Anda di halaman 1dari 28

Kur romancieri i degjuar R.

po kthehej heret ne mengjes ne Viene nga nje pushim i kendeshem triditor qe kish kaluar ne ajrin e paster te maleve, bleu nje gazete dhe, sapo i hodhi nje sy rreshqites dates, u kujtua se ate dite kishte ditelindjen. Dyzet e nje vjetha me vete, dhe kjo as e kenaqi e as e hidheroi.E shfletoi gezeten kalimthi,mori nje taksi dhe u nis per ne shtepi.Sherbetori e njoftoi se gjate asaj kohe kishin ardhur dy vete dhe disa te tjere e kishin marre ne telefon,pastaj i solli posten mbi nje tabaka.Romacieri kontrolloi i qete datat dhe grisi disa zarfe qe i interesonin me shume,kurse nje zarf,me shkrim te panjohur dhe qe iu duk shume e trashe ,e vuri menjane.Nderkohe,sherbetori i solli ajin,ai u mbeshtet rehat-rehat ne kolltuk,shfletoi edhe nje here gazeten dhe kontrolloi disa boca,sakaq ndezi nje puro dhe e mori perseri letren te cilen qepare e pat lene menjane. Ajo leter kish afro tridhjete faqe, te shkruara me nxitim, me nje shkrim te huaj e te shqetesuar gruaje dhe dukej me teper nje doreshkrim,sesa nje leter.Padashur ai preku edhe nje here zarfin se mos kish mbetur ne te ndonje leter percjellese.Por zarfi ishte bosh dhe,po ashtu sikur edhe faqet, skishte adrese te derguesit dhe as nenshkrim.udi!mendoi ai dhe mori serish letren ne dore. Ty,qe sme ke njohur kurre! ishte shenuar siper fare,a si thirrje, a si titull Habia iu shtua : valle ,ajo leter i drejtohej atij apo ndonje njeriu te imagjinuar? Pernjeheresh iu zgjua kurreshtja dhe vazhdoi te lexoje:

*** "Dje me vdiq femija-tri dite e tri net luftova me vdekjen per te shpetuar kete krijese te vogel e te njome,dyzet ore qendrova prane krevatit te tij,ndersa gripi ia dritheronte nder ethe te zjarrta trupin e gjore.I vura pece te ftohta mbi ballin e zhuritur ,ia shtrengova dite e nate dokat e shqetesuara,perpelitese. Naten e trete nuk munda me u dorezova. Syte mu mbyllen pa e kuptuar.Tri a kater ore fjeta mbi karrigen e forte dhe,nderkaq,ate ma kish rrembyer vdekja.Tani ai qendron shtrire atje,i embli, i mjeri djale atje,ne krevatin e tij te ngushte feminor,po ashtu si ishte gjalle,vetem syte ia kan mbyllur ,ata syte e zgjuar e te zinje,duart ia kane kryqezuar mbi kemishen e bardhe dhe kater qirinje digjen ne kater ipet e krevatit.Une sguxoj ti hedhe syte andej , sguxoj te leviz ,sepse,kur flakerojne qirinjte mbi fytyren e tij dhe mbi gojen e kyur rreshqasin hije ,dhe pastaj duket sikur i levize tiparet dhe une do te kuptoj qe s ka vdekur, qe do te zgjohet perseri dhe me zerin e tij tingellues do te me thot diqka feminore,dika te embel.Por une e di : ai ka vdekur. Nuk dua te veshtroj me andej ,per te mos shpresuar edhe nje here ,per te mos u genjyer edhe nje here.Une e di, e di qe dje me vdiq femija-tani vetem ty te kam ne bote,vetem ty ,qe sdi asgje per mua:ty, qe

