Anda di halaman 1dari 15

Pyetja 1

Komentoni karakteristikat kryesore te Ekonomis si shkence me theks te veçant për


makroekonomin dhe mikroekonomin ,

Ekonomia është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe
konsumit të të mirave dhe shërbimeve. Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë e cila studion të gjitha
marrëdhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenieve njerëzore, qenieve
njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit.

Екоnomia –DEFINICIONI SHKENCOR


Eshte shkence fundamentale e cila hulumton alokimin ( shperndarjen) e resurseve te rralla dhe te
pamjaftueshme në funksion te perdormimit me efektiv dhe efikas te tyre

Makroekonomia paraqet ate pjese te shkences ekonomike e cila I hulumton ne menyre sintetike
(përmbledhëse ) fenomenet ekonomike ne nivel te ekonomise si teresi

Makroekonomia analizon treguesit ekonomik si :


-norma e rrites se PBB,
-papunesia ,
-inflacioni,
-norma e intersit,
-kursi I kembimit
-bilanci i pagesave ,
-investimet, dhe
lidhshmerin reciproke të tyre )

Mikroekonomia duhet të jep pergjigje për perdorimin efikas të resurseve në disponim ne nivel te
ndermarrjeve / firmave

Mikroekonomia paraqet ate pjese te shkences ekonomike e cila hulumton


sjelljen e firmave individuale, konsumatoreve individual , sektoreve individual ose funksionimin
e tregjeve individuale
Pyetja 2]

Si funksionon ekonomia dhe si arihet ekuilibri monetar ne ekonomi ,

Dy kategori të rëndësishme makroekonomike :Kërkesa agregate (KA- AD)

Oferta agregate (OA-AS)

Kërkesa agregate përfaqëson sasinë e përgjthshme të mallrave dhe shërbimeve të kërkuara në


ekonomi

AD = C + I + G + NX

Y= E ardhura (Produkti),

C= Konsumi ,

I = Investimet ,

G= Qeveria ( buxheti ) ,

NX= Neto eksporti ( Eksporti – Importi

Oferta agregate përfaqëson sasinë e përgjthshme të mallrave dhe shërbimeve të ofruara në


ekonomi

EKUILIBRI ( AD = AS )

PBB është në ekuilibër kur sasia e PBB e prodhuar është e barabart me sasin e kërkuar
EKUILIBRI ( AD = AS )
E ardhura
Paradigma e tregut

Niset nga supozimi se proceset ekonomike manifestohe ne treg Tregu eshte vendi ku
realizohet ekonomia

Oferta dhe kerkesa jane dy mekanizmat kryesor qe definojn tregun dhe percaktojn çmimet

Si arihet ekuilibri monetar i ekonomisë

Masa monetare (M) Te mir


Masa monetare eshte sasia e parave qe eshte ne qarkullim ne kuader te nje ekonomie kombetare.
Ekzistojn me teper nivele te mases monetare (M)
M1 ,
M2,
M3,
Sipas Bankes qendrore Amerikane
M1= a+b+c+d
a=parat e gatshme
b=depozitat e afatizuar
c=depozitat tjeter
d=letra tjera me vlere

Ekuilibri Monetar

Firmat
Nëse rritet sasia e parave do të zvoglohet fuqia blerëse e parave dhe do të paraqitet teprica e
parave në ekonomi Në ato raste edhe çmimi i parave (norma e kamatës) në tregun e parasë do të
ulet

Në drejtimin e kundërt do të lëvizin fenomenet kur do të zvoglohet sasia

Prodhojn dhe sh
e parave në ekonomi Në ate rast parat do të fitojn fuqi blerëse më të lart në
tregun e paras dhe për pasojë do të ritet edhe çmimi i parasë (norma e kamatës)
Pyetja e 3

Komentoni sektoret kryesor ekonomik dhe shperndarjen e resurseve ekonomike ne


kuader te vendeve me zhvillime te ndrsyshme ekonomike ne bote,

Sektoret kryesor ekonomik :Sektorin real , dhe Sektorin nominal (financiar)

