Anda di halaman 1dari 96

Delvina Kёrluku

ALTAR
Libra të autores: Ti ike udhës së pafundme
Fill pas teje
Poezi: Zjarri mori pyllin Poetja e talentuar
Muza (2004), Tetovё Gjethet u zverdhën ranë. Delvina Kёrluku (1983) u
Altar (2011) Shkup. Zogjtë morën arratinë paraqit në letërsi me
Fëmijët nga gjiri u ndanë. librin: Muza - poezi
Medaljoni i Hënës (2004), që të na befasojё
e Dielli u puçën – eklips. pёr tё mirё me librin e
Dashuria ringjallet dytё me poezi: Altar
rilindi pylli, blerimi, zogjtë (2011).
foshnjat Libri mё i ri me
Shpresa erdhi... poezi: Altar, të cilin
autorja e shkruajti me
shpirt e gjak, shënon
ISBN 978-9989-174-47-6
kulminacionin e
200 den./400 lekё/ 3 euro protestës, ironisë dhe
s a r k a z m ë s n ë
krijimtarinë e saj letrare.
Rrugën qiellore tё
dashurisё… Hёnёn e
plotё mbi mal duke
hёngёr darkё… Ose me
gjuhёn poetike tё poetit
popullor shqiptar: ulu
mal tё dalё Hёna!...
DELVINA KËRLUKU
ALTAR
Biblioteka
LAURA

Redaktor letrar
Kalosh ÇELIKU

Recenzent
Halit BASHA

Redaktore gjuhësore
Vjollca RRAPi

Korrektore
Fitore DERALLA

Ballina
Laura ÇUKA
DELVINA KËRLUKU

ALTAR
(Poezi)

Asdreni
Shkup, 2011
“E njoh peshën e arit dhe të
hekurit
më e rëndë ndarja
me të gjallët,
se sa me të
vdekurit”…
Delvina Kërluku

Në vend të parathënies

“Dy marrdhënie, miqësia dhe dashuria janë


të varura nga të tjerët. E para nuk është e lehtë të
gjendet, ndërsa e dyta humbet me kalimin e
viteve. (Për këtë arsye asnjë nga këto nuk mund të
ma mbush jetën dhe të më ngop…
Marrdhënia e tretë është ajo që kam krijuar me
librat. Kjo lidhje është më e fortë dhe më përket
më shumë. Dy të parat kanë epërsi më të madhe,
por kjo e fundit ka vazhdimësi më të madhe është
më e lehtë dhe më shumë fitimprurëse. Është
bashkë me mua gjatë gjithë jetës në çdo
moment…
Librat më heqin mërzinë. Më mbajnë larg
njerëzve mendjemëdhenj kur mërzitem prej tyre.
Nuk ka ilaç më të mirë se librat që të bëjnë të
harrosh çdo mundim dhe mërzi…
Edhe kur i harroj ndonjëherë ato nuk
mërziten me mua, por gjithmonë më presin duke
buzëqeshur…

7
Altar
Me pak fjalë, duhet të mësohemi të
lexojmë dhe ti bëjmë librat një pjesë të jetës tonë.
Sepse po nuk mësuam të lexojmë nuk mund t’i
shprehim dot mendimet tona ashtu siç duhet”.

Michel de Montaigne

8
Delvina Kërluku

Do të vij
Je ligur je tretur
po nuk ankohesh.
Je pështjellë me një shall
të mos të të gjej
dashuri tjetër.
Kot i dashur vuan besomë
s’jam aq e pashpirt sa ç'thonë
si do vdes pa të parë Ty
kur kjo jetë është një.
Unë jam e emëruara yte foshnjë
dhe veten e ushqej
me shpresë
të të takoj Ty,
të rrimë bashkë si gjithnjë
te çatia jonë aty do të vij.
Gjithçka do të gjallërojë
kopshtet, lulet,
bardhë, blerim.
Dhe të lutem
mos më zgjo nga ky ëndërrim!
Se ajo jetë pa Ty të dy na ka vrarë
Do të shihemi, do të ngihemi
të përdalë si të marrë,
nga kjo dashuri plot mall...

9
Altar

10
Delvina Kërluku

I MËRZI E VETMI

Do ta gënjej
Do e thërras me zë të lartë,
do ta thërras si ta rrëmbej,
më s’të dua do ti them,
do ta gënjej.
Më s’të dua, më s’të dua si më parë
Ti nuk je kush me qenë,
Unë pa Ty do jetoj, do jetoj tani e tutje
do të të rrej Ty e vehten unë tani, përgjithnjë
por thellë në vehte e di
se nuk mundem pa Ty.
Të dua,
Nuk mundem dot pa Ty...

11
Altar

Largësi
Ajo ik
Shiu rigon,
syri loton.
Ai atë natë s’e harron
gjithçka bosh, shpirti.
U vonua
Pa Ty
vetmi
me mall të kujton
pret, të kërkon...

12
Delvina Kërluku

Mos më kërko më the


Të kërkova nga veriu
nuk të gjeta as në jug,
në Dhërmi u ndala
të shoh kaltërsinë
e syve të tu.

Deti Jon më tha: - Atje shko


- Në Delvinë.
- Në sytë e kaltër
të princeshës së virgjër.
Atje u nisa
nga larg pashë nurin e saj.
Të lutem - më tha:
mos mu afro!
Të lutem - më tha:
nga unë
asgjë mos kërko.

Mora rrugën për Janinë


ajo më ndoqi si hije prapa
Të lutem më tha : -
Unë jam e fortë
s'më bën gjë dot sëpata.
Unë kthehem
ajo ik
unë ndalem ajo thotë : - Eja!

