Anda di halaman 1dari 14

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI FILOZOFIK
DEPARTAMENTI I HISTORISË
STUDIMET PASUNIVERSITARE - MASTER
DREJTIMI – KOHA E RE

PUNIM

SEMINARIK

LËNDA: HISTORIOGRAFI SHQIPTARE SHEK.XIX-XX


TEMA: REVISTAT SHKENCORE HISTORIOGRAFIKE SHQIPTARE

MENTORI: KANDIDATI:
PROF.DR. EMINE ARIFI - BAKALLI BEKIM PACI

PRISHTINË, 2010
PËRMBAJTJA
1.Hyrje

2.Revista “Përparimi” (1946-1986)

3.Revista “Buletin i Institutit të Studimeve” (1947-1948)

4.Revista “Buletin i Institutit të Shkencave” (1948-1952)

5.Revista “Buletini për shkencat shoqërore” (1952-1957)

6.Revista “Buletini i Muzeut të Kosovës” (1956 - )

7.Revista “Buletin i Universitetit shtetëror të Tiranës – Seria e shkencave


shoqërore” (1957-1963)

8.Revista “Buletini i Fakultetit Filozofik” (1963 - )

9.Revista “Studime Historike” (1964 - )

10.Revista “Vjetari” (1969 - )

11.Revista “Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike”(1970 - )

12. Revista “Iliria” (1971 - )

13.Revista “Kosova” (1972 - )

14.Konkluzioni

15.Literatura

Hyrje

2
Qëllimi i këtij punimi seminarik është që të njihemi sadopak me procesin e zhvillimit të
revistave historiografike shqiptare të periudhës së zhvillimit të historiografisë si shkencë
epistemike tek shqiptarët. Pra, në këtë punim ne do të mundohemi të trajtojmë procesin e
zhvillimit të revistave historiografike shqiptare që nga viti 1944 e këndej.

Këtë punim seminarik kam menduar ta trajtojë përmes disa pikave : Kur kanë filluar të
paraqiten këto revista ? Organ i kujt kanë qenë ? Sa herë në vit botohen ? A po vazhdojnë
ende të botohen këto revista ? Edhe përafërsisht cilat aspekte të së kaluarës shqiptare
trajtojnë këto revista ?

Revista “Përparimi” (1946-1986)

3
Revista “Përparimi” ishte revistë shkencore dhe publicistike. Ka filluar të botohet në
Prishtinë që nga muaji Maj i vitit 1946, e cila ishte revista e parë kulturore dhe shkencore
në gjuhën shqipe pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë. Kjo revistë trajtonte rrjedhat
shoqërore dhe shkencore në Kosovë, ku u trajtuan aspekte pothuajse nga të gjitha fushat
shkencore, kulturore dhe shoqërore, si : shkencat historike, mjekësore, politike,
ekonomike etj. Revista “Përparimi” u mbyll në vitin 1986 pasi që iu ndërpre financimi
nga pushteti serb.1

Revista “Buletin i Institutit të Studimeve” (1947-1948)

Ishte revista e parë shkencore në Shqipëri, e cila ishte organ i Institutit të Studimeve. Ka
dalur vetëm një numër në vitin 1947, ku më pas vazhdoj si Buletin i Institutit të
Shkencave. Revista “Buletin i Institutit të Studimeve” trajtonte aspekte të ndryshme, si
ato të historisë, të gjuhësisë, të mjekësisë, të etnografisë etj.2

Revista “Buletin i Institutit të Shkencave” (1948-1952)

Kjo ishte një revistë shkencore që u publikonte çdo tre muaj, e cila ishte organ i Institutit
të Shkencave në Shqipëri. Numri i parë i kësaj reviste doli në vitin 1948, ku pastaj më
1952 u nda në dy pjesë : Buletin për Shkencat Natyrore dhe Buletin për Shkencat
Shoqërore. Revista “Buletin i Institutit të Shkencave” trajtonte probleme të ndryshme, si
ato të gjuhësisë, të historisë, të arkeologjisë, të gjeologjisë etj.3

Revista “Buletin i Shkencave Shoqërore” (1952-1957)

