Me shkresen Nr.331/1 date 26.07.2016,
Drejtoria e Pergjithshme e Standartizimit (DPS) sqaron pozicionin e Z.Baballeku prane ketij
institucioni. Z.Baballeku, i cili ka rolin e udheheqesit te ekipit dhe te njerit nga ekspertet kryesor,
te operatorit ekonomik, rezulton te jete aktualisht kryetar i komitetit teknik te Drejtorise se
Pergjithsme te Standardeve, komitet ky qe sipas shkreses se DPS ka per detyre te beje:
redaktimin e teksteve; saktesine e perkthimit; pershtatshmerine e terminologjise; pastertine e
gjuhes dhe miratimin perfundimtar te tekstit te plote te stadrateve. Nisur nga sa me lart gjykojme
se keto dy pozicione krijojne ose mund te krijojne ne te ardhmen gjendje te konfliktit ndërmjet
detyrës publike dhe interesave privatë të ketij personi, në të cilën ai ka interesa privatë, të
drejtpërdrejtë, që mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të
detyrave dhe përgjegjësive të tij publike, ne kuptim te nenit 4, te ligjit nr .9367, datë 7.4.2005

7
“Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar me
ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006, me ligjin 86/2012 datë
18.09.2012 dhe me ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014. [...]”.Komisioni i Prokurimit Publik vëren
se :

III.1.2. Në nenin 709 “Ndalime të Veçanta të Blerjes” të Kodit Civil të RSh parashikohet se “
Nuk mund të blejnë drejtpërdrejt, me anë të një tjetri, ose në ankand:
a) personat që administrojnë ose ruajnë sende të huaja në bazë të ligjit ose të emërimit nga
shteti, sendet që administrojnë ose ruajnë;
b) personat zyrtarë që janë të ngarkuar të bëjnë shitje me ekzekutim të detyrueshëm, sendet që
këta shesin;
c) gjyqtarët, prokurorët, përmbaruesit, noterët dhe avokatët, sendet për të cilat ka grindje
përpara gjykatës në të cilën bëjnë pjesë ose ushtrojnë funksionet e tyre, përveç kur këta janë
bashkëpronarë mbi ato.”

III.1.2.1.Në nenin 30 të ligjit nr.44/2015 “ Kodit i Procedurave Administrative i Republikës së


Shqipërisë” ( këtu e në vijim K.Pr.A.) parashikohet se : “Nëpunësi publik ose anëtari i organit
kolegjial nuk përfshihet në një procedurë
administrative vendimmarrës, në rastet kur:
a) ka një interes personal të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen në
shqyrtim;
b) bashkëshorti, bashkëjetuesi ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë kanë një interes të
drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen në shqyrtim;
c) nëpunësi publik, ose anëtari i organit kolegjial ose edhe personat e parashikuar në shkronjën
“b”, të këtij neni, kanë një interes të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në një çështje
objektivisht të njëjtë dhe me të njëjtat rrethana ligjore me çështjen në shqyrtim;
ç) nëpunësi publik ose anëtari i organit kolegjial ka marrë pjesë si ekspert, këshilltar,
përfaqësues ose avokat privat në çështjen në shqyrtim;
d) personat e përmendur në shkronjën “b”, të këtij neni, kanë marrë pjesë si ekspertë
përfaqësues, këshilltarë apo avokatë në çështjen në shqyrtim;
dh) ndaj nëpunësit publik ose personave të parashikuar në shkronjën “b”, të këtij neni, ka nisur
një proces gjyqësor nga palët në procedurën administrative në shqyrtim;
e) çështja në shqyrtim është një ankim kundër një vendimi të marrë nga nëpunësi publik ose nga
personat e parashikuar në shkronjën “b” të këtij neni;
ë) nëpunësi publik ose anëtari i organit kolegjial ose personat e përmendur në shkronjën “b”, të
këtij neni, janë debitorë ose kreditorë të palëve të interesuara në procedure administrative në
shqyrtim;
f) nëpunësi publik ose anëtari i organit kolegjial ose personat e përmendur në shkronjën “b”, të
këtij neni, kanë marrë dhurata nga palët përpara ose pas fillimit të procedures administrative
shqyrtim;