nderkohe zbavitesh dhe merresh me njerez ose me sende qe te rrethojne.Vetem ty ,qe sme ke njohur kurre dhe qe gjithemone te kam dashuruar Tani ndeza qiririn e peste dhe e vendosa ketu , ne kete tryeze, mbi te cilen po te shkruaj-sepse une smund te qendroj fillikat vetem me femijen tim te vdekur,pa e zbrazur zemren! Dhe kujt ,perve teje,mund ti flisja ne kete ore te llahtarshme? Vetem ty,se ti dhe tani ,si gjithemone,je per mua gjithka !Ndoshta sdo te mund te flas fare qarte me ty,ndoshta ti sdo te me kuptosh oh, koken e kam te rende,gjaku me levrin nder temtha ,me vjen sikur me bien me eki,dhe gjymtyret me dhembin shume .Me duket se me kann zene ethet,ndoshta me ka mberthyer edhe gripi ,i cili tani po troket shtepi me shtepi.Dhe kjo do te ishte nje gje e mire,se pastaj do te perfundoja si femija im dhe sdo te kisha nevoje te ve dore mbi vete. Ngandonjehere me erren syte,ndoshta sdo te mundem as ta perfundoj kete leter por une dua ti mbledh te gjitha forcat e mia ,per te folur nje here,vetem kete here me ty,me ty i dashur,qe s'me ke njohur kurre! Vetem me ty dua te flas ,dua te ti them te gjitha per te paren here ,ti do ta kuptosh te gjithe jeten time ,e cila gjithemone ka qene e jotja dhe per te cilen ti kurre ske ditur gje prej gjeje.Po te fshehten time do ta marresh vesh atehere ,kur te vdes-qe te mos kesh nevoje te me kthesh pergjegje-kur kjo, qe tani po mi ngrin e po mi zhurit gjymtyret ,te jete me te vertete fundi im. Po te mbetem gjalle,atehere do ta gris kete leter dhe do te vazhdoj te hesht,si kam heshtur gjithmone. Por,nese ndonjehere ti do ta mbash nder duar letren time,atehere dije se nje e vdekur po te rrefen rrefen jeten e saj,e cila ishte edhe e jotja qysh nga ora e pare e gjer te ora e saj e fundit. Mos u tremb nga fjalet e mia: nje e vdekur s kerkon asgje ,ajo sdo as dashuri ,as meshire dhe as ngushellim. Vetem dika kerkoj prej teje: te mi besosh te gjitha ato qe po ti zbulon dhimbja ime e arratisur drejt teje. Te gjitha mi beso,vetem per kete te lutem: askush nuk genjen ne oret e vdekjes se femijes se vetem... Te gjithe jeten time dua ta zbuloj ,kete jete ,e cila ne te vertete filloi ate dite kur te njoha ty. Me pare gjithka me dukej e turbullt dhe e ngaterruar,aty kujtesa ime nuk e hishte shikimin kurre,me dukej si nje lloj qilari me sende te pluherosura,per te cilat zemra ime nuk dinte me asgje.Kur erdhe ti ,une isha trembedhjete vjee dhe banoja ne po ate shtepi ,ku banon ti tani,ne po ate shtepi,ku ti tani po mban ne duar kete leter,frymen e fundit te jetes sime,une banoja ne te njejtin korridor,mu karshi deres se apartmanit tend.Ty sigurisht ste kujtohet me ,se mban dot mend vejushen e varfer te kryellogaritarit ( ajo vishej gjithmone ne te zeza) dhe vajzen e sah akoma te parritur e te dobet- ne rrinim perhere te nemitur e ne punen tone,te kredhur ne varferine tone mikroborgjeze-, ti se ke degjuar ndoshta kurre emrin tone , sepse ne skishim as pllake ne deren e baneses dhe askush sna vinte , askush spyeste per ne. Pastaj ka kaluar edhe shume kohe qe atehere, kane kaluar pesembedhjete,gjashtembedhjete vjet ; jo, ti sigurisht sna mban dot mend ,i dashuri im ; por une ,oh, une e kujtoj me pasion do vogelsi ! Si sot me kujtohet dita ,jo ,ora,ne te