1
Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Fjalor enciklopedik shqiptar (FESH), Vëllimi III (N –
ZH), Tiranë, 2008, fq. 2008;
2
Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Fjalor enciklopedik shqiptar (FESH), Vëllimi I (A-GJ),
fq.324;
3
Po aty, fq.324;

4
Ishte revistë shkencore tremujore, e cila ishte organ i Institutit të Shkencave. Numri i parë
doli në vitin 1952 si vijim i Buletinit të Institutit të Shkencave me ndarjen e tij në dy
Buletina të profilizuar. Botoi studime, artikuj e materiale nga fusha e historisë së
Shqipërisë, nga fusha e gjuhësisë, e historisë së letërsisë, e folklorit, e arkeologjisë, e
etnografisë etj. Vazhdoi deri në numrin 2 të vitit 1957, kur Instituti i Shkencave u shkri
në Universitetin e Tiranës (1957). Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1957 vijoi si Buletin i
Universitetit Shtetëror të Tiranës – Seria e shkencave shoqërore.4

Revista “Buletini i Muzeut të Kosovës” (1956 - )

Është revistë vjetore e Muzeut të Kosovës, e cila filloi të botohet që nga viti 1956. Kjo
revistë trajton çështje të ndryshme, si : historike, arkeologjike, etnologjike dhe
muzeologjike. Artikujt në këtë revistë janë botuar në gjuhën shqipe dhe serbokroate me
një përmbledhje të shkurtër në gjuhë të huaj. Kjo revistë deri në vitin 1963 është botuar
me titullin “Buletini i Muzeut të Kosovës dhe Metohisë”, kurse që nga viti 1964 është
botuar me emrin “Buletini i Muzeut të Kosovës”.5

Revista “Buletin i Universitetit shtetëror të Tiranës – Seria e shkencave


shoqërore” (1957-1963)
Ishte revistë shkencore tremujore, e cila doli nga gjashtëmujori i dytë i vitit 1957 (me
themelimin e Universitetit të Tiranës) deri më 1963. Në vitin 1964 u nda në dy organe të
veçanta : Studime historike dhe Studime filologjike.6

Revista “Buletini i Fakultetit Filozofik” (1963 - )

4
Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Fjalor…, Vëllimi I (A-GJ), vep.cit. fq.325;
5
Po aty, fq.326;
6
Po aty, fq.325;

5
Kjo është një revistë shkencore vjetore e Fakultetit Filozofik në Prishtinë. Numri i parë i
kësaj reviste doli në vitin 1963. Deri në vitin 1975, punimet e botuara në këtë revistë
trajtonin analiza shkencore dhe shqyrtime teoriko-empirike me tematikë të ndryshme, si :
histori, gjeografi, kimi, matematikë, psikologji etj. Fizionominë përfundimtare buletini e
mori në vitin 1989, kur nga Fakulteti Filozofik u ndanë shkencat filologjike. Në fillim të
botimit të buletinit, ishte një përqindje shumë e pakët e punimeve në gjuhën shqipe.
Mirpo me kalimin e kohës kjo përqindje filloi të rritet deri në vitin 1990. Në numrin XX
(1991), për shkak të masave të dhunshme të pushtetit serb, të gjitha punimet e buletinit
ishin në gjuhën serbokroate. Pas tri vitesh ndërprerje, në qershor të vitit 1994 doli numri i
XXI i buletinit. Revista “Buletini i Fakultetit Filozofik” trajton aspekte të ndryshme, si :
historike, ekonomike, politike, sociale, kulturore etj. Kjo revistë vazhdon të botohet edhe
sot.7

Ja disa shembuj :

Aspekti historik
1.Selim Daci, Rëndësia historike e Kuvendit të Leshës, (Revista “Buletini i Fakultetit
Filozofik”, Nr.XXIV, Viti 1994);
2.Gazmend Rizaj, Disa çështje të diskutueshme mbi Ismail Qemal Vlorën dhe aktin e
braktisjes së Stambollit (maj 1900), (Revista “Buletini i Fakultetit Filozofik”, Nr.XXV,
Viti1995).