13
Altar
Mbeta në udhëkryq
As në Delvinë
As në Dhërmi
As në Manastir
As në Janinë...

14
Delvina Kërluku

Sonte
Sonte qau për Ty
që e deshe një natë
një muaj, një vit
një shekull, një jetë...

Vajtoi për Ty
gjersa frymë kish
se e deshe aq shumë.
Sonte rri në kraharor tek Ti
që regëtimën e zemrës ta ndjej.
Sonte, sonte..,
Ikën e vinë netët
muajt, vitet...
Ata mbetën larg të dy
me lot në sy.

15
Altar

Mikes
Lamtumirë i the dashurisë
Kur ti ike
vendose ta kesh
vetëm mike.

Dashuria iku verbërisht


por mbeti në zemër – tatuazh.
U zgjua ajo fjalë që mbet
e ti thirre - :
Kthehu për besë
të dua për jetë!...

16
Delvina Kërluku

Një jetë e shkurtër


Ajo s`të dha jetën - fale
Ajo të dha ditë të jetës
Kënaqu!
Ti e more në këto ditë
E përkëdhele.
E pe shpirtin
Trupin
Sytë
Dashuri.
Dhe vdekjen e kërkoje përherë aty
Që të quhet jetë bashkë të dy...

17
Altar

Ikja qan
E shtrenjta i ka ikur
Thellë psherëtimë.
Ra
në gotë një pikë loti.
Një pikë loti
E helmoi
Oh, medet!
Trimi – foshnjë po qan
Gota verë – vrer...

18
Delvina Kërluku

Shpresa ngjallet
Ti ike udhës së pafundme
Fill pas teje
Zjarri mori pyllin
Gjethet u zverdhën ranë.
Zogjtë morën arratinë
Fëmijët nga gjiri u ndanë.

Medaljoni i Hënës
e Dielli u puçën – eklips.
Dashuria ringjallet
rilindi pylli, blerimi, zogjtë
foshnjat
Shpresa erdhi...

19
Altar

Ti pa të s’rron
Ti pa të s’rron
Vjen dhe e kërkon.
Pranverë
Është lule me erë
E puth si përherë.

Ti pa të s’rron
Vjen edhe kur shiu rigon.
Mbështetesh në gji
Gjithë gaz, fle si fëmij.

Ti pa të s’rron
Dhe dëbora kur flokë, flokë bie.
Qielli vetëtin
Erë fryen.
Ti kjo kohë
stë bën ftohtë
Dashuria të mban ngrohtë...

20
Delvina Kërluku

Kujtimi
U kujtua kohë e vjetër
Syri, gjoksi i qan.
Ka dashur një njeri tjetër
Këtë natë në mëndje ka.

Zemra sekret e mban


Del merr ajër.
Erë e çmendur fërfëllen
Bashkë me të.
Zemra dhe shpirti çoroditet
Më ai s’do t’a gjejë
Asnjë shenjë
Ky mendim i ngurtë pa shpresë.

21
Altar

Për Ty shkel betim


Mendoi jetë pa Ty
Ti një mesazh
mërzi e vetmi.
E kërkoi pranë si gjithnjë
Mposhti mendimin
e betimin.
Të dha fjalë, fjalë...
të ka pranë
rrënjosur mu në zemër
e në shpirt.
Qave vogëlush
pëshpërite: - m’je larg engjëllushë.
Ajo do të vijë, do të vijë
gjoksin hap të jep foshnjë – gji...

22
Delvina Kërluku

Vdekja, pa njeri një


Nuk e ndjen
se ekziston.
Pa jetë
pa njeri
Vdekur thua!
Pa Ty
Vdekja.
Kjo jo jetë
Në këtë jetë...

23
Altar

Miqësinë si ligj në jetë


Ç'mëkat të bëhet
që miqësinë
e ke detyrim
për Esmeraldën florinë.

Ti endesh
i lodhur
vuan
e nis të shkruajsh: -
"Kam mall!
Buzët më janë tharë
zemra mbushur dashuri
për Ty plot syri im...

24
Delvina Kërluku

II E DUA MËMËDHEUN

Dibra ime

Ej shokë
Unë shkela tokë,
Evropë.

Eca
dheu nën këmbë më rrëshqiste.
S’më tërhiqte
Ktheva kokën kah Toka ime
Ajo më thërriste.

Këmbën e parë e vura


në Tokën time.
Ajo ma puthi
Gjurmë la mbi këpucën time
Ma thithi në baltë
Ma rrënjosi pluhurin.

Ja ç`është dashuri
Toka ime më tha të dua
mos shko
mos më ik, kthehu, rri!
Toka, Dibra ime mikpritëse
më do përgjithnjë...

25
Altar

Toka e nemur
Foshnja e di
andaj klith
Piskama
dhimbje për ardhmëri
fëmija lind e qan, qan...
për këtë tokë qajnë foshnjat
Tokë, di bre?!...

26
Delvina Kërluku

Pa vlerë je
Rri e hesht
Në këtë gjendje rri.
Rini, dibrane
Sa turp të rrish e të vdesësh
Pa ditur se ekzistove dhe ti
Këtu, në këtë jetë...

27
Altar

Vdekjen në vendin amë


Tani rroj
pas pak ndoshta s'do jetoj.
Nëse vdes në vend të huaj
Sytë e mij
s'mund t’i mbyllin duart tuaja.
Sytë hapur do më mbesin
të ngujuar
mall për nënë e vatan
dhe e vdekur po të mundja do i kërkoja
Mos vdeksha larg vendit amë.