Sektori real perfaqeson prodhimin real gjegjesisht prodhimin e mallrave dhe sherbimeve në kuadër
të një ekonomie kombëtare

Sektori nominal eshte sektori financiar - sektori i parave

Shperndarja joadekuate e të ardhurave një problem i madhë

E ardhura me nivel boteror shperndahet ne menyre jo te barabart :

35% nga njerzimi boteror jeton ne vendet e varfra ,

49% ne vendet mesatarisht te zhvilluara dhe

16% ne vendet e zhvilluara 2% e te ardhurave krijohet ne vendet e varfëra

18% ne vendet me zhvillim mesatar 80 % ne vendet e pasuura

Ose 16% e popullsise boterore krijon me teper se 80% nga e ardhura e realizuar ne nivel boteror

1% e popullsise boterore I shfrytezon 90% te fondeve fikse (kapitale) ne bote

Kjo e ka dmth. se 99% e popullsise boterore ka ne disponim vetem 1% te pasurise boterore

Pyetja e 4

Sistemit Monetar Nderkombetar, karakteristikat kryesor , zhvillimi historik dhe


gjendja aktuale,

Sistemi monetar ndërkombëtar


1.Me nocionin sistem monetar nderkombetar nënkuptohen një numër i rregullave dhe
marrëveshjeve me të cilat në plan global menaxhohen kurset e kembimit dhe rrjedhat financiare ne
kuader te sistemit financiar ndërkombëtar.
2.Parakusht i ekzistimit të SMN është ekzistimi i sistmeve monetare kombëtare .

SMN – përgjatë historisë

Sistemi monetar nderkombetar ka levizur ne mes dy alternativave opozitare

1)Sistemit te kurseve devizore fleksibile dhe sistemit te kurseve fikse te kembimit ,


2)Stabilitetit dhe jostabilitetit dhe
3)Lëvizjes se lire të kapitalit ose levizjes se kufizuar të kapitalit .
• Që nga shekulli 19 në mënyre graduale eshte levizur nga paraja mall ( ari ) drejtë parasë
letër (valuta e menaxhuar) ,
• Problemi me arin lidhet me sasin e pamjaftueshme të prodhuar në raport me rritën e
prodhimit dhe të tregtisë dhe me humbjen e vleres së perdorimit
Standardi klasik i arit 1879 - 1914
• Që nga viti 1879 e deri ne mbarimin e menjehershem te L1B ne korrik te v 1914, te gjitha
shtetet e medha te Europes dhe Amerikes Veriore ishin ne standardin e arit,

• Kjo nenkuptonte se ekonomite e tyre ishin te lidhura ngushte midis veti dhe operonin me
mekanizmin e njejte financiar të drejtuar nga Tregu Financiar i Londrës-CITY. Standardi
klasik I arit ishte krejtësisht i ndërkombëtarizuar,
SMN- para luftes së parë boterore
• SMA (sistemi i monedhave të arit) ishte një sistem i kurseve fikse të këmbimit,

• Çdo vend fiksonte valutën e vet në raport me arin dhe në raport me valutat tjera,

• Psh 1£ = 4,8 $

• Ky paritet mbetej deri atëherë kur autoritetet monetare te dy vendeve nuk arinin marreveshje
te re
SMN- ne mes te dy luftërave boterore
• SMN- para luftes se dyte boterore ishte mjafte kaotik,

• Problemi qendronte ne mosmarrveshjet ne lidhje me raportet valutore në mes të


vendeve te ndryshme,

• Shumica e vendeve synonin ti ken valutat e nënçmuara që të mund të kompenzonin dëmet


e luftes,
• Kriza e madhe botërore e viteve 1930-1935 definitivisht eliminoi shpresat e kthimit të
standardit të arit.
• Gjate L2B dollari amerikan mbeti e vetmja valut e cila mundej te konvertohej ne te gjitha
valutat e tjera dhe pjesërisht ne ari,
SMN- ne vitet 1944- 1973
• Ne vitin 1944 ne Breton Wood te SHBA u krijuan dy institucionet kryesore të SMN :