8
g) nëpunësi publik ose anëtari i organit kolegjial ose personat e përmendur në shkronjën “b”, të
këtij, neni kanë marrëdhënie të tilla, të cilat vlerësohen sipas rrethanave konkrete se do të
përbënin arsye serioze për njëanshmëri me palët në procedurën administrative në shqyrtim;
gj) nëpunësi publik ose anëtari i organit kolegjial ose personat e përmendur në shkronjën “b”, të
këtij neni, janë përfshirë në çdo lloj mënyre në:
i) negocime të mundshme për punësim në të ardhmen nga ana e nëpunësit apo personave të
përmendur në shkronjën “b”, të këtij neni, gjatë ushtrimit të funksionit apo negocime për çdo
lloj forme tjetër marrëdhëniesh me interes privat, pas lënies së detyrës, të kryera nga ai gjatë
ushtrimit të detyrës;
ii) angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie që krijon të
ardhura, si dhe angazhime në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse, sindikata ose
organizata profesionale, politike, shtetërore dhe çdo organizatë tjetër;
h) në çdo rast kur parashikohet nga legjislacioni në fuqi..”

III.1.2.2. Në nenin 26, pika 1 gërma “b” “Veprimet korruptive dhe konflikti i interesave” të
ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar parashikohet se “ […] 1.
Autoriteti kontraktor refuzon një ofertë ose një kërkesë për pjesëmarrje në tender nëse: b)
ofertuesi ose kandidati është në kushtet e konfliktit të interesit. Refuzimi dhe arsyet për një
veprim të tillë duhet të pasqyrohen në procesverbalet e procedurave të prokurimit, sipas nenit 12
të këtij ligji dhe duhet t’i komunikohet, menjëherë dhe zyrtarisht, kandidatit ose ofertuesit në
fjalë. Vendimi mund të ankimohet në rrugë gjyqësore..[…]” Në nenin 26 pika 3 “Veprimet
korruptive dhe konflikti i interesave” të ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin
Publik”, i ndryshuar parashikohet se “ […]3. Në rast se në momentin e hapjes së ofertave
evidentohet se një ose disa prej operatorëve ekonomikë ndodhen në kushtet e konfliktit të
interesit me një ose disa prej zyrtarëve të caktuar për vlerësimin e ofertave dhe kjo situatë
konflikti nuk mund të evidentohej përpara këtij momenti, atëherë duhet të zëvendësohet
zyrtari/zyrtarët në fjalë dhe më pas të vazhdojë procesi i prokurimit. […]”

III.1.2.3. Në nenin 16 “Deklarimi i Konfliktit të Interesit” të Vendimit nr.914 datë 29.12.2014


të Këshillit të Ministrave
“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar parashikohet se: “ Ky deklarim
garanton autoritetin kontraktor që ofertuesit/kandidatët nuk ndodhen në kushtet e konfliktit të
interesit. Ai përmban të dhënat personale të ofertuesit/kandidatit dhe grupet e personave që
konsiderohen si persona në konflikt interesi, sipas legjislacionit përkatës në fuqi”.

III.1.2.4. Në nenin 56 paragrafi 2 “Titullari i autoritetit kontraktor ose zyrtari i autorizuar” të


VKM nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar
parashikohet se: “Kërkesat ligjore për parandalimin e konfliktit të interesit, sipas legjislacionit
në fuqi, duhet të mbahen parasysh në emërimin e një nëpunësi prokurimi.”

9
III.1.2.5. Në nenin 64 pika 2 “Titullari i autoritetit kontraktor ose zyrtari i autorizuar” të VKM
nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar
parashikohet se : “Në momentin e hapjes së ofertave, zyrtarët e përfshirë në procesin e vlerësimit
të ofertave nënshkruajnë një deklaratë përmes së cilës deklarojnë se nuk ndodhen në kushtet e
konfliktit të interesit me ofertuesit pjesëmarrës. Nëse evidentohet se një ose disa prej operatorëve
ekonomikë ndodhen në kushtet e konfliktit të interesit me një ose disa prej zyrtarëve të caktuar
përvlerësimin e ofertave dhe kjo situatë konflikti nuk mund të evidentohejpërpara këtij momenti,
atëherë duhet të zëvendësohet zyrtari/zyrtarët në fjalë dhe më pas të vazhdojë procesi i
prokurimit.”