28
Delvina Kërluku

Mall larg
Kur larg rrojmë
mendja ik atje tek malli
Dashuri për ju, troje.
Tek shpirti
syri pranë Ti je
imagjinatë e çmendur
buzët të prekin kudo – mall.
Me atë ëndërr do të rronim
Këtu larg në dhe të çmendur
e panjohura dhe largësia
më ndez zjarr për ju, trojet e mia...

29
Altar

III S’TË SHOH DHE NDJEJ


TË MADHEN DASHURI

Ndjenjë në ikje
Unë arratisem
Ndjej vetmi
dhe të kërkoj Ty!
Tani vuaj
Por e di
pranë në shpirt
të kam Ty.
(Kur) S`të shoh e ndjej
të madhen dashuri
e them : -
Zot, ti je një...

30
Delvina Kërluku

Këmbimi
Ua, uaaa
Në fillimin e botës
ne këmbejmë
jetën me vdekjen
punën me paranë
dashurinë me dashuri
dashurinë me urrejtje
fillimin me mbarim...
Dolëm prapa skenës së botës
së pakufishme dhe të heshtur
me rregull
majtas me djathtas
në ritmin e një melodie të padëgjuar.
I këmbejmë
e mira - parajsë
e keqja – ferr...

31
Altar

Fatkërkuesi dhe lypësi


Midis fatkërkuesit dhe lypësit
s'ka ndryshim besoni?!
Ti lypës endacak i rrugëve
me rroba të leckosura
e të arnuara,
zgjat e tejzgjat duart
të hapura e të pista
Çdo ditë pret të të hedhin
"monedhat e arta"
Nuk të jep njeri
Ik tek tjetri...
Ti ndoshta gjithë
jetës do të lypësh ...

Ndërsa ti fatkërkues
vetëm njëherë "lype"
flakë more
nga dashuria e një zemre
të pa shpirt.

Dhe duart e tua mbetën


bosh
të tej zgjatura...

Sa u betove se nuk do të lypësh


edhe njëherë...
32
Delvina Kërluku

S’ka Ateist
Njëherë një moti
patët dhimbje
dhe pranë
e kërkuat Zotin!
Shëndosh e gjallë
rrojtët
pa fjalë – lutje.
Sot ndenjët unët si ti e ti...
dhe nesër e shumë ditë
këtu rënkuat
dhe Zotin e kërkuat.

33
Altar

Qëndrojmë me fatin
Sa më i brishtë të jesh
i dashur
Prapë do të të dua!
Unë s'ik
Nëse ethet e vdekjes më rrëmbejnë
E mbi trupin tim si të pajetë
Shfryhesh...
Unë s'ik
Sa i brishtë
i dashur...
Femër
Fati ishte ky
Stuhi.
U bindëm
Sepse dikush e shkroi
Ne besuam në Zot, në fat...

( Për femrat që torturohen )

34
Delvina Kërluku

Kërkon fat
Ajo ndeshi
Mijëra sy.
Mijëra shikime
por, si gjet sytë që e kuptonin
deri në fund të shpirtit
të qelizave,
hormoneve...

Ka një jetë të tërë


andaj dhe sot jetoi
andaj edhe kërkoi
të gjej dy sy që e kuptojnë
Dy sy me shikim të ngrohtë
rrënqethës, miklues.
Dy sy që e kuptojnë.

35
Altar

Ditë e re, shpresë e re


Sa më shpejtë, eja ditë
Sonte, deri atëherë Ti, shpirt
rri qetë!
E paudha humnerë ngrihet
e unë s’ligësohem, s’biej
ditës së re i ec me shpresë të re
do të të takoj me shpresë rroj
do të ec dhe s’do të ndalem...

36
Delvina Kërluku

Engjëll
O engjëll
Që lëshon dritë
Në sy
E jetë në trup.
E ditën e bën njëmij
Të lumtur
Për mrekulli.
O engjëll
Që fal
Që do
Edhe kur s`duhet.
Që përkëdhel
Edhe kur të kafshon
Zoti dhuroi
mbrojtësin
Engjëllin
Njeriun.

37
Altar

Fuqi Zoti
Unë vizion: -
kurrë s’thoja kurrë
pa Ty.
Unë ëndrra, ëndrra, ëndrra…
Fuqi Zoti
ma merr ëndrrën
të merr Ty...

38
Delvina Kërluku

IV DASHURIA IME VDEKJE S’KA

Dashuria

Ti vjen në një kohë


S'dimë kur arrin
Sa shtat na jep
sa kohë zgjat?!
Gjurmë le
ti shkrihesh sosesh
dhe kthehesh
kur të teket Ty
në të ngrohtë
e në të ftohtë
kjo dashuri...

39
Altar

Të gjithë me dashuri
Mali me malin ballë
shembet e pëlcet
shkrihen bëhen tog.
Guri me gurin gjuhen
shpërthejnë xixa kënaqësie.
Toka nën këmbët e njeriut
e puth njeriun e thith
e grupohet
shkrihen në një.
Njeriu me njeriun ndeshen - dashurohen...

40
Delvina Kërluku

Dashuria në qiell
Dashuria
dridhje tërmetesh
Zërin deri në qiell
Larg
me ëndrra.
Zemra biletë
shëtitje me avion
dashuria në qiell...

41
Altar

Agjërimi
Një ditë e tërë
unët
Skish uri
as për bukë
as për ujë.
Uri për dashuri
As buka
as uji
s'dha uri e etje
sa kjo
dashuri...