1.Fondi Monetar Nderkombetar dhe,

2.Banka Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (Banka Boterore )

Reformat e SMN
• Argumete për kurset luhatëse të këmbimit
-Siguron ekonomin me insulinin e nevojshem nga shqetësimet ekonomike të jashtëme ,
-Se nuk kërkohet pranimi i autoriteteve ndërkombëtare për
të koordinuar politikat ekonomike në vende të ndryshme,
-Vendet do të jen të lira të zgjedhin pikën e përshtatshme në kuadër të lakores së Filipsit në lidhje
me punësimin dhe inflacionin,
-Kurset fleksibile janë të orientuara ndaj tregjeve të lira ,
-Kurset fleksibile janë mjeti më i mirë për regullimin e problemeve në bilancin e pagesave ,
-Kurset fleksibile shmangin nevojën e mbajtjes së rezervave të mëdha devizore .
• Argumente për kurset fikse të këmbimit
• Periudha 1973-1980 me kurse luhatëse te kembimit njohu shume disparitete valutore me
kriza dhe pasoja negative ekonomike,
• Paqendrushmeria e kurseve te kembimit ndikon negativisht ne vellimin e tregtise botërore ,
• Kurset luhatese të këmbimit shoqërohen me risqe të shumta,
• Kurset e këmbimit mund të jen shkak i masave protekcioniste dhe mosëharmonizimt të
gjendjes në bilancin e pagesave ,
• Edhepse sistemi i BW bazohej në kurset fikse të këmbimit ,vlerat e monedhave ndryshonin
nën ndikimin e tregjeve,
• Dy mund të jen kompromiset e mundëshme:
1)Target zonat –sistemi monetar do të lejonte që ekonomit e mëdha do të përcaktonin kufijt në
kuadër të të cilëve do të lëviznin valutat reciproke,
2)Zonat e e referencave (float managed) – sipas këtij sistemi vendet nuk janë të detyruara të
ndërhyjnë në treg për të mbrojtur vlerën e valutës.
3)Nuk përcaktohet alternativë shtesë për vendet e pazhvilluara ?

Pyetja e 5

Reformat bankare në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP),

Funksionet esenciale të bankimit modern dhe sistemit financiar mungonin në vitet e para të
’90-ve në ekonomitë me planifikim të centralizuar dhe në ekonomit e vendeve të EJL.
Karakteristikë e përbashkët për dekadën e parë të tranzicionit është prezenca e krizave të
bankave në vendet e EJL , kryesisht si rezultat i grumbullimit të huave të këqija të trashëguara nga
regjimet e kaluara dhe joaftësia e bankave dhe agjentëve të tjerë të përshtaten me rregullat e
ekonomisë së tregut.
Privatizimi i sektorit bankier ka përparuar gjatë viteve të fundit dhe prona e huaj është bërë
pronë dominante në të gjitha vendet e EJL.
Privatizimi i sektorit bankar,miratimi dhe implementimi i kornizës regullative financiare kanë
kontribuar në përparimin dhe konsolidimin e sektorit bankar si dhe zgjerimin në e ndërmjetësimit
financiar.
Fazat e mëtejme të reformimit të sektorit financiar duhet të synojnë zhvillimin e tregjeve
financiare dhe në veçanti të tregut të aksioneve, tregut të obligacioneve dhe tregjeve të
instrumenteve financiare të derivuara.
Zhvillim i mëtejmë i tregjeve financiare në masë të konsiderueshme do të jetë i varur nga
procesi i integrimit të vendeve të EJL në UE dhe liberalizimit të mëtejmë të sektorit bankar dhe
financiar.
Pyetja e 6

Komentoni krizat bankare dhe financiare në Ballkanin Perendimor , SHBA dhe në


botë ,

1.Pavarisht nga fakti se në vende të ndryshme krizat financiare janë nxitur nga shkaqe të
ndryshme,të njejtat kryesisht kan një emërues të përbashkët që identifikohet me
mosfunksionimin e shtetit juridik dhe moszhvillimin e institucioneve financiare të bazuara në
ligjëshmërit e ekonomisë së tregut .