III.1.2.6. Në nenin 3, pika 1“Përkufizime” të ligjit nr.9367 datë 7.04.2005 “ Për Parandalimin e
Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” i ndryshuar parashikohet se:
“Konflikt i interesit” është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të
një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund
të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe
përgjegjësive të tij publike.”

III.1.2.7. Në nenin 3, pika 4“Përkufizime” të ligjit nr.9367 datë 7.04.2005 “ Për Parandalimin e
Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” i ndryshuar parashikohet se: “
Konflikti i interesit, i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, përfshin disa përkufizime të tjera, për
lloje të ndryshme të shfaqjes së tij, si më poshtë:
a) “konflikt faktik i interesit” është gjendja, ne të cilën interesat privatë të zyrtarit ndikojnë, kanë
ndikuar ose mund të kenë ndikuar në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe
përgjegjësive të tij zyrtare;
b) “konflikt në dukje i interesit” është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit duken, në
pamje ose në formë, sikur kanë ndikuar, ndikojnë ose mund të ndikojnë në kryerjen në mënyrë të
padrejtë të detyrave apo përgjegjësive të tij zyrtare, por, në fakt, ndikimi nuk ka ndodhur, nuk
ndodh ose nuk ka mundësi të ndodhë:
c) “konflikt i mundshëm i interesit” është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit mund të
shkaktojnë, në të ardhmen, shfaqjen e konfliktit faktik ose në dukje të interesit, nëse zyrtari do të
përfshihej në detyra apo përgjegjësi të caktuara;
ç) “konflikt rast për rast i interesit” është gjendja me konflikt interesi, në njërën nga tri llojet e
mësipërme, që shfaqet rast për rast dhe lidhet me një vendimmarrje të veçantë
;d) “konflikt i vazhdueshëm i interesit” është gjendja, në të cilën konflikti i interesit mund të
shfaqet në mënyrë të përsëritur dhe/ose të shpeshtë në të ardhmen.”

III.1.2.8. Në nenin 21, pika 1,2 dhe 3“Ndalimi i Lidhjes së Kontratave” të ligjit nr.9367 datë
7.04.2005 “ Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” i
ndryshuar parashikohet se: “ 1. Asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga
funksionet e përcaktuara në kreun III, seksioni 2 të këtij ligji, gjyqtarët e prokurorët në nivelin e

10
gjykatës së shkallës së parë e në atë të apelit, dhe asnjë shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri e
thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron, në mënyrë aktive apo pasive, aksione a pjesë në kapital, në çfarëdo
sasie, nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik. Për zyrtarët e
nivelit të mesëm drejtues të parashikuar ne nenin 31 dhe për zyrtarët e parashikuar në nenin 32
të kreut të III, seksioni 2 të këtij ligji, ndalimi sipas pikës 1 të këtij neni, për shkak të interesave
private të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave në fushën e
territorit dhe të juridiksionit të institucionit, ku punon zyrtari. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë
është një institucion i varësisë.
2. Kur zyrtari është në funksionin e kryetarit a të nënkryetarit të bashkisë, komunës ose të
këshillit të qarkut, të anëtarit të këshillit përkatës ose është zyrtar i nivelit të lartë drejtues të një
njësie të qeverisjes vendore, sipas interpretimit të këtij termi në ligjet përkatëse, ndalimi sipas
pikës 1 të këtij neni, për shkak të interesave privatë të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë,
zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave, sipas rastit, me bashkinë, komunën ose këshillin e qarkut,
ku zyrtari ushtron këto funksione. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë në kontratë është një
institucion publik, në varësi të kësaj njësie.
3. Pavarësisht përcaktimeve të bëra në pikat l e 2 të këtij neni, ndalohet lidhja e kontratave
ndërmjet një institucioni publik apo çdo institucioni publik tjetër të varësisë, nga njëra anë dhe
një individi, personi fizik a juridik apo ndonjë formë tjetër ortakërie, nga ana tjetër, kur
plotësohen, njëkohësisht, kushtet e mëposhtme:
a) zyrtari, që ushtron funksionet në këtë institucion publik ka kompetencë thelbësore dhe
përcaktuese në vendimmarrjen e procesit të vlerësimit të ofruesve dhe të ofertave apo në
përcaktimin e termave të kontratës;
b) ky zyrtar ka një interes privat, sipas përcaktimeve të nenit 37 të Kodit të Procedurave
Administrative, apo të nenit 709 të Kodit Civil, ose ka një interes të llojit të përcaktuar në pikat 1
e 2 të këtij neni.”