42
Delvina Kërluku

Dashuria të djeg
Një dashuri deshe
ta bleje!
Ta dha
vasha
pa para.
U fute në gji
shtrenjtë pagove
vuajte
këshillove.
Të djeg
edhe kur s’e blen...

43
Altar

Besa
Dashuria ime
është aq e madhe
sa fund s`ka
dhe fundi kurrë s'do ta marrë
ajo papritmas erdhi...

Dashuria ime vdekje s`ka


ajo është lum
që derdhet në një shtrat...

44
Delvina Kërluku

Ti vjen, këngë
Çdo mëngjes ti vjen
zemrën ma rrëmben
fjalë, fjalë më thua
të dua, të dua
fërshëllen ngadalë, ngadalë
dhe më përshëndet duke qarë
Të dua!
Dhe unë çel sytë e çohem bëj një hap
Dhe dita ikën vrap
Dashuria, këngë thua!...

45
Altar

Qëndresa e Njeriut
Në vuajtje
heshtjen e mban
Në klithmë
zërin e ndal.
Në pikëllim
lotin e përmban
Në rrezik
hapin e ndal.
Në fjalë
tingulli s'del
Në dashuri
s’sheh pengesa
aty njeriu ndërthuret
me çnjerëzoren...

46
Delvina Kërluku

Engjëll apo njeri


E kap shpirtin mërzia
të kërkon Ty
Brengat i heq – magji,
ndjehet e trishtuar
mbështetet, Ty të merr.
Je në botën e trazuar
Yll - polar
që s’ke të shuar.
Rrugën e ndriçon
Zemër lodhur - lënduar
një dritëz e do!
Që nga dita që the të dua
nuk ndjen më vetmi.
Pa e ditur ç'je
engjëll apo njeri?!...

47
Altar

Të dy në thellësi
Deti me thellësi
Ti zhytesh
nxjerr e merr medalje, flori.
Dashuria e saj
më e thellë se deti
ajo zhytet aty për Ty
dhe nxjerr e merr tënden dashuri...

48
Delvina Kërluku

Natyra dashuri dhuron


Jetoj, zog i vetëm në një pyll
pa krahë
e shoh qiellin
me këmbë në tokë.
Era më çon shtigjeve
dhe pemët i përkul
në mua
zot u bëra
përqafim mora
dashuri të qënies sime nuk gjej kund
veç natyra
ma dhuroi
gjethet e saj ngrohët më mbuluan…

49
Altar

V NË DASHURI S’KA MËKAT

Në dashuri s'ka mëkat


..................
Qysh atë natë
kur vure kthetrat
mbi dashurinë dhe pushtove
atë natë mëkatin e bëre...
Viktima - Ajo
Për çudi buzëqeshjen s'ia pa
se plaga e zemrës s'ia la.
Aq kohë shtrënguar ndenji
Së fundmi - Oshtiu
Të dashuroj – tha.
Kandilat zjarr, ju përflakën
Fjala vullkan që kurrë s'u ftoh
deri në rrahjen e fundit të zemrës.
.......................................
Mëkatet si pagoi
se e dashuroi!...

50
Delvina Kërluku

Mendon dhe shkon


Ti je shtri
Mendon
Dremit
Gjumë s’bën.
Në sy parafytyrimi im
Mendimi të shpon
Dashurohesh
Shan
Qan.
Shkëputesh nga vetmia
Merr udhëtim
Drejt meje kthesa
Ti arrin...

51
Altar

E fundit natë
Një natë
Hëna mbi mal
Shndërit.
Qielli mbi krye
xixëllon me yje.
Trupi mbi trup
eklips.
Mos e shembni këtë natë!
Klithmë e rënkime
Shi, lot rigë, përkëdhelime.
Pak mëshirë
Në këtë natë dashurie
Të fundit puthje!
Dhe nata s’duhet gdhirë
Orët ecin, me urrejtje
Kjo dashuri
fund, dhembje…

52
Delvina Kërluku

Bukuria
Sot njoha bukurinë time
Natyra ma dhuroi.

Ti ishe bari
buzëqeshja yte më zbukuroi.

Sa të bukura janë vashat sot


sa gëzim që nuk linda në mot.

Bukuri
sa vlen në këtë botë!...

53
Altar

E njohe heshtjen
Ti e vure mëndjen
në qenien e urtë.
Përqëndrove gjithësinë
në një person, vigane.
Dhe befas kuptove
ke fat Profeti
që njohe heshtjen
Dashurinë...

54
Delvina Kërluku

Në dashuri
Ti gjete veten në poezi
Në mëndje
të erdhi Muza.
Mendimi
u lidh me aromën vigane
të poezisë sime.
Të shkriu
e ndjeve Dashurinë...

55
Altar

Atje ku je Ti
Atje ka tokë
Atje ka jetë.
Atje ku këmba t'shkel
Dhe gjurmë t'arta le.
Atje ku jetën e jeton
Frymë jep.
Atje ku fushat janë shtrat
Aty ku Ti ekziston
Dashuria rron...

56
Delvina Kërluku

Perlë
Ajo bukuri
syrin – esmeraldë
flori.
Trupin Shtambë
verë që pi.
Krahët
Bletë
që të prek
e të tërën ndjen
me buzë pickon
mjaltin e provon.
Bukuri, shtat i rrallë
Këmbët drenushë
ec ngadalë, ngadalë.
Erë e trupit parfum
të ngjallë…
Ti e ndjeve, qepallat u mbyllën
Sytë befas i hape dhe
buza të belbëzoi:
A e meritoj këtë bukuri?!
Ti e ke ndje shijoje
Ti e ke këtë bukuri
Puthe shtrëngoje
Është fati - merita jote
Bukurinë e saj gëzoje…

57
Altar

Bukuria trand
Kush ta dha këtë bukuri
Ta trandësh djalin e ri!
Flokë gjatë
E prek
Shpatë atë e djeg.
Erë karafile
Sy ngjyrë jeshile
Buzë trëndafile
Fjalë t’ëmbël thoshe
Gushë e gji bardhoshe.
Yllkë flakëron shkëndije
Ndezur rri në zemër
Ai pas teje i çmendur...

