Anda di halaman 1dari 2

Ballkani dhe rnia e komunizmit n Shqipri

Nder shekuj perkrah Ballkanit ka qene perhere edhe percaktimi i tij si fuci baruti. E para veper e cila pershkon dy shekuj te historise se Gadishullit, qe shpesh ka qene nen flake, tanime mund te lexohet edhe ne shqip. Histori e Ballkanit dhe specialisti Misha Glenny flasin ne gjuhen e nacionalizmit, lufterave dhe Fuqive te Medha. Gadishulli i trazuar ka pasur perhere vemendjen e Fuqive te Medha, pasi secila prej tyre kerkonte copa te kesaj toke. E Shqiperise i jane marre jo pak copa, ndaj edhe vemendja qe i kushtohet asaj, teksa hidhet veshtrimi mbi dy shekuj histori, ska se si te jete e vogel. Aq sa per copezimin e madh, Shqiperia permendet edhe per renien e regjimit komunist, per te cilin gazetari britanik Glenny ka jo pak njohuri, pasi e ka ndjekur renien e ketyre regjimeve pergjate fundit te viteve 80-te dhe fillimit te viteve 90-te ne Evropen Qendrore, e sidomos ate Lindore. As vete gazetari britanik, korrespodent i BBC-se per ne rajonin e Ballkanit prej vitit te hershem 1980, nuk pretendon qe ne 360 faqe te percjelle me hollesi lufterat e medha te Ballkanit nder dekada, aq sa edhe renien e regjimeve komuniste. Por ajo cka me siguri pretendon se percjell, eshte freskia dhe vertetesia e ngjarjeve, te cilat ai vete i ka percjelle. Ka ndjekur ne cdo hap renien e regjimeve te Evropes Lindore, krizat e medha te renies se Jugosllavise, por edhe renien e komunizmit ne Shqiperi. Komunizmi ne Shqiperi eshte komentuar jo pak, sidomos fakti se Shqiperia ishte i fundmi shtet i bllokut lindor, qe e rrezoi komunizmin. Ndersa Misha Glenny, ne nje nder faqet e historise voluminoze te dy shekujve Ballkan, shkruan: Enver Hoxha ka mundur te mbaje Shqiperine nen rregullat strikte te komunizmit, qe ne ditet e para te perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Madje, nder radhe, ajo cka le te kuptohet eshte se, hija e diktatorit ka bere qe rregullat dhe izolimi te mbeteshin ne fuqi edhe pasi ai vdiq. Deri ne vitin 1991, kur regjimi komunist ne Shqiperi ra dhe demokracia ia behu ne kete vend, megjithate vijon te mbetet ende nje prej atyre shteteve ne tranzicion. Tingellon si teper e cuditshme per boten se si nje lider komunist, sic ishte Enver Hoxha ne Shqiperi, te mbijetonte i vetem. Ndaj edhe ne librin e Glenny-t nenvijezohen konfliktet e medha diplomatike me Rusine, pas vdekjes se Stalinit, pasi Hoxhes nuk i pelqyen aspak idete hrushoviane te liberalizimit. Madje, vjen pershkrimi i perqafimit te kultures kineze! Nuk zgjati shume as kjo bashkejetese. Glenny shkruan se, kur edhe kinezet filluan te liberalizonin Partine e tyre Komuniste, ai i nderpreu marredheniet edhe me ta. E keshtu, cuditerisht, sipas specialistit te ceshtjeve te Ballkanit, Shqiperia vijoi te ishte deri ne renien e regjimit, i vetmi shtet pa marredhenie diplomatike me asnje vend tjeter te Bllokut Lindor, e jo me Perendimor, qe ishte nje mision i pamundur. Vemendja e tij ndaj Ballkanit e Shqiperise ka qene perhere e madhe, pasi puna e tij eshte e lidhur ngushtesisht me kete rajon. Pasi ka folur per renien e komunizmit ne Evropen Lindore, duke folur edhe per mbijetesen e gjate te komunizmit ne Shqiperi, Glenny, ne nje interviste eshte shprehur: Shqiperia eshte vertete pjese e Evropes, por standardet e

saj i perkasin asaj te botes se trete. Kjo per faktin e thjeshte se ka kaluar 40 apo 50 vjet nen rregullat e forta te diktatures komuniste. Ekonomia dhe gjithcka e ketij vendi ishte larg Evropes dhe pjeses tjeter te botes. E jashtezakonshmja terheq! E tille ka qene per boten panorama e renies se regjimeve komuniste ne Evropen Lindore, sidomos per izolimin e madh te Shqiperise. Sa i takon ketij vendi dhe pershkrimet per Shqiperine pas renies se komunizmit, Glenny ka folur edhe neper intervista. Ne nje prej tyre ai eshte shprehur se: Historia e Shqiperise eshte teper e nderlikuar. Shpesh aty ndesh edhe nje ndarje te shoqerise, duke u ndare ne norma te Veriut dhe te Jugut. Per te vijuar shpjegimin e idese se tij, ai tregon se cndodh ne Shqiperi, sipas tij, duke u shprehur se, familja e madhe shqiptare eshte e ndare ne dy dege, Geget qe jetojne ne Veri dhe Tosket qe jetojne ne Jug. Mes tyre ka rivalitet dhe kete e vertetoi edhe me shume kolapsi i madh qe ndodhi pas renies se piramidave ne Shqiperi. Viti 1993 per Glenny ishte Renia e Jugosllavise Ka percjelle hap pas hapi shperberjen e ish-Jugosllavise Misha Glenny. Asovitesh te hershme te 1980 ishte nje korrespodent i BBC-se dhe percillte lufterat e medha, ne Ballkanin aspak te qendrueshem politikisht. Nuk vonoi shume dhe ne vitin 1993, pas me se 1 dekade ne terren si gazetar, ne Londer u botua libri Renia e Jugosllavise dhe mbante firmen e Misha Glenny, i cili nderkohe u specializua per ceshtjet e Ballkanit dhe Evropes Lindore. Teksa flet per renien e Jugosllavise ne nje botim te vecante dhe Jugosllavine ne 2 shekuj te historise se Ballkanit, Misha Glenny ska se si te shmange per asnje cast, jo vetem Shqiperine shteterore, shkelqimin dhe renien e komunizmit aty, por mbi te gjitha edhe Kosoven. Hyrjen e ketij botimi te Histori e Ballkanit, 1804-1999 ai e nis me nje fjale te Kryeministrit te asoviteve ne Britani, Tony Blair: Kosova,- i thoshte auditorit te vet Blair ne ditet e para te prillit 1999,- gjendet ne pragun e Evropes. Komenti qe percjell autori Glenny eshte: Megjithate, as edhe nje gjeograf nuk do ta quante Kosoven dhe fqinjet e saj pjese te Azise. Kush eshte Misha Glenny Misha Glenny (lindur me 1958) eshte gazetar britanik dhe specialist i eshtjeve per Evropen Lindore dhe ate Juglindore, si dhe per krimin e organizuar nderkombetar. Ka ndjekur studimet ne Universitetin e Bristolit dhe Universitetin e Charles-it ne Prage, para se te behej nje nder korrespodentet me ne ze te BBC-se. Gjate krizes se Jugosllavise, ne fund te viteve 80-te dhe fillim viteve 90-te qe nje nder korrespodent me me peshe, per vete rendesine qe po i kushtohej lufterave te vazhdueshme ne Ballkan dhe renies se Jugosllavise. Duke prekur nga afer gjithe bemat ne token e pergjakur tanime ai shkroi librin Rilindja e Historise: Evropa Lindore ne Periudhen e Demokracise, ne vitin 1990. Buje beri botimi i librit Renia e Jugosllavise ne vitin 1992 e sidomos i komentuar ka qene Historia e Ballkanit - Nacionalizmi, lufterat dhe Fuqite e Medha, qe ne Londer e ka pare driten e botimit qe ne vitin 1999, ndersa ne Shqiperi vetem dy jave m par.

Anda mungkin juga menyukai