III.1.2.9. Në nenin 24 gërma “甓 Kufizimi i interesave të personave të lidhur me zyrtarin” të


ligjit nr.9367 datë 7.04.2005 “ Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e
Funksioneve Publike” i ndryshuar parashikohet se: “Rrethi i personave të lidhur me zyrtarin, në
zbatim të ndalimeve të përcaktuara në nenin 21 dhe në nenin 22 të këtij ligji, përbëhet nga
bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit e të
bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.”

III.1.2.10. Në nenin 31, gërma “甓 Kufizimet për zyrtarin e nivelit të lartë dhe të mesëm,
drejtues të administratës publike, institucioneve të tjera publike, Policisë së Shtetit dhe Forcave
të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” të ligjit nr.9367 datë 7.04.2005 “ Për Parandalimin
e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” i ndryshuar parashikohet se:
Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil, zyrtari i
nivelit të lartë e të mesëm të Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Armatosura, sipas sistemit të
gradave dhe detyrave të zbatueshme për këto institucione publike, zyrtarët e nivelit të lartë dhe të
mesëm, të barasvlefshëm me zyrtarët në pozicionet drejtor drejtorie, drejtor drejtorie të

11
përgjithshme dhe titullarë të enteve rregullatorë (dhe ata sipas nenit 30 të këtij ligji) apo
institucioneve të tjera të administratës publike që nuk janë pjesë e shërbimit civil, si dhe prefekti
ç) mund të zotërojnë në mënyrë aktive, aksione ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, pa
asnjë kufizim, me përjashtim të rastit kur shoqëria ushtron veprimtari në një sferë që përputhet
ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte të
nxjerra nga ai, ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve, të
cilat krijojnë pasoja juridike, përfitime ose kosto mbi këto shoqëri apo mbi shoqëri të tjera, që
bashkëpunojnë ose konkurrojnë me shoqërinë në fjalë, rast në të cilin zyrtari mund të zotërojë
aksione ose pjesë në kapital vetëm, në përputhje me kushtet e përcaktuara në shkronjën “c” të
nenit 27 të këtij ligji.
III.1.3. Para shqyrtimit në themel të pretendimeve të operatorit ekonomik ankimues, Komisioni i
Prokurimti Publik konstaton se në procedurën e prokurimit objekt ankimi, operatori ekonomik
ankimues ka dorëzuar në S.P.E. “Deklaratën mbi Konfliktin e Interesave” në të cilën ka
deklaruar se nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesave si më poshtë vijon:

III.1.4. Deklaratë e operatorit ekonomik pjesëmarrës në procedurën e prokurimit publik që do të


zhvillohet në datë “UTS-01” shpk nga Autoriteti Kontraktor Ministria e Zhvillimit Urban me
objekt “Shërbim i përkthimit, përpunimit,përshtatjes dhe redaktimit të eurokodeve” me fond
limit 16,654,943 lekë pa TVSH

Konflikti i interesit është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të
një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejpërdrejtë ose të tërthortë që ndikojnë, mund
të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe
përgjegjësive të tij publike.

Në zbatim të nenit 21 pika 1 e Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, kategoritë e zyrtarëve përcaktuar
në Kreun III, Seksioni II, që iu ndalohet në mënyrë absolute të përfitojnë në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga lidhja e kontratave me një palë një institucion publik janë:

- Presidenti i Republikës, Kryeministri, zvkryeministri, ministrat, ose


zvministrat,Deputetet, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë,
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Gjyqtarët e Prokurorët
në nivelin e Gjykatës së Shkallës së Parë e në atë të Apelit, Avokati i Popullit, Anëtari i
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori i
Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe
Konfliktit të Interesave, Anëtarët e Enteve Rregullatore, (Këshilli i Mbikqyrjes i Bankës
së Shqipërisë, përfshirë Guvernatorin dhe Zv/Guvernatorin; të konkurrencës,
telekomunikacionit; energjisë; furnizimit me ujë; të sigurimeve; letrave me vlerë;
mediave), Sekretarët e Përgjithshëm të institucioneve qendrore si dhe çdo zyrtar tjetër, në

12
çdo institucion publik, që është të paktën i barazvlefshëm për nga pozicioni me drejtorët e
përgjithshëm, titullarët e institucioneve të administratës publike që nuk janë pjesë e
shërbimit civil.