Aspekti politik
1.Edi Shukriu, Aspekte të historisë politike të Mbretërisë së Daradanisë, (Revista
“Buletini i Fakultetit Filozofik”, Nr.XXIV, Viti 1994);

Revista “Studime Historike” (1964 - )

7
Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Fjalor…, Vëllimi I (A-GJ), vep.cit. fq.326;

6
Revista “Studime Historike” është revista e parë ekskluzivisht historiografike, e cila ka
dalur që nga viti 1964. Është organ i Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë (ASHSH). Ka qenë vazhduese e revistave : Buletin i Institutit të Studimeve
(1947-1948), Buletin i Institutit të Shkencave (1948-1952), Buletin i Shkencave
Shoqërore (1952-1957) dhe e Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës – Seria e
shkencave shoqërore (1957-1963). Gjatë viteve 1964-1972 kjo revistë ishte pronë e
Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, ndërsa që nga
viti 1973 kjo revistë u bë pronë e Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë. Gjatë viteve të ndryshme, numrat periodikë të kësaj reviste kanë variuar nga
dy në katër. Shkrimet e botuara në këtë revistë përfshijnë të gjitha periudhat e Historisë së
Shqipërisë që nga mesjeta e vonë e deri në ditët tona. Para se të botohej revista “Iliria”,
në revisten “Studime Historike” botoheshin edhe artikuj nga arkeologjia dhe historia e
lashtë. Në këtë revistë trajtohen aspekte të ndryshme të historisë sonë kombëtare, si :
historike, kulturore, diplomatike, gjinore, ekonomike, fetare etj. Revista “Studime
Historike” vazhdon të botohet edhe në ditët e sotme.8

Ja disa shembuj :

Aspekti Historik
1.Aleks Buda, Të dhëna mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në vitet 1859-1861, (Revista
“Studime Historike”, Nr.2, Viti 1965);
2.Mehmet Shehu, 500-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit
Skënderbeut, (Revista “Studime Historike”, Nr.1, Viti 1968).

Aspekti Kulturor
1.Skënder Anamali, Lidhjet e kulturës së hershme mesjetare shqiptare me kulturat fqinje,
(Revista “Studime Historike”, Nr.2, Viti 1965);
2.Kristaq Prifti, Tiparet e lëvizjes kulturore kombëtare në vitet 1908-1912, (Revista
“Studime Historike”, Nr.1, Viti 1987).

8
Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Fjalor…, Vëllimi III (N-ZH), vep.cit. fq. 2409-2410;

7
Aspekti Diplomatik
1.Arben Puto, Çështja shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha në vitet e Lidhjes së
Prizrenit (Kumtesa), (Revista “Studime Historike”, Nr.3, Viti 1968);
2.Marenglin Verli, Veprimtaria diplomatike e Hasan Prishtinës për çështjen e Kosovës,
(Revista “Studime Historike”, Nr.3-4, Viti 2004).

Aspekti Gjinor
1.Andromaqi Gjergji, Kontributi i grave në qëndresen e popullit shqiptar kundër
pushtuesve osmanë, (Revista “Studime Historike”, Nr.1, Viti 1968);
2.Bajram Mejdiaj, Mbi të drejtën e gruas për të kërkuar zgjidhjen e martesës, (Revista
“Studime Historike”, Nr.1, Viti 1970);
3.Beqir Sinani, Arësimi i gruas gjatë Rilindjes Kombëtare, (Revista “Studime Historike”,
Nr.1, Viti 1970);
4.Marenglen Verli, Gruaja në politikat shtetërore të Monarkisë, (Revista “Studime
Historike”, Nr.3-4, Viti 2004).

Aspekti Ekonomik
1.Dervish Gjiriti, Aspekte të zhvillimit të zonave kodrinore e malore, (Revista “Studime
Historike”, Nr.1, Viti 1973);
2.Spiro Shkurti, Roli i bujqësisë në jetën ekonomike të qytetit të Shkodrës në fillim të
shek.XIV, (Revista “Studime Historike”, Nr.1, Viti 1987).

Aspekti Fetar
1.Hajredin Isufi, Aspekte të islamizimit në Çamëri, (Revista “Studime Historike”, Nr.3-4,
Viti 2004);
2.Ana Lalaj, Rasti i hebrenjve dhe humanizimi i popullit shqiptar, (Revista “Studime
Historike”, Nr.3-4, Viti 2004).