• Në Shqipëri kriza u shkaktua nga paraqitja e institucioneve financiare informale


juridikisht të parregulluara.
• Në Bosnjë e Hercegovinë problemet lidheshin kryesisht me trashëgiminë e sistemit
financiar socialist dhe pasojat shkatërrimtare të luftës.
• Në Kroaci kriza e parë bankare ishte rezultat i tranzicionit dhe luftës dhe e dyta ndodhi
kryesisht për shkak të politikave të buta monetare dhe fiskale të kombinuara me një
kuadër të dobët ligjor dhe mbikëqyrje financiare me të meta të dukshme.
• Në Maqedoni paraqitja e krizës financiare të identifikuar me paraqitjen e skemave
piramidale ngërthente në vete pjesërisht shkaqet e manifestuara në Shqipëri dhe në
Kroaci.
• Por, në rastet e përmendura më lartë kostot ekonomike të krizës së sektorit financiar
janë shumë të mëdha dhe në rastin e Shqipërisë kjo kosto ekonomike tejkaloi gjysmën e
PBB-së vjetore ndërsa tek vendet tjera ishte në nivelin e 1/3 së PBB-së.
• Jo të gjitha kostot e krizave financiare kishin karakterin e kostos fiskale sepse të dhënat
në bazë të të cilave janë bërë kalkulimet e kostos në shumicën e rasteve nuk arin të jenë
plotësisht të verifikueshme dhe disa raste këto kosto kryesisht i adresohen sektorit të
popullsisë dhe të ardhurave të paevidentuara të këtij sektori .

Rrënjët e krizës në SHBA

• Shoqatat kursimore-kreditore ishin formuar që tu mundësojnë qytetarëve të thjeshtë që


në mënyrë të sigurt ti ruajnë mjetet e tyre duke fituar një kamatë solide. Për të siguruar
mbrojtjen e parave të tyre,shteti amerikan krijon agjencionin Federal për sigurimin e
atyre depozitave.
• Por siç e dimë, sigurimi i depozitave mbart edhe rreziqet e tij, përkatësisht nxit
problemin e rrezikut moral.Reziku moral mund të paraqitet në mënyrën vijuese:
• -Bankieri mund të hapë kursimore;
• -Të ofron normë interesi diçka më të lartë nga ajo e tregut,
• -Pastaj paratë e grumbulluara ti investon në projektet më të rrezikshme që i ka në
dispozicion.
• -Nëse projekti ka sukses, ai do të realizon profit të madh.
• -Nëse jo, ndërsa banka nuk ka para të mjaftueshme për ti paguar kursimtarët –përsëri
s’ka problem për të, përkatësisht ai është problem i agjencionit për sigurim.

Inflacioni ky shkaktar i krizës ,

• Ajo çka i turbulloi llogaritë,ishte faktori që nuk u parashikua nga askush: inflacioni.
• Në kohën e të shtatëdhjetave inflacioni eskaloi dhe së bashku me të edhe normat e
kamatës.
• Për ti mbajtur depozituesit kursimoret ishin të detyruara të paguanin norma interesi prej
8,9 ose 10 përqind.
• Në të njëjtën kohë mjetet e tyre ishin të përbëra nga hua banesore 30 vjeçare të
kontraktuara me kamatë prej 4, 5 ose 6 përqind
• Ajo çka në të vërtetë ndodhi,ishte e nxitur nga fakti se as qeveria amerikane dhe as
Kongresi nuk ishin të gatshëm ti bartnin shpenzimet nga likuidimi i kursimoreve të
dështuara.
• Qeveria amerikane zgjodhi riskun si alternativë
• U lejoi kursimoreve të investonin parat e tyre në projekte investive në biznes me
shpresë se problemi do të zhduket