Për zyrtarët e nivelit të mesëm drejtues sipas nenit 31, dhe për zyrtarët e parashikuar në
nenin 32 të kreut të III, seksioni 2 të këtj ligji, ndalimi sipas pikës 1 të këtij neni, për
shkak të interesave private të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë zbatohet vetëm në
lidhjen e kontratave në fushën e territorit dhe të juridiksionit të institucionit, ku punon
zyrtari. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë është një institucion i varësisë.

Kur zyrtari është në funksionin e kryetarit a të nënkryetarit të bashkisë, komunës ose të këshillit
të qarkut, të anëtarit të këshillit përkatës ose është zyrtar i nivelit të lartë drejtues të një njësie të
qeverisjes vendore, ndalimi për shkak të interesave privatë të zyrtarit, të përcaktuara në këtë
pikë, zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave, sipas rastit, me bashkinë, komunën ose këshillin e
qarkut, ku zyrtari ushtron këto funksione. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë në kontratë është një
institucion publik, në varësi të kësaj njësie (neni 21 pika 2 e Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005).

Ndalimet e përcaktuara në nenin 21 pika 1, 2 të Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, me


përjashtimet përkatëse, zbatohen në të njëjtën masë edhe për personat e lidhur me zyrtarin që në
kuptim të këtij ligji janë bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi, fëmijë në moshë madhorë, prindërit e
zyrtarit të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.

Unë i nënshkruari Markel Baballëku me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik UTS-01


shpk deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:

Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005
“Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, si
dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe
Kontrollit të Pasurive si dhe të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar.

Në përputhje me to deklaroj se asnjë zyrtar i përcaktuar në Kreun III, Seksioni II te Ligjit Nr.
9367, datë 7.4.2005, dhe në këtë deklaratë, nuk zotëron interesa private në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë me personin juridik që unë përfaqësoj.

III.1.5. Nga interpretimi literal dhe sistematik i parashikimeve ligjore të ligjit nr.9367 datë
7.04.2005 “ Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” (
këtu e në vijim PKI), Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se PKI parashikon dy momente
kryesore të ndalimit të lidhjes së kontratave publike dhe njëherazi konstatimit konfliktit të
interesave në ushtrimin e funksioneve publike të zyrtarëve. Së pari, kuadri ligjor parashikon

13
ndalimin absolut të lidhjes së kontratave në kuptimin e pikës 1 të nenit 21 të ligjit PKI, si dhe të
personave të lidhur me ta në kuptim të nenit 24 të ligjit PKI, për të cilët zbatohet i njëjti ndalim.
Referuar Manualit mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Prokurimet Publik, botuar nga
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe i Kontrollit të Pasurieve (ILDKP)1, seksioni 3.1.2.
“Kategoritë e zyrtarëve të përfshirë në ndalimin absolute” në interpretim të ligjit PKI, është
sqaruar se “ndalimi absolut shtrihet në të gjitha llojet e kontratave si: prokurimi publik i
ndërtimeve, mallrave apo shërbimeve, shitja, shkëmbimi, qiraja/enfiteoza, dhurimi, furnizimi,
sipërmarrja, transporti dhe çdo kontratë tjetër që nuk përjashtohet nga pika 5 e nenit 21 të ligjit
PKI.”. Gjithashtu, momenti i dytë lidhet me kufizimet e natyrës relative (rast pas rasti) të cilat
lidhen ngushtë me vendimarrjen në procesin e vlerësimit të ofertuesve dhe të ofertave, apo në
përcaktimin e termave të kontratës, si dhe me kompetencën e zyrtarit në këtë vendimmarrje. Në
harmoni me lex specialis PKI, edhe kuadri ligjor në fushën e prokurimeve, neni 26 i ligjit
nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar ( këtu e në vijim LPP), dallon
qartësisht dy momente konstatimit të konfliktit të interesit të zyrtarëve publikë, dy momente
kryesore të ndalimit të lidhjes së kontratave publike dhe njëherazi konstatimit të konfliktit të
interesit të zyrtarëve publikë, ndalimin absolute të lidhjes së kontratave publike parashikuar nga
neni 26 pika 1 gërma “b” të LPP-së si edhe ndalimin rast pas rasti ( kufizimin relativ)
parashikuar nga neni 26 pika 3 të LPP-së. Sa më sipër, Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se
në interpretimin e ligjit për rastin në fjalë do të ndalet në dy momente kryesore, në rast se rasti në
shqyrtimin administrative objekt ankimi lidhet drejtpërdrejtë me kufizimin absolute të lidhjes së
kontratave publike, parashikuar nga neni 21, pika 1 dhe 2 të PKI ose në rastin e ndalimeve
relative.