Revista “Vjetari” (1969 - )

8
Është revistë shkencore vjetore, që filloi të botohet nga viti 1969. Është organ i Arkivit të
Kosovës. Në këtë revistë trajtohen aspekte të ndryshme, si: historike, politike,
ekonomike, kulturore, fetare etj.9

Ja disa shembuj :

Aspekti historik
1.Emin Pllana, Perandoria Osmane në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX,
(Revista “Vjetari”, Nr.II-III, Viti 1970).

Aspekti politik
1.Ismet Dërmaku, Mbi veprimtarinë politike-kulturale të shqiptarëve në Rumani gjatë
Rilindjes shqiptare, (Revista “Vjetari”, Nr.II-III, Viti 1970);
2.Emin Pllana, Situata politike ndërkombëtare në vitet 1875-1877 dhe Memorandumi i
Janinës, (Revista “Vjetari”, Nr.X-XI, Viti 1979).

Aspekti ekonomik
1.Ramiz Abdyli, Vështrim mbi papunësinë në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore
(1918-1941), (Revista “Vjetari”, Nr.XVIII-XIX, Viti 1984).

Aspekti fetar
1.Haki Kosumi, Bashkësia Fetare Islame në Kosovë më 1918-1929, (Revista “Vjetari”,
Nr.XII-XIII, Viti 1981);
2.Ismet Dërmaku, Çështja e Autoqefalisë kishtare shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare
Shqiptare, (Revista “Vjetari”, Nr.XII-XIII, Viti 1981).

Revista “Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike” (1970 - )

9
www.ashak.org

9
Është revistë e studimeve historike, cila botohet nga Departamenti i Historisë në Institutin
Albanologjik të Prishtinës. Ka filluar të botohet që nga viti 1970, e cila ka dalur
rregullisht një herë në vit. Në këtë revistë trajtohen aspekte të historisë së popullit
shqiptar që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.10

Ja disa shembuj :

Aspekti historik
1.Skender Rizaj, Prizreni deri te Tanzimati (1839), (Revista “Gjurmime albanologjike –
Seria e shkencave historike”, Nr.13, Viti 1983);
2.Flamur Hadri, Historiografia shqiptare mbi burimet dokumentare dhe letrare të epokës
së Skënderbeut, (Revista “Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike”, Nr.13,
Viti 1983).

Aspekti Kulturor
1.Bedrush Shehu, Kultura shqiptare në fillim të shekullit XIX, (Revista “Gjurmime
albanologjike – Seria e shkencave historike”, Nr.17, Viti 1987);
2.Edi Shukriu, Kultura materiale e regjionit të Llapit në parahistori dhe në antikë,
(Revista “Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike”, Nr.19, Viti 1989).

Aspekti Fetar
1.Zef Mirdita, Aspekte teologjike në veprën “Cuneus prophetarum” të Pjetër Bogdanit,
(Revista “Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike, Nr. 19, Viti ,1989).

Revista “Iliria” (1971 - )

10
Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Fjalor…, Vëllimi I (A-GJ), vep.cit. fq.866;

10
Është revistë shkencore, e cila është organ i Institutit të Arkeologjisë së Shqipërisë.
Numri i parë i kësaj reviste doli në vitin 1971 dhe vazhdoi si vjetar deri më 1980, ndërsa
në vitin 1981 u kthye në revistë periodike. Kryesisht në të botohen materiale arkeologjike
nga fusha e parahistorisë, antikitetit dhe e mesjetës së hershme. Këtu trajtohen tema të
ndryshme, si : etnogjeneza e Ilirëve; etnogjeneza e popullit shqiptar etj. Këto artikuj
shoqërohen me përmbledhje frëngjisht dhe anglisht. Revista “Iliria” është nderuar nga
Akademia Ndërkombëtare e Lutesës (Francë) me “Medaljen e artë” për vitin 1982.11

Revista “Kosova” (1972 - )

Është revistë shkencore e cila ka filluar të botohet që nga viti 1972, në fillim si botim i
Entit të Historisë së Kosovës, kurse prej vitit 1980 e tutje, botim i Institutit të Historisë në
Prishtinë.12 Fillimisht botohej me titullin “Kosova-Kosovo”, ndërsa që nga viti 1995 kjo
revistë është botuar vetëm në gjuhën shqipe me emrin “Kosova”.13 Me anë të kësaj reviste
Instituti i Historisë ka paraqitur arritjet e veprimtarisë kërkimore dhe shkencore të
historiografisë në Kosovë dhe më gjerë. Kryeredaktori i parë i kësaj reviste ka qenë Ali
Hadri. Fillimisht artikujt u botuan në gjuhën shqipe dhe serbokroate, ndërsa përmbledhjet
(rezymetë) në gjuhën frënge. Në këtë revistë trajtohen aspekte të ndryshme të historisë
sonë, duke filluar nga antikiteti, mesjeta dhe bashkëkohorja. Një vend me rëndësi zënë
artikujt e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Luftërat Ballkanike, Lufta e Parë dhe e Dytë
Botërore, personalitete të njohura historike etj. Kjo revistë vazhdon të botohet edhe në
ditët e sotme.14

Ja disa shembuj :

11
Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Fjalor…, Vëllimi II (H-M), vep.cit. fq.979
12
Gjon Berisha, Bibliografia e revistës Kosova (1972-2003), Prishtinë, 2004, fq.
13
www.ihp-ks.org
14
Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Fjalor..., Vëllimi II (H-M), vep.cit. fq.1323

11
Aspekti Historik
1.Ali Hadri, Gjakova prej themelimit deri më 1941, (Revista “Kosova”, Nr.1, Viti 1972);
2.Liman Rushiti, Rregullimi administrativo-territorial i Kosovës gjatë viteve 1918-1929,
(Revista “Kosova”, Nr.1, Viti 1972);
3.Emine Arifi – Bakalli, Përpjekjet e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” për
realizimin e të drejtave demokratike e kombëtare të shqiptarëve në Jugosllavi, (Revista
“Kosova”, Nr.22/23, Viti 2000/2001, 2003).

Aspekti Kulturor
1.Skënder Rizaj, Ekonomia dhe shoqëria e Kosovës në gjysmën e dytë të shek.XIX sipas
burimeve osmane, angleze dhe shqiptare, (Revista “Kosova”, Nr.5, Viti 1976);
2.Rrustem Hasanaj, Zhvillimi i kulturës në Mitrovicë me rrethinë ndërmjet luftërave
botërore, (Revista “Kosova”, Nr.13/14, Viti 1985).

Aspekti politik
1.Muhamet Pirraku, Rrethanat politike, shoqërore dhe ekonomike në Kosovë në vitin
1920 sipas gazetës “Socialisticka Zora”, (Revista “Kosova”, Nr.17, Viti 1988).

Aspekti ekonomik
1.Liman Rushiti, Gjendja ekonomike dhe politike në Kosovë gjatë Luftës së Parë
Botërore, (Revista “Kosova”, Nr.15, Viti 1986);
2.Binak Maxhari, Ekonomia e Kosovës në periudhën e ndërtimit socialist, (Revista
“Kosova”, Nr.13/14, Viti 1985).

Aspekti Gjinor
1.Drita Bakija – Gunga, Pozita shoqërore e gruas në Kosovë nga fundi i shekullit XIX
deri më 1920, (Revista “Kosova”, Nr.17, Viti 1988);

Konkluzioni

12
Në bazë të këtij seminari ne konkludojmë se rëndësia e revistave historiografike
shqiptare, e periudhës së historiografisë shqiptare si shkencë epistemike, është e madhe
dhe zë një pozitë të veçantë në historiografinë tonë shqiptare.

Revistat historiografike shqiptare janë një burim i rëndësishëm i historiografisë sonë,


ngase ato paraqesin një vlerë të rëndësishme dokumentare për historinë tonë, sepse pa
dokumente nuk ka shkencë të vërtetë, ashtu siq e potencon edhe studiuesi Branko
Merxhani.

LITERATURA

13
1.Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Fjalor enciklopedik
shqiptar (FESH), Vëllimi I (A – GJ), Tiranë, 2008;

2.Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Fjalor enciklopedik


shqiptar (FESH), Vëllimi II (H – M), Tiranë, 2008;

3.Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Fjalor enciklopedik


shqiptar (FESH), Vëllimi III (N – ZH), Tiranë, 2008;

4.Gjon Berisha, Bibliografia e revistës Kosova 1972-2003, Prishtinë, 2004;

5.www.ihp-ks.org

6.www.ashak.org

14