Anda di halaman 1dari 7

Dekontaminimi: ka te beje me heqjen e materialit organik ku arrihet ulja e nivelit te mikroorganizmave ne siperfaqe te ndryshme.

Dezinfektimi: ka te beje me uljen e sasis se mikroorganizmave patogjen deri ne nje nivel sigurie po jo e te gjithe mikroorganizmeve. Sterilizimi: paraqet shkaterrimin e te gjithe mikroorganizmave si patogjen dhe jo patogjen perfshire edhe sporet. Per te kryer sterilizimin perdoren medota kimike dhe fizike. Agjentet kimike: antiseptiket, dezinfektantet dhe oksidi etilenit. Agjentet mekanike: nxehtesia dhe rrezatimi.

1.

2.

3.

4.

Sterilizimi me ajer te thate te nxehte qe njihet me termin aerosteril ku bazohet ne nxehjen e ajrit ne nje temperatur deri ne 170 C per 60min. Mekanizmi eshte oksidimi i proteinave qelizore. Sterilizim me avull te nxehte qe njihet me termin si autoklavim ku bazohet ne kombinimin e kohes, temperatures dhe presionit: 132 C per 4min ne 2.2atm. Sterilizim me oksid-etileni: kerkon paisje speciale dhe perdoret per intrumenta qe jane te ndjeshem ndaj lageshtise,temperature ose mjete pune me permasa te medha. Sterilizimi me rreze gama: perdoret ne kushte industriale per instrumenta kryesisht nje-perdorimshe si bisturi, age, shiringa etj.
Dezinfektimi eshte nje metode qe zakonisht paraprin sterilizimin ku ne disa raste instrumentat edhe mund te perdoren pas dezinfektimit te tyre me dezinfektante te efektit te larte biologjik por para se te dezinfektohen duhen pastruar mekanikisht.

Ne lidhje me sterilizimin e personave merren disa masa speciale sic jane: larja e duarve sipas rregullave te posacme, veshja me rroba sterile, doreza, maske dhe syze mbrojtese njeperdorimshe. Pergatitja e pacientit:
Duhet patur kujdes me : prerjen e thonjeve, trikotomia, banjo perpara operacionit, veshja e gallosheve njeperdorimshe. Dezinfektimi i fushes operatore intra dhe ekstra orale me clorexidine 0.2% ne goje si shpelares dhe derivate te jodit per lekuren. Mbulimi i pacientit me kompresa sterile.

Pergatitja e ambjentit te salles operatore:


Larja dhe dezinfektimi i salles operatore Dezinfektimi i ajrit nepermjet aparaturave te posacme Mbulimi i paisjeve te salles me amballazhe sterile Tek te semuret me risk te larte (hepatite,AIDS) keto rregulla zbatohen ne nje rreze sigurie prej 3 metrash nga tavolina operatore.

Ne fillim behet larja e duarve e cila perfshine:


Larjen sociale: ndihmesit jo-sterile te salles. Larjen aseptike (e paster): anestezisti dhe ndihmes-anestezisti. Larjen kirurgjikale (sterile): stafi kirurgjikal (kirurgu, asistenti, instrumentari).

Larja sociale: eshte e domosdoshme per gjithe personelin mjekesore edhe jashte sallave dhe ka per qellim te eleminoje papastertite dhe nje pjese te mikroorganizmave qe gjenden ne lekure. Kjo realizohet me uje dhe sapun perreth nje minute deri tek kyci i dores, duke i thare me pas me peshqire. Larja aseptike: eshte e domosdoshme per gjithe personelin mjekesore te cilet kryejne procedura invazive, mjekojne plage apo pacient te infektuar, te imunokompromentuar si dhe ata qe kane kontakt me materiale biologjike (gjake, peshtyme etj) - Realizohet me uje dhe sapun dezinfektant duke u lare pellembet dhe nje pjese e parakrahut perreth 5min. Tharja behet me kompresa (ose kartpeceta) njeperdorimshe.

Larja kirurgjikale: shkaterrone te gjitha mikroorganizmat qe ndodhen ne siperfaqet e duarve ose te parakrahut.
Per realizimin e kesaj larje nevojiten: lavaman me rubinet te komanduar me berryl, me kembe nepermjet pedalit, apo fotoelementit, gjithashtu nevojitet edhe sapun dezinfektant, solucion dezinfektant clorexidin 2% apo betadine 10%, kompresa sterile dhe furca sterile.

Teknikat e larjes: ne fillim behet larja e duarve, e parakraheve deri mbi berryl me uje te ngroht, gjithmone duart gjate larjes duhet te jene mbi nivelin e berrylave, pastaj me berryl shtypet leva mbajtesit te dezinfektantit ose i kerkohet infermierit te salles sapun dhe solucion dezinfektant.
Me ane te fuces dhe solucionit dezinfektant lahen thonjte dhe shalat e gishtave per 3min , pastaj furca leshohet ne lavaman, dhe vazhdon larja e parakraheve deri mbi berryl gjithmon nga lart poshte. Me pas me nje komprese sterile per cdo dore fillon tharja e gishtave pellembeve dhe parakraheve me levizje rotatore.

Veshja e kirurgut:
Realizohet me duart te lara te ngritura lart dhe veshja i jepet nga instrumentisti i veshur steril duke i qendruar ball per ball. Veshja e dorezave behet keshtu: me doren e djatht kapet doreza mbi pjesen e kthyer dhe futet dora e majte, me pas me doren e majte te veshur kapet doreza e djathte poshte pjese se kthyer te dorezes dhe vishet dora e djathte. Kirurgu perpara se te filloj operacionin duhet te kontrolloj imazherine dhe modelet perkatese, pozicionin e pacientit, shtratin operatore, intrumentariumin dhe ndricimin e fushes operatore.

Veprimet postoperatore:
Pas operacionit te gjitha intrumentat merren dhe lahen me uje te bollshem, futen ne solucione dezinfektante, thahen dhe vazhdon procedura e risterilizimit.

Anda mungkin juga menyukai