58
Delvina Kërluku

Unë poete
Të qenët poete
njoha vendin tim.
Gjurmova
dhimbjen
Dashurinë.
Hap çelësin shpirt
shkruaj poezinë...

59
Altar

Poeti
Asnjëherë shpirti s’u hap
Kur mori pendë e kartë
u shpraz…
Sa mendime shpalosi
dikush vodhi shpirtin
e lexoi e lexoi…

60
Delvina Kërluku

Blatohem
Blatohem për ty
Nënë, Atdhe.
Ju më frymëzoni
për poezi.
Poezia më heq mallin
për ty nënë, Atdhe – Dashuri.
Tani kur rri vetëm
me penë
Them: ju dua!
Vulos Dashurinë
për Nënën, Atdhenë,
poezinë...

61
Altar

Koha
Ndalu o kohë!...
Koha vazhdon dhe ecën
me trokun e saj
rend horizontit
të thinjur.
Koha iku
Ndal i them!
Por ajo më përpiu...

62
Delvina Kërluku

Piprrohem
Unë ec, vrapoj
Unë ec pas kohës
duke ecur
nuk e kthej kokën pas
edhe nëse gaboj.

Vrapoj,
që të rritem...

63
Altar

Viti 24
Të humba edhe pse të pata
viti im 24.
Po në të nuk mbeta
U rrita ashtu si edhe të tjerët.
Vit
Bukuri
Po më ik.
Dhe në buzëqeshjen vjen
Të humba o vit!
Thashë: se i humba të tëra
Mbetën kujtimet.
Në bebëzën e syrit tregohen
24 kujtimet...

64
Delvina Kërluku

VI DYSHIM I LODHSHËM

Nata
Hapësirë e pafund
Mbretëri ëndrrash
Optimizëm.

Qetësi poetike
Aromë muze
Ledhatime e fluturime
Truri në ëndërrim...

65
Altar

Larg në këtë natë


Në heshtje prehesh
Me këtë gjumë të rëndë dehesh
Sytë hapur mendojnë.

Të të shkund
Të të zgjoj!

Ta ndjesh këtë natë


pa gjumë me mua
të të them:
të dua, të dua!...

66
Delvina Kërluku

Fillim a mbarim
Valixhen tënde e mbushe plot
atë ditë që u nise
atë ditë që dole nga oborri me tela
që për Ty ishte i mallkuar
apo vetë parajsa.
Kush e di se ç’fute brënda
në atë valixhen që duket e rëndë?!
Nuk besoj që i more të gjitha
e di se mua më more diç.
Një përshëndetje për ndarje
të dy miqve
e asgjë më tepër.

Një ndarje si e zakonshme


Me një puthje jo të zakonshme.
Ishin përshëndetjet e fundit
Apo të fillimit
Të një miqësie të re...

67
Altar

Zemra m’ka ikur


Ku je, ku je
zemër
që nuk të ndjej dot,
ku vallë ke ikur
e s`të gjej më kot
Në ç’njeri je futur?!
Zgjas dorën të të marr,
të të kthej
të të ndjej
tek rreh për jetë
në këtë botë...

68
Delvina Kërluku

Veten s’e njeh


Shumë larg trupi harboi
nga shpirti
Athua shpërtheve?!
Veten e le
Botën e mbërtheve.
Thua vetë u ktheve
dhe more përpjetë.
Pak jep
më shumë merr.
Pse të duan kaq
mos vallë të përcjellin
për në amshim, n’varr?!...

69
Altar

U njohëm
Njeriu njohu veten
të mirën
dhe të keqen
në krahët
e Dashurisë
dhe urrejtjes...

70
Delvina Kërluku

VII IPASHPIRT

Ti që ngjyrë jep
Ti ngjyrë e zezë
më ngjyros.
Dhe unë prapë shpirtin
e bardhë kam
dhe fjalët e ëmbla më janë...

71
Altar

Endacak mbetesh
Ti e humb
Qen rrugëve rri.
Sytë lëshuar në hapësirë
Ajo në hije prapa tij.
U err, natë
U bë vonë.
Ndahet dhe kjo ditë
Pa Ty.
Ajo prush - gjaknxehtë
U ftoh kjo Dashuri!
Ndenjur hyri rri
Ajo fry
Erë - thërret
Ndizu zjarr flakë!
Fut aty
kujtimet: - lulet, shall, rroba
e çdo dhuratë.
Zhveshur mbet
S’e ngroh kjo Dashuri.

Ti e humb
qen rrugëve rri...

72
Delvina Kërluku

Lamtumirë përgjithmonë
Një hije shove
ike u harrove
dikë dënove.
Jeta vazhdon
Lamtumirë përgjithmonë!

Një hije e zezë


fytyrën mbulon
kjo ngjyrë e jetës
frikë shton.
Monotoni
Shpresat vdesin
Jeta ndalon.

73
Altar

VII KUJTOMI SYTË KUR IK

Don Zhuan
I huaji në sytë shfaqet
në veshë shushëret
në trup rrëshqet
te Ti mend i ka vashëza e shkretë.