III.1.6. Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se në momentin e dorëzimit të ofertave


ekonomike, ofertuesi nuk shfaqet në cilësinë e personit të lidhur me zyrtarin në kuptim të nenit
35 të ligjit nr.9367 datë 7.04.2005 “ Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e
Funksioneve Publike”. Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se neni 21 i PKI-së i cili
parashikon ndalimin absolut të lidhjes së kontratave mes personave të lidhur me zyrtarin dhe ose
zyrtarit me një institucion publik, ndalim ipso facto vetëm prej pozicionit publik që mban zyrtari,
parashikon se kufizimi absolute shtrin efekte për gjyqtarët e prokurorët në nivelin e gjykatës së
shkallës së parë e në atë të apelit. Gjithashtu neni 21 i PKI-së shfaqet në cilësinë e një dispozite
referuese, i cili referon në seksionin 2 të ligjit “Kufizimi i interesave privatë për parandalimin e
rasteve të veçanta të konfliktit të vazhdueshëm të interesave” nenet 27-33 të ligjit. Referuar
parashikimeve të nenit 27-33 të PKI, kufizimi absolute shtrihet për personat e lidhur me zyrtarë
të cilët kryejnë funksionet publike si : anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe zëvendësministrat (
parashikuar nga neni 27), deputetët ( parashikuar nga neni 28), Për anëtarin e organit të një
autoriteti rregullator ose të mbrojtjes së konkurrencës, përfshirë Guvernatorin e Bankës së
Shqipërisë, Zëvendësguvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës (parashikuar nga neni 30)

1
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe i Kontrollit të Pasurive (ILDKP); Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike; USAID.
(2009). Manualit mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Prokurimet Publik. Tirane: Dituria.; fq 38

14
Presidenti i Republikës, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i
Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtari i Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektori i Përgjithshëm i
Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave
(parashikuar nga neni 33).

III.1.7. Komisioni i Prokurimit Publik referuar funksionit të zyrtarit publik për të cilin referohet
rasti i konstatimit të konfliktit të interesave, konstaton se nuk rezulton se pozicioni i zyrtarit z.
M.B. në cilësinë e Kryetarit të Komiteti KT-250 ( në momentin e dorëzimit të ofertave) të bëjë
pjesë në listën e kategorive të zyrtarëve të sipër cituar, për të cilët aplikohet ndalimi absolut i
lidhjes së kontratave publike për vetë zyrtarët dhe për personat e lidhur me të.

III.1.8. Referuar arsyetimit të mësipërm, Komisioni i Prokurimit Publik gjykon të marrë në


