Anda di halaman 1dari 2

Astronomia, që nga etimologjia do të thotë "ligji i yjeve", është shkencë që

përfshin vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive që ndodhin jashtë Tokës dhe atmosferës së
saj. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave jashtë
tokësorë që mund të vrojtohen në qiell, së bashku me të gjitha proçeset në të cilat ato
përfshihen. Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar dhe degët e saj të studimit. Gjatë
një pjese të mirë të shekullit XX, astronomia ishte menduar të ndahej
në astrometri, mekanikë qiellore dhe astrofizikë. Nga të treja, astrofizika, është dega më e
njohur pasi në shumë universitete përfshihet në degë kërkimi dhe zhvillimi.

Astronomia është ndër të paktat shkenca ku amatorët luajnë ende një rol, sidomos në
zbulimin dhe vëzhgimin e dukurive qiellore. Astronomia nuk duhet ngatërruar
me astrologjinë, apo pseudoshkencat të cilat përpiqen të zbulojnë fatin e njerëzve duke
vrojtuar lëvizjen e trupave qiellorë. Megjithëse të dyja bazohen tek të njëjtat parime
(vrojtimin e qiellit), ato janë të ndryshme: astronomia bazohet në studimin sipas
metodave shkencore, ndërsa astrologjia nuk ka baza në metoda të tilla.

Gjithashtu, ka edhe disiplina të tjera që mund të mendohen pjesë e astronomisë, ose janë
shkenca ndërdisiplinore në lidhje me astronominë si:

 Arkeoastronomia

 Astrobiologjia

 Astrokimia

 Shkencat planetare

 Kosmologjia

Nje nga studimet kryesore te astronomise eshte edhe sistemi diellor


Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth Diellit. Sistemi
diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në
orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit. Është i përbërë nga nëntë planetë (dhe
166 hënat e tyre), nga tre planetë xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre),
dhe miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra
mijëra asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash,
meteoritësh, dhe pluhuri ndëryjor.

Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi,
Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni dhe Plutoni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre
kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe
secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe
grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe
perëndeshave të mitologjisë greko – romake.

Anda mungkin juga menyukai