Ti nuk di të duash
Ti nuk di të ndjesh
sepse ndjenja s'shuhet
në Dashuri të vërtetë.

Mos parandje
Lufto!...
Dashuro, duaj!

Ti s`ke kulm Dashurie


Ti vuan!

Në prag të gjumit e do
atëherë kur zemra s'buçet.

Ti nuk di të duash
deri në fund.
Ajo të do
kur te Ti prekën vashëzat

74
Delvina Kërluku
shumë e shumë e shumë...

Ja se ç`është Dashuria
të duash
edhe kur se fal Perëndia.

Ti frikacak
që s`di të mbash me fund
ta rrëmbesh mbi vete
dhe të mos mendosh
askund.

Ti e le të ecë
dhe kot xhelozinë
e vuan
kur vetë ja hape portën
bukurisë së çmuar.

Frikacak
s`di të mbash
atë që rrëmbeve
Ajo që të fali jetën
e lëshove...

Përsëri njëjtë
një tjetër
e një tjetër...

Ti nuk di të duash deri në fund


kur buzët e saj thahen

75
Altar
për buzët e tua.

Ti nuk di të duash tani


Ajo vetëm ishte
një e kaluar për Ty.

Ti nuk di të duash
për të Ti ishe
je dhe do të jesh.
Parandjenjë ikje s`ka
Atë vetëm Zoti e di
Kjo është Dashuri.

Ti nuk di të duash
kur fyerjet pushtojnë
Mjafton të thuash: të dua
gjithçka me dashuri mbaron
Zoti "mëkatet ti harron".

Frikacak
Ti nuk di të duash
sepse një natë nuk rrojtët.
Të duash deri në frymën e fundit
me fjalën të dua,
të thuash.

Ti nuk di të duash
shpirt
por trup, trup...

76
Delvina Kërluku

Pafajsia
Ke vra
Hesht!
S’di a ke faj?
Ke tradhetuar
Hesht!
S’di a ke faj?
Të të vras a të të fal!?
Nejse, ke pafajsi
është gjëja më e bukur që ke
po e humbe ke humbë shpirtin
Të hakmerrem!...

77
Altar

Fati altar
Më kryqëzojnë dhe gozhda më vënë
Dhe hudhrat përpara gojës mi japin
Ilaç shërues.
Sikur të jem në prag të vdekjes
Si ha, erë vjen.
Mashtrim më bëjnë
Dhe emri mu vë gënjeshtar.
Më përzhisin në tavë - tokën e kësaj bote
Plagë katran.
Atyre të drejtë u dhanë
Unë thua në ferr fundosem.
Po, i qahem këtij fati altar.

78
Delvina Kërluku

Pranvera çel
Dashuro në pranverë
Sinjale të gjelbërta
si përherë
shtrate
fusha, male, lëndina
qielli blu i kulluar
zogjtë, kanarina
nisin valle
festojnë
dhe me ta
le të dashurojmë!...

79
Altar

Çel dashuria
Ti
Ajo
rreze dielli
falni.
Ndjenja e saj piqet
Ndjenja e tij çel.
Në diell dhe Dashuria qesh
Puthje me djersë...

80
Delvina Kërluku

Në shumë ka një
Në mijëra njerëz
Ajo vjen tek Ty.

Ajo ik
Në mijëra njerëz
sërish ka fat
por, Dashuri?!

Ai të thërret:
Kthehu dhe rri!
Ushqehu me Dashuri
Sytë e mij të shohin
Vetëm Ty...

81
Altar

Njeri
Mos era të pëshpëriti
emrin tim.
Mos lulja në prag të çeljes
lëshon aromën time.
Mos dielli që del
të përkëdhel si dora ime.
Mos yjet që ndriçojnë
ngjasojnë si sytë e mi
që kudo që shkon
pranë vetes i ke?!...

82
Delvina Kërluku

Çast dashurie
Ti gjuetar sot
Hape sytë shikove
Te njëra syrin ndalove.
Sytë u puçën
Dhanë Dashurinë
Lotët rrodhën – gëzim.

Te syri Yt – Ajo
Te syri i Saj – Ti.
Shkëlqen Dashuria
Në pikë të lotit fytyra.
Ti ece derdhe lotin
Ajo të puthi – përshëndetje.
Pikë e fundit loti
Fytyra të iku...

83
Altar

Kujtomi sytë kur ik


Nis larg
gjithçka pushon
qetësi mbretëron
në park pemët u përkulën
si përqafim
era fërfëlleu
dikush tha:
“Me sa zjarr dashuruam”?!

Minuti mungesë
Largësia u vu si hije
u qep si rriqër
sa larg ik
u qase si mjegull
mbete portret pa emër
motiv i Muzës së poeteshës.
Në ecje natyra buzëqeshi
Jehonat pëshpëritën
“Kujtomi sytë
kur zemra yte të më harrojë”!...