cilen per te paren here degjova per ty,per te paren here te pashe ; dhe si mund te mos kujtohem , kur atehere filloi per mua jeta e vertete ! Duro,i dashur,qe ti tregoj te gjitha , te gjitha qe nga fillimi. Te lutem , mos u lodh duke me degjuar kete ore mua ,qe su lodha duke te dashuruar gjithe jeten ! Perpara se te vije ti ne shtepine tone,pas deres sate banonin njerez te shemtuar ,te liq e grindavece.Megjithese edhe vete ishim te varfer , e urrenin me teper varferine e fqinjeve , na urrenin ne,sepse sdonim te kishte gje te perbashket me ate llum te degjeneruar .Burri ishte pijanec dhe e zhdepte ne dru te shoqen;shpeshhere ne ngriheshim naten nga gjumi , te lemerisur prej zhurmes se karrigeve qe perplasnin dhe pjatave qe thyenin ; nje here, gruaja, e lare ne gjak , me flok te shpupurishur , u turr tatepjete shkalleve,dhe pas saj shfryente e turfullonte i dehuri , gjersa njerezit dolen te pragjet e tyre dhe e kercenuan se do ta therrisnin policine.Im me qysh ne fillim nuk u shoqerua me ta dhe mua ma kishte ndaluar te flisja me femijet e tyre, te cilet ne do rast hakmerreshin me mua.Kur me takonin rruges , me thoshin fjale te ndyera dhe nje here me goditen me topa debore aq te forte ,saqe me plasi gjaku ne balle.Te gjithe ata qe banonin me ne, i urrenin keta njerez dhe, kur papritur ndodhi dika me duket se burrin e burgosen per vjedhje- dhe kur atyre iu desh te dilnin nga shtepia me gjithe rraqe, ne te tere morem fryme lirisht.Per disa dite te tera dera e shtepise qendroi i varur lajmerimi per dhenie me qira; pastaj e hoqen,dhe nepermjet pergjegjesit u perhap me shpejtesi lajmi se nje shkrimtar , nje zoteri e kish zene apartamentin.Ate kohe ,per te paren here , une e degjova emrin tend. Dhe , pas disa ditesh , erdhen bojaxhiu , dekoruesi , pastruesi dhe tapicieri , per te pastruar banesen e felliqur; degjohej ekii , shkundnin ,pastronin ,kruanin ,por nena ishte e kenaqur : ajo thoshte se tani i erdhi fundi rregullimit atje karshi nesh.Vetem se ty, edhe gjate mbartjes , nuk te pash dot; te gjitha keto pune i mbikqyrte sherbetori yt , ai sherbetor zoterinjesh , i shkurter ,serioz, me flok te thinjur, i cili kujdesej per gjithka , me qetesi e zotesi.Ai na pelqente te gjitheve; se pari ,pse nje sherbetor zoterinjesh ishte dika krejt e rralle per ne dhe, se dyti pse ai me te gjithe ishte jashtezakonisht i sjellshem ,por megjithate dinte te mbante distance me sherbetoret e tjere dhe nuk futej kurre be muhabete te kota.Qe diten e pare nenen time e pershendeste me nje sjellje te matur serioze.Kur permendte emrin tend , kete e bente perhere me njefarlloj nderimi , me nje respekt te veante kuptohej menjehere se per ty ai ishte me teper se nje sherbetor i zakonshem.E desha shume Johanin plak e te mire,por edhe e kisha zili ,sepse qendronte perhere prane teje dhe sepse te sherbente ! Po ti tregoj te gjitha keto, i dashuri im, te gjitha keto gjera te vogla, pothuajse qesharake, qe ti ta kuptosh se si qe ne fillim , munde te shtrish pushtetin tend te madh mbi nje vajze te turpshme e te druajtur, si isha une.

Perpara se ti vete te hyje ne jeten time, ekzistonte nje brerore rreth meje, nje nam pasurie,veantie dhe fshehtesie te gjithe ne n shtpine e vogl t periferise( njerezit qe bejne nje jete te mbyllur , jane gjithmone kurreshtare per do gje te re qe shtjellohet para portes se tyre)por e prisnim me padurim ardhjen tende.Dhe sa forte mu shtua kjo kurreshtje ,kur nje pasdreke , tek po kthehesha nga shkolla ,pash perpara shtepise karrocen me mobilje!Me te shumtat ,orendite e renda ,hamejte i kishin ngjitur me kohe ,tani po mbartnin gjerat e vogla: Une qendrova te porta per ti soditur te gjitha ,sepse te gjitha sendet e tua ishin uditerisht te ndryshme,si ato une nuk kisha pare kurrendonjehere tjeter:kishte midis syresh idhuj indiane, skulptura italiane,piktura te medha e te larme, dhe ne fund vinin librat ,aq te shumte dhe aq te bukur ,sa smund ta kisha perfytyruar kurre.Ato ti rreshtuan perpara deres, aty i mori ne dorezim sherbetori yt dhe nisi tia heq pluhurin me pupul do vellimi. Une vertitesha me kersheri rreth turres qe sa vinte e zmadhohej, sherbetori yt nuk me perzuri ,por as nuk me afroj , keshtu qe sguxova te prej asnje liber ,megjithese kisha shume deshire ti ledhatoja kapaket e tyre prej lekure te bute.Vetem titujt i veshtroja me bishtin e syrit , kishte ndermjet syresh libra ne frengjisht , ne anglisht dhe ne disa gjuhe qe si kuptoja .Me duket se do te mund ti kisha soditur te gjithe ore me radhe ,por ne ato aste me thirri nena. Gjithe naten mendova per ty,pa te njohur akoma. Une vete kisha vetem nje duzine librash te lire, te lidhur me karton te dobet , te cilet i doja me shume se do gje tjeter dhe i lexoja vazhdimisht.Dhe tani po me mundonte pyetja , se si duhej te ishte valle ai njeri , te cilit i perkisnin dhe qe i kish lexuar te gjithe keta libra te mrekullueshem , qe dinte gjithe keto gjuhe dhe qe ishte aq i pasur e njekohesisht aq i ditur.Njeva njefar admirimi mbinjerezor ,qe mu shtua edheme teper nga ata libra te panumert.Perpiqesha te te