Pyetja e 7

Fondit Monetar Nderkombetar dhe vendet ne tranzicion me theks te vecant ne


politikat ekonomike te Maqedonise ,

• FMN është mbykqirësi kryesor i sistemit financiar ndër-kombëtar i themeluar me


objektiv që SMN ta bëjë funksional duke pasur në objektiv kurset e këmbimit dhe bilancit
të pagesave ,
• Në raport me vendet në zhvillim roli i FMN kryesisht u adresohet politikave ekonomike
dhe eliminimit të çekuilibreve në bilancin e pagesave ,
• Fakti që shtetet kryesore që kan themeluar dhe që përkrahin FMN janë
SHBA,BE,BeM,Japonia dhe vendet më të zhvilluara në botë e bëjnë të palëndshëm
debatin për arsyeshmërin e bashkëpunimit me FMN,
• Fakti që antarësimi në FMN është vullnetar,ndërsa ky anëtarsim është kusht për
anëtarësim në BB argumenton edhe njëherë nevojën e bashkëpunimit si alternativë
dobiprurëse për vendet në tranzicion ,

• Fakti që FMN gjatë rekomandimit të politikave ekonomike ka qasje restriktive në aspekt


monetar, fiskal dhe të hyrjes borxh asesi nuk dotë thotë se FMN nuk është i hapur për
argumente të kundërta,rasti i Shqipërisë dhe rasti me pagesën e parakohshme të borxhit
të Maqedonisë ,

• FMN-ja nuk bënë kompromisë me stabilitetin makroekonomik si parakusht i realizimit të


objektivave të tjera ekonomike në veçanti te vendet e vogla dhe mjaft të integruara në
rrjedhat ekonomike dhe financiare botërore,

Së fundi stafet profesionale të FMN dhe empiria e FMN tjekalojn pakrahasimisht në aspekt të
përvojës Ishte pikërësiht FMN dhe BB dhe disa donator të tjerë(SHBA,UE) që ndihmuan
Maqedonin me mbi 350 milion $ në Konferencën Donatore të organizuar pas luftës së vitit 2001
,

Cilat politika ekonomike FMN-ja ua


rekomandon vendeve në tranzicion?

1)Politikë fiskale të shtërnguar me nivele të ulta të deficitit ,

2)Politika monetare të kujdesshme që do të ken në kontrol të plotë inflacionin (ritjen e


çmimeve ) ,

3)Politika fikse të kursit devizor ose politika fluktuive por të menaxhuara mirë ,
4)Liberalizim në rritje të politikave tregtare,

5)Huazime të kujdeshme të jashtëme në varshmëri nga gjendja e buxhetit fiskal, bilancit të


pageseva dhe rezervave devizore ,

6)Ndërtimi i institucioneve qeveritare kompatibile me ekonomin e tregut,

7)Reforma strukturore në ekonomi dhe në të gjitha institucionet publike

Pyetja e 8

Banka Boterore dhe kontributi i saj ne zvoglimin e varferise dhe papunesise ne bote

Organizimi i Bankës Botërore

• Banka Botërore udhëhiqet në sistemin e një kooperative nga vendet anëtare si pronar të
akcioneve të bankës.
• Numri i posedimit të akcioneve varet nga madhësia e ekonomis së vendeve anëtare.
• Shtetet e Bashkuara janë pronari më i madhë individual i akcioneve me 16,41% të
votave,pason Japonia me 7,87%,Gjermani me 4,49%,Britania e Madhe me 4,31 dhe
Franca me 4,31%.
• Pjesa mbetuar e pronësis së aksioneve të Bankës Botërore ndahet nga vendet tjera
anëtare në varshmëri nga kontributi i tyre në portfolion e Banklës Botërore.
• Banka Botërore përfaqësohet nga Bordi i Guvernatorëve.Në përgjithësi Guvernatorët
janë Ministra të Financave ose të Zhvillimit Ekonomik.
• Guvernatorët janë politikëbërësit e Bankës Botërore. Takimet punese i mbajnë njëherë
nëvit në takimet vjetore të Bankës Botërore.

Banka Boterore kontribon ne zvogelimin e varferise nepermes Banka Ndërkombëtare për


Rindërtim
dhe Zhvillim (IBRD) dhe Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA)

IBRD ndihmon vendet nepermes kredive sic jane:

• Kredit investicionale kryesisht liferohen në formën e :


• Huave specifike investicionale(SIL),
• Huat për investime dhe përkrahje sektoriale(SIM),
• Huat për programet e përshtatura(APL),
• Huat për edukim dhe inovacione (LIL),
• Huat për asistencë teknike (TAL),
• Huat për ripërtritje ekonomike(ERL).

• Nga themelimi dhe deri në fund të vitit 2003 IBRD ka huazuar në mënyrë kumulative 349
miliard dollarë.
• Gjatë vitit fiskal 2004 IBRD ka huazuar 11 miliard dollar për 87 operacionet në 33 vende
anëtare.
• Përfundimisht me vitin 2003 IDA ka huazuar në mënyrë kumulative gjithësejt 151 miliard
dollar.
• Gjatë vitit fiskal 2004 IDA ofroi asistencë të përgjithshëme prej 9 miliardë dollar në
kaudër të 158 operacioneve të reja në 62 vende anëtare.
• Pagesa e mjeteve të vendeve anëtare në IDA dallon nga mënyra e pagesës në rastin e
IBRD.
• Në lidhje me pagesën e mjeteve vendet anëtare ndahen në dy grupe:
• a)vendet e zhvilluara(grupi i parë) ,dhe
• b)vendet në zhvilimi(grupi i dytë).

Pyetja e 9

Sistemi financiar kombëtar dhe botëror, karakteristikat e pergjithshme

Cilat jane tregjet financiare dhe


institucionet kryesore?

-Tregjet primare dhe sekondare,

-Tregjet nacionale dhe nderkombetare,

-Tregjet e obligacioneve,tregjet e akcioneve, tregjet e instrumenteve financiare te derivuara etj

-Institucionet kryesore:

-Banka qendrore,

-Bankat komerciale dhe kursimoret,

-Institucionet tjera financiare (shoqatat e sigurimeve, fondet pensionale dhe fondet investive
…)

Funkcionet e sistemit financiar

 Funkcioni I kursimit,
 Funkcioni I ruajtjes se vleres-pasuris,
 Funkcioni I likuiditetit,
 Funkcioni kreditor,
 Funkcioni pagesor,
 Funkcioni I mbrojtjes nga risku,
 Funkcioni I politikes ekonomike,

Llojet kryesore të tregjeve financiare


L
loje
t
T
R E
Pyetja e 10

Komentoni ndikimin e pasojave te krizes ekonomike ne Maqedoni dhe masave


antikrize te qeverise te Maqedonise

Së pari kriza globale sjelli deri te një tkurrje e fuqishme e tregtisë globale çka për
Maqedoninë do të thotë zvogëlim i burimit. Dhe kjo është e përcjellur edhe me uljen e
çmimeve të metaleve gjë që një pjesë e madhe marrin pjesë në eksportin e saj.

Së dyti transferet privat ,më saktë mjetet devizore të shitura në këmbimoret private,në neto
bazë ,gjithashtu rreptësisht janë zvogëluar në 2008 në më shumë se

10 % krahasuar me vitin 2007 dhe sigurisht kështu do të mbeten nën presion deri në
përmirësimin e ekonomisë botërore.

Së treti ,pas derdhjes së investimeve të mëdha nga jasht në gjysmën e parë të vitit
2008(4% nga PBB)kriza kreditore ndërkombëtare sjelli deri te një tkurrje rapide në
gjysmën e dytë të vitit (2,5 % e PBB) dhe me gjasa në zvogëlim në peridhën që pason.
Ulja e rezervave devizore vazhdoi edhe në tre mujorshin e parë ashtu që në fund të marsit
arriti në 1.3 miliard euro me shpejtesi më të madhe të uljes së eksportit në krahasim me
importin në fillimin e vitit 2009.

 BPRM në mënyrë plotësuese shtrëngoi politikën monetare duke rritur shkallën


vendimtare të kamatës nga 7 në 9%.
 Në të njetën kohë qeveria zgjeroi politikat fiskale duke e rritur deficitin e jashtëm
 Në kushte të vazhdimit të krizës Maqedonia duhet të hartojë një plan të komplikuar
kohezistent
 Humbja e reyervave devizore – tregues për kufizim të pol.ekspanzive
 Regjimi devizor fiks
 U bënë disa revizione të buxhetit vjetor të viti 2009

PYETJA E 11
-Tregjet financiare dhe bursat e letrave me vlere, ne pergjithesi

Tregjet e brendshme , Tregjet e jashtëme

Sipas afatit te tregëtimit te instrumenteve financiare:


1)Afatshkurta( deri ne 1 vjet) Tregu I parave,

2)Afatgjata ( mbi nje vjet) Tregu kapital)

 Sipas llojit të kërkesave financiare :


 1.Tregjet e hyrjes borxh ( Debt Markets),
 -2.Tregjet e akcioneve (Equity Markets)
Nëse tregëtohen letra me vlere te reja ose te perdoruna:
1.Tregu primar (Primary Market)
2.Tregu sekondar (Secondary Market)

Sipas kriterit te bartjes se instrumentit financiar:


1.Tregjet prompte (Spot Markets)

2.Tregjet financiare te derivuara


(Derivative financial markets )

1.Bursat e letrave me vlere (Stock exchanges)


-Tregtimi realizohet ne lokacionin qendror)
(Trades conducted in central locations
(e.g., New York Stock Exchange)

2. Tregjet e sporteleve (Over-the-Counter Markets)


(Dileret ne lokacione te ndryshme blejn dhe shesin letra me vlere)
1.Tregjet financiare ndërkombëtare
-Letrat me vlerë u ofrohen investitoreve nga shume vende,
-Emetimi behet jashte nga juridikcioni I çdo vendi,

2.Tregjet financiare kombetare (lokale),


(Tregje te brendshme dhe tregje te huaja)

3.Tregu devizor,
-Mundeson lidhjen ndermjet tregjeve nderkombetare dhe lokale duke përcaktuar kursin devizor te
valutave ne te cilat jane emetuar letrat me vlere,

Pyetja 12

Kriteriumet e Mastrihtit dhe procesi i integrimit ekonomik ne UE

Në Marrëveshjen e Mastrihtit u definuan tre hapa në procesin e krijimit të EUROS

Faza 1:Nga viti 1992, te realizohet konvergjenca e avansuar ne inflacion , normat e interesit,
kursin e këmbimit dhe në balancën fiskale .

Faza 2: Nga viti 1994, u krijua Instituti Monetar Europian (EMI)

Faza 3: Nga viti 1999, duhej të zbatohej valuta e përbashkët e emërtuar EURO ,EMI dhe euro i
nënshtrohen juridikcionit të Bankës Europiane Qendrore

Më 1.01.2002 u fut në qarkullim EURO duke zëvendësuar valutat nacionale si DM,Franku, Lira
etj .

Pyetja e 13

Ekonomia informale, evazioni fiskal dhe reformat ekonomike ne vendet ne tranzicion


me theks te vecant ne Maqedoni

Definimi i sektorit informal

Sektori informal në pajtim me literaturën e gjërë dhe në veçanti sipas definicioneve të


autorëve Schrage (1984) dhe Thomas (1992) përkufizohet:

-,,Si një bashkësi aktivitetesh që në parim ushtrohen legalisht dhe që duhet ti nënshtrohet
tatimimit por që nuk deklarohen si aktivitete komerciale legale dhe të cilat nuk përfshihen në
vlerën e të ardhurës kombëtare ose që pjesërisht përfshihen në vlerën e PBB-së siç është rasti
me Shqipërin.

Pjesëmarja në sektorin informal paraqet thyerje të normave legale pavarësisht që aktivitetet në


fjalë në një farë mënyre ushtrohen në mënyrë legale.

Bartësit e aktiviteteve të sektorin informal ekonomik ose të ashtuquajtura aktivitete të


,nëntokës, tentojn të koruptoj autoritetet publike ashtu që zyrtarët ,,dobët të paguar,, pranojn
ryshfete si këmbim për mbrojtjen ose për favorizime që i bëhen sektorit jolegal duke dëmtuar
interesin e shtetit.

Tranzicioni ekonomik dhe institucionet shtetërore,

-Ligjet e reja tatimore në vendet në tranzicion kryesisht u kopjuan nga vendet


perëndimore,mirëpo institucionet e reja fiskale duhej të krijoheshin në koekzistencë me
administratën e vjetër socialiste dhe në kushte kur integriteti i institucioneve shtetërore
rënohej me dinamik mjaftë të shpejtë.

-Ndikimi i përfaqësuesve të pushtetit politik legjislativ,ekzekutiv dhe lokal mbi administratën


tatimore me qëllim të zvoglimit të detyrimeve tatimore të tatim-paguesve të cilët financonin
aktivitetet e tyre politike u rrit dukshëm.

-Në shumicën e vendeve në tranzicion janë bërë përpjekje të arnohen institucionet e vjetra
tatimore dhe të bëhen ato se gjoja funksionojn sikur me qen të reja.

-Mirëpo reformimit të arnuar të administratës shtetërore i përshtatet përmbajtja e një proverbi


popullor ,, se është shumë vështirë tu mësosh qenëve të vjetër truqe të reja,,.

-Shumica e qeverive dështuan në kuptimin ose pranimin e të vërtetës se në ekonomin e tregut


sistemi tatimor duhet të ketë kryesishit të vetmin objektiv bazë ate të rritjes së të hyrave
fiskale në një mënyrë efikase dhe të drejtë dhe përballimit të shpenzimeve buxhetore klasike.

-Përkundrazi,sistemit tatimor në vendet në tranzicion iu ngarkuan shumë më tepër objektiva si


psh.duhej të financonte kostot sociale të kompanive të falimentuara duke u paguar
kompanive që krijonin humbje pagat e të punësuarëve në vend se këto kompani të paguanin
tatimet.

-Një rast më eklakant i kësaj natyre në Maqedoni është fenomeni i kompanive të ashtuquajtura
,,Humbësit e mëdhenjë,, që u alimentuan nga mjetet buxhetore më shumë se 10 vite dhe që i
kushtuan buxhettit të shtetit qindra milion dollarë.

-Në një ambient të kësaj natyre ku institucionet fiskale të shteteve në tranzicion humbën
garrën me sektorin privat në aspekt të kontrollit të aktivitetit afarist të kompanive private dhe
në aspekt të arkëtimit të ardhurave fiskale për pasojë u krijua një sektor i fuqishëm i
ekonomis informale i shoqëruar me evazion të gjërë fiskal.

Pyetja e 14

Komentoni rreziqet ekonomike , komerciale dhe politike nga kenveshtrimi i i


diplomacise ,

Pyetja e 15
Supozoni se jeni diplomat i vendit i ngarkuar per çeshtje ekonomike , cilat do ishin
prioritetet tuaja profesionale ,

Pyetja e 16

Komentoni globalizimin dhe efektet e tij ne rrjedhta aktuale boterore ne aspekt


ekonomik,

Pyetja e 17

Vleresoni procesin e reformave ekonomike dhe politike ne vend ne suaza te procesit


te tranzicionit dhe procesit te integrimit,

Pyetja e 18

Jipini komentet tuaja per politikat ekonomike te qeverise se RM te udhëhequr nga


VMRO-DPMNE ,

Pyetja e 19

Jipini vleresimin tuaj per programet ekonomike te partive politike shqiptare duke u
bazuar ne dijen tuaj te fituar ne kete lende .

Pyetja e 20

Komentoni procesin e integrimit euro-atlantik te Maqedonise nga kendveshtrimi i


zhvillimit ekonomik te vendit ,

Anda mungkin juga menyukai