Anda di halaman 1dari 2

Gilman Bakalli, l=a=n=g=u=a=g=e poets dhe Hugo Ball

Çfarë do të thotë avant-garde?


Avant-garde: fjalë për fjalë “para-rojë”, ose “pararendës”, janë njerëzit apo veprat e tyre
eksperimentale, radikale, ose jo dogmatike në lidhje me artin, kulturën ose shoqërinë.
Nganjëherë harrojmë por, fillimisht, avant-garde ka qenë një term ushtarak: me këtë term
përcaktohej një repart ushtarak që nxirrej në një largësi të caktuar përpara forcave ushtarake
kryesore në lëvizje dhe që kishte për detyrë të hapte rrugën për pjesën tjetër të ushtrisë. Si
metaforë është pjesa më e përparuar (nga botëkuptimi dhe organizimi) i një grupi shoqëror a
i një klase, që qëndron në ballë të luftës ose të veprimtarisë së saj.
Avant-garde është, pra, sipas përkufizimit, një grup përpara në kohë. Sipas Peter Bürger te Theory
of the Avant-Garde (1974), “Ajo në mënyrë radikale e vë në pikëpyetje vetë parimin e artit
në shoqërinë borgjeze sipas së cilës individi konsiderohet krijuesi i veprës së artit”.
Duke filluar me avant-garde pas Luftës së Dytë Botërore, veprat e tyre fillimisht perceptoheshin si
tronditëse e ku jo çdo “lëvizje” ishte avant-garde. Avant-garde mblodhi së bashku artistë me
të njëjtat ide, angazhimi i të cilëve ishte përmbysja e vlerave dominuese estetike të kulturës
së kohës dhe krijimi i veprave të artit që ishin vërtet të reja dhe revolucionare, që do të ishin
në harmoni me teknologjinë, shkencën dhe filozofinë e re.
Sipas Steve McCaffery: “Teksti bëhet hapësira e përbashkët e një pune, e filluar nga shkrimtari dhe
që zhvillohet nga shkrimtari i dytë (lexuesi)”. Leximi, është kështu, një alternativë ose
shkrim shtesë i tekstit.
Tekst i hapur, siç thotë Lyn Hejinian: “Teksti si përkufizim është i hapur për botën dhe veçanërisht
për lexuesin”. Në të njëjtën mënyrë, debati rreth ndërtimit që bën lexuesi (i cili “zotëron
tekstin”...) bëhet i parëndësishëm, lexuesi ka “privilegjin” të transformojë çdo tekst të dhënë
në diçka tjetër...
Avant-garde karakterizohet nga një risi jo tradicionale, estetike e papranueshmëri fillestare dhe
mund të japë shkas për një kritikë të marrëdhënies ndërmjet prodhuesit të veprës dhe
lexuesit.
Avant-garde shtyn kufijtë e asaj që pranohet si normë ose status quo, kryesisht në sferën kulturore.
Në këtë aspekt Bakalli mund të quhet me bindje një shkrimtar avant-garde.

***

Gjatë takimit për prezantimin e librave “Alfabeti i tranzicionit” dhe “Mendimi kritik i një qytetari”
të Gilman Bakallit, në librarinë Tirana Times në Tiranë e në ArtHouse në Shkodër u recitua
poezia e Bakallit “Dhembje përmes fërkimit” një përshtatje duke ndjekur gjurmët e poetit
austriak Ernest Jandl. Jandl lidhet me Grupin Vienez (Wiener Gruppe), një rreth i
rëndësishëm avant-garde i modernizmit evropian.

Dhimbje përmes fërkimit


G
GR
GGRR
GRRRRR
GRRRRRRU
GRRRRUUUUU
GRRRRUUUUAAA
GRRRUUUAAA
GRRUUAA
GRUA
G
(G. Bakalli - Përshtatje nga E. Jandl)
***

Pak përpara mbylljes së takimit u recitua një poezi fonetike, e poetit dadaist gjerman Hugo Ball: «Si
në një festë popullore shqiptare, ku grupe të shumta zërash dhe sisteme tingujsh konkurrojnë
në çdo cep të rrugës, fjalë dhe forma fjalësh të ngjashme, dalin si nga një kaleidoskop ku
duket sikur perceptojmë pak latinisht, greqisht, italisht, rumanisht, turqisht, gjermanisht, me
siguri edhe anglisht, të përshkuara nga shqipja - ku vazhdojmë të dyshojmë nëse jemi duke
kuptuar gjë apo jo... dhe ku, përveç tingujve të këngëve popullore shqiptare, një miks i
muzikës sllave-turke-italiane-greke-angleze, të përfshin në një larmi zërash; varet nga gjuhët
(dialektet) në të cilat ne kërkojmë të gjejmë një kuptim...»
“Unë kam shpikur një sërë vargjesh të reja, vargje pa fjalë, apo poezi tingujsh, në të cilat balancimi
i zanoreve vlerësohet dhe shpërndahet sipas vlerës së rreshtit fillestar”, thotë Ball.
Poezia, Gadji beri bimba, është një nga më të njohurat e atyre “vargjeve pa fjalë”.

Gadji beri bimba

gadji beri bimba glandridi laula lonni cadori


gadjama gramma berida bimbala glandri galassassa laulitalomini
gadji beri bin blassa glassala laula lonni cadorsu sassala bim
gadjama tuffm i zimzalla binban gligla wowolimai bin beri ban
o katalominai rhinozerossola hopsamen laulitalomini hoooo
gadjama rhinozerossola hopsamen
bluku terullala blaulala loooo

zimzim urullala zimzim urullala zimzim zanzibar zimzalla zam


elifantolim brussala bulomen brussala bulomen tromtata
velo da bang band affalo purzamai affalo purzamai lengado tor
gadjama bimbalo glandridi glassala zingtata pimpalo ögrögöööö
viola laxato viola zimbrabim viola uli paluji malooo

tuffm im zimbrabim negramai bumbalo negramai bumbalo tuffm i zim


gadjama bimbala oo beri gadjama gaga di gadjama affalo pinx
gaga di bumbalo bumbalo gadjamen
gaga di bling blong
gaga blung

Cila është lidhja e veprës së Bakallit me modernizmin, me l=a=n=g=u=a=g=e poets e


dadaizmin?
Kësaj pyetje mund t’i përgjigjemi me fjalët e Hugo Ball, autorit të Manifestit Dada në vitin
1916 dhe themeluesit të Cabaret Voltaire në Zurich, i cili deklaroi se qëllimi i tij ishte:
“të rikujtonte se në botë ka njerëz me mendje të pavarur - përtej luftës dhe
nacionalizmit - që jetojnë për të tjera ideale”...

G. LUKA

P.S.
Librat “Alfabeti i tranzicionit” dhe “Mendimi kritik i një qytetari” të G. Bakallit mund të
porositen në librarinë online Bukinist: http://bukinist.al/sq/

Anda mungkin juga menyukai