shqyrtim në rast se zyrtari në fjalë ( në pozicionin e mbajtur gjatë momentit të dorëzimit të
ofertave) në rast se ndodhet në kushtet e ndalimit relativ të lidhjes së kontratave publike
parashikuar nga neni 31 pika 3 të ligjit PKI. Referuar interpretimit logjik dhe sistematik të nenit
31 gërma “ç” e PKI-së rezulton se zyrtari (njëherazi personat e lidhur me zyrtarin) mund të
zotërojnë aksione, në shoqëri, duke plotësuar kushtin që shoqëria të mos ushtrojë ushtron
veprimtari në një sferë që përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit dhe të
kompetencës së tij për të vepruar, me akte të nxjerra nga ai, ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe
përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve, të cilat krijojnë pasoja juridike, përfitime ose kosto mbi
këto shoqëri apo mbi shoqëri të tjera, që bashkëpunojnë ose konkurrojnë me shoqërinë në fjalë.
Në rastin konkret Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se do të ndodheshim para rastit klasik të
konfliktit të interesit në dukje, në rast se zyrtari i Komitetit KT-250 dhe njëherazi administrator i
shoqërisë z. M.B do të vijonte marrëdhëniet e punësimit me ose pa kundërshpërblim pranë
Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit edhe pas përfitimit të kontratës publike të shërbimit.
Në rastin konkret, referuar informacionit të administruar në fashikullin e shqyrtimit
administrative, K.P.P. konstaton se operatori ekonomik ankimues “UTS-01” shpk ka dorëzuar
edhe shkresën me objekt “Deklarim dorëheqje” të z. Markiel Baballëku protokulluar pranë
Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit me nr. 338 Dos. Datë 01.08.2016 me përmbajtje
“[...] Për arsye vetjake, sot më datë 01 gusht 2016 paraqes dorëheqjen time të parevokushme
nga pozicioni vullnetar Kryetar i KT -250”. Sa më sipër, K.P.P. gjykon se z. M.B. ka shmangur
konfliktit në dukje të interesit” apo “konfliktit të mundshëm të interesit” në të ardhmen pas
lidhjes së kontratës ( ex post).

Sa më sipër, pretendimi i palës ankimuese qëndron.

III.2. Lidhur mbi arsyen tjetër të skualifikimit të pasqyruar në Sistemin e Prokurimeve


Elektronike, Komisioni i Prokurimit Publik konstaton se pretendimi për skualifikimin e
operatorit ekonomik ankimues nuk lidhet me dokumentacionin e dorëzuar nga ky i fundit në

15
procedurën e prokurimit objekt ankimi, akoma më tej vetë autoriteti kontraktor në shkresën
nr.4428/2 datë 12.08.2016 “Trajtim i ankesës së operatorit ekonomik” nuk ka ngritur në asnjë
rast prentendime për arsyet e tjera të skualifikimit. Për sa kohë që arsyet e mësipërme të
skualifikimit nuk shfaqin asnjë lidhje me dokumentacionin e dorëzuar në S.P.E. nga ana e
opeatorit ekonomik ankimues si edhe përbëjënë mendim të pakicës së anëtarëve të KVO-së ( një
nga tre anëtarë) atëherë këto të fundit nuk merren në shqyrtim.

Në mbështetje të nenit 19/1 dhe vijues, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin
Publik”, të ndryshuar, nenit 28 të VKM-së nr. 184, datë 17.03.2010 “Për miratimin e rregullores
“Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”, të ndryshuar, Komisioni
i Prokurimit Publik, njëzëri
Vendos

1. Të pranojë ankesën e operatorit ekonomik “UTS-01” sh.p.k. për procedurën e prokurimit


“Procedurë e Hapur” me Nr. REF 40139-05-31-2016 me objekt “Shërbim i përkthimit,
përpunimit,përshtatjes dhe redaktimit të eurokodeve” me fond limit 16,654,943 lekë pa
TVSH, procedurë e zhvilluar në datën 04.07.2016 nga autoriteti kontraktor Ministria e
Zhvillimit Urban.
2. Të anulojë vendimin e KVO-së mbi skualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “UTS-
01” shpk dhe të korrigjojë shkeljet, duke e kualifikuar këtë operator ekonomik.
3. Autoriteti kontraktor brenda 10 ditëve të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik
për zbatimin e vendimit, duke dokumentuar veprimet e kryera.
4. Ngarkohet zyra e financës që të bëjë kthimin e tarifës financiare të paguar nga operatori
ekonomik “ UTS-01” shpk
5. Kopje e këtij vendimi i dërgohet për njoftim Agjencisë së Prokurimit Publik.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Nr. 1865 Protokolli; Datë 17.08.2016;

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Zv/Kryetar Anëtar Anëtar


Spiro Kuro Leonard Gremshi Hektor Balluku

Kryetar
Gentian Kërix

16

Anda mungkin juga menyukai