84
Delvina Kërluku

Në vend të pasthënies

Delvina!
Dorëshkrimin tënd e lexova disa herë me
vëmendje të duhur dhe erdha në përfundim se
kemi të bëjmë me poezi që dëshmojnë se ke prirje
të veçantë për t'i shprehur meditimet e tua për
jetën dhe dashurinë, për gëzimin dhimbjen, për të
gjithë atë që të mundon, tundon, ngazëllen e
dëshpëron, dhe këtë e bën me një leksik të pasur e
të zgjedhur dhe me simbole e metafora që i
spikasin vlerat e mirëfillta artistike. Unë të
përgëzoj për përkushtimin e frytin e tij në këto
vargje, dhe mendoj se ky tekst i ka arritur kriteret
e duhura e të nevojshme për të dalë në dritë si një
botim - një libër, që do të merrej me kënaqësi
ndër duar e të lexohej me ëndje nga dashamirësi i
pasionuar i poezisë.
Vargu është i shkurtër, lakonik, i ngjeshur,
i mbështjellur me forcën e ndjenjës së ngrohtë e
të fuqishme, të dlirë e të sinqertë, që do të thotë se
është prodhim dhe rrjedhë e shpirtit i ëndrrës, e
aty - këtu i bukurisë dhe dashurisë së prekur.
është varg i ndjenjës së shpirtit rinor të
padjallëzuar dhe i jetës e sfidave që atë shpirt të
pastër e rrethojnë, e megjithatë i shtruar në letër
me një gjeturi e mjeshtri poetike, me ritëm, rymë
e muzikalitet të mishëruar brenda tyre, që e bën
vargun të këndshëm e ndjellës për lexim, e bën
artistik, por edhe meditim të përmbajtshëm e
85
Altar
domethënës - mbase edhe me porosi të
rëndësishme, e kjo, ndërkaq, është rrjedhë e
frymëzimit më të fortë dhe shprehjes së tij të
qëlluar dhe në kërshëri të duhur.
Pra, kemi të bëjmë me poezi që mirfillti ia
vlejnë, si vlerë, të dalin në dritë në një
përmbledhje që do ta nxisë kënaqësinë e atyre që
do tu bjerë në dorë e do ta lexojnë. E ti, gjithsesi
do të stimulojë të krijosh edhe në të ardhmen.
Dhe unë këtë ta dëshiroj, sepse poezia është
fisnikëri e shpirtit e shprehur përmes fjalës së
bukur artistike. është pasqyra e personalitetit të
autorit të vargjeve dhe e vrulleve të ngacmimit
artistik që i bën vargu.
Përshëndetje dhe të dëshiroj jetë të
gëzueshme, të lumtur e të vazhdosh të shkruash
poezi.

Suksese, H. BASHA

86
Delvina Kërluku

Dhe në fund

Dija është pushtet. Unë lexoj si e sëmurë


dhe poashtu shkruaj dhe kjo më bën të
gjithanshëm. Si një qënie me shpirt të ndjeshëm
ku jam mbuluar tërësisht sa nga e bukura -
kënaqësitë aq edhe nga dhimbjet e jetës së
vërtetë. Andaj figura e gjithë kësaj është simboli i
sakrificës dhe i flijimit që bën njeriu në jetë e
ashtuquajtur Altar. E ballafaquar siç jam
shpesh, me një letër të bardhë dhe e nxitur ta
mbishkruaj atë me fjalë duke kërcyer nga mendja
në faqe apo në veprim. Unë e lodh shpirtin!
Bota ime do të vazhdojë të prodhojë fjalë që
do të mbesin ndër breza sepse idetë nuk e përfillin
palëvizshmërinë. Gjuha është shpirt i kombit.
Dhe kur shkruajmë ne ruajmë gjuhën tonë,
atëherë ne këmi gjithçka.
Krijesa është e krijuar dhe krijon vetëm atë
që e ka dhunti nga Zoti. Shpesh "flas" me Zotin,
disaherë i them Zot më plotëso me dije dhe më
jep jetë që të mund t'ua kthej borxhin atyre që u
japin vlerë veprave të mia dhe që bëjnë realizimin
e tyre për të mos u shuar së ekzistuari.
Vlerat ua dedikoj familjes - gjakut, miqve
shpirtëror...
Falemnderoj dhe përkulem në shenjë
87
Altar
respekti tek Z. Kalosh Çeliku i cili ngjalli
shpresat, më rilindi si poete. Dhe Z. Halit Basha
që më vlerësoi dhe më dha udhë të eci. Dhe të
gjithë ata që kontribuan, më motivuan për këtë
libër, dhe që më japin frymë për të vazhduar të
shkruaj poezi...

Autorja

88
Delvina Kërluku

Shënime për autoren


Delvina Kërluku lindi më 21.02.1983 në
Dibër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në
vendlindje. Studimet i ndoqi në Fakultetin
Pedagogjik “ Sv. Kliment Ohridski” në Shkup në
vitin 2001, në paralelen e mësuesve klasor. E
kreu vitin e parë dhe u tërhoq në Tetovë, nga viti
2002 – 2006 në UEJL në drejtimin Administratë
Biznesi, ku edhe diplomohet - Ekonomiste e
diplomuar. Nuk shkëputet nga studimet, në vitin
2006 regjistrohet për studime pasdiplomike, grupi
“Menaxhment” e rregullt në Institutin për
hulumtime sociologjike, politike dhe juridike,
pranë Univerzitetit “Kiril dhe Metodi”, në Shkup.
Në Prill të vitit 2008, i kreu të gjitha provimet.
Momentalisht, është në prag të magjistrimit.
I pëlqen letërsia, sidomos poezia. Shkrimet
e para i ka botuar në revistën “Dija”, revistë
shkollore në Dibër. Gjatë studimeve poezitë e veta i
ka botuar edhe në revistën e studentëve të UEJL – së
“Euroidea”. E më vonë edhe në revistën letrare “Stili
97” , botim nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në
Maqedoni. Është anëtare e “Art” klub-it, në Dibër.
Dhe, pjesëmarrse e disa manifestime kulturore letrare.
Autorja deri më tani ka botuar librin me poezi
“Muza” në vitin 2004. Vazhdon të shkruaj dhe ky
është libri i dytë i autores.

89
Altar
I pëlqen sporti dhe ka marrë pjesë në vitin
2004 në Gara “Cross spring” në kuadër të UEJL -
së, Tetovë çmimi i parë.
Gjithashtu i pëlqen edhe shkenca, në qershor
të vitit 2007 ka marrë pjesë në Konferencën
Internacionale me temë: “New Approach of
Management in Organizational Conflict
Situations”, në Bullgari.
Delvina shpesh thotë: Të jesh pjesë e artit
është më e bukra, sepse “Arti është konkurencë e
natyrës”...

90
Delvina Kërluku

Përmbajtja

Nё vend tё parathёnies / 7
Do tё vij / 9
I M~RZI DHE VETMI
Do ta gёnjej / 11
Largёsi / 12
Mos mё kёrko mё the / 13
Sonte / 15
Mikes / 16
Njё jetё e shkurtёr / 17
Ikja qan / 18
Shpresa ngjallet / 19
Ti pa tё s’rron / 20
Kujtimi / 21
Pёr Ty shkel betim / 22
Vdekja pa njeri, njё / 23
Miqёsinё si ligj nё jetё / 24
II E DUA M~M~DHEUN
Dibra ime / 25
Toka e nemur / 26
Pa vlerё je / 27
Vdekja nё vendin amё / 28
Mall larg / 29
III S’T~ SHOH DHE NDJEJ T~ MADHEN
DASHURI
Ndjenё nё ikje /30
Kёmbimi / 31
91
Altar
Fatkёrkuesi dhe lypёsi / 32
S’ka ateis / 33
Qёndrojmё me fatin / 34
Kёrkon fat / 35
Ditё e re, shpresё e re / 36
Engjёll / 37
Fuqi Zoti / 38
IV DASHURIA IME VDEKJE S’KA
Dashuria / 39
Tё gjithё me dashuri / 40
Dashuria nё qiell / 41
Agjёrimi / 42
Dashuria tё djeg / 43
Besa / 44
Ti vjen, kёngё / 45
Qёndresa e Njeriut / 46
Engjёll apo njeri / 47
Tё dy nё thellёsi / 48
Natyra dashuri dhuron / 49
V N~ DASHURI S’KA M~KAT
Nё dashuri s’ka mё kat / 50
Mendon dhe shkon / 51
E fundit natё / 52
Bukuria / 53
E njohe heshtjen / 54
Nё dashuri / 55
Atje ku je Ti / 56
Perlё / 57
Bukuria trand / 58
Unё poete / 59

92
Delvina Kërluku
Poeti / 60
Blatohem / 61
Koha / 62
Piprrohem / 63
Viti 24 / 64
VI DYSHIM I LODHSH~M
Nata / 65
Larg nё kёtё natё / 66
Fillim a mbarim / 67
Zemra m’ka ikur / 68
Veten s’e njeh / 69
U njohёm / 70
Ti qё ngjyrё jep / 71
Endacak mbetesh / 72
Lamtumirё pёrgjithmonё / 73
VII KUJTOMI SYTё KUR IK
Don Zhuan / 74
Pafajsia / 77
Fati altar / 78
Pranvera çel / 79
Çel dashuria / 80
Nё shumё ka njё / 81
Njeri / 82
Çast dashurie / 83
Kujtomi sytё kur ik / 84
Nё vend tё pasthёnies / 85
Dhe nё fund / 87
Shёnime pёr autoren / 89

93
Altar
DELVINA KËRLUKU
ALTAR

Botues
ASDRENI

Tirazhi: 500 kopje

Realizimi kompjuterik:
Delvina KËRLKUKU

U shtyp në shtypshkronjën:
Tringa Design
Tetovë,2011

CIP- Katagolizimi në publikim Biblioteka popullore dhe


universitare “Sv. Kliment Ohridski” – Shkup

821.18(497.7) -1
KËRLUKU, Delvina
Altar: (poezi) / Delvina Kërluku- Shkup: Asdreni, 2011. – 94 fq.;
20 cm. – (Biblioteka: Laura)

ISBN 978-9989-174-47-6
COBIS.MK-ID 82492682

Botimin e kёtij libri e ndihmoi materialisht


edhe Ministria e Kulturёs nё R. e Maqedonisё.

94
Delvina Kёrluku
ALTAR
Libra të autores: Ti ike udhës së pafundme
Fill pas teje
Poezi: Zjarri mori pyllin Poetja e talentuar
Muza (2004), Tetovё Gjethet u zverdhën ranë. Delvina Kёrluku (1983) u
Altar (2011) Shkup. Zogjtë morën arratinë paraqit në letërsi me
Fëmijët nga gjiri u ndanë. librin: Muza - poezi
Medaljoni i Hënës (2004), që të na befasojё
e Dielli u puçën – eklips. pёr tё mirё me librin e
Dashuria ringjallet dytё me poezi: Altar
rilindi pylli, blerimi, zogjtë (2011).
foshnjat Libri mё i ri me
Shpresa erdhi... poezi: Altar, të cilin
autorja e shkruajti me
shpirt e gjak, shënon
ISBN 978-9989-174-47-6
kulminacionin e
200 den./400 lekё/ 3 euro protestës, ironisë dhe
s a r k a z m ë s n ë
krijimtarinë e saj letrare.
Rrugën qiellore tё
dashurisё… Hёnёn e
plotё mbi mal duke
hёngёr darkё… Ose me
gjuhёn poetike tё poetit
popullor shqiptar: ulu
mal tё dalё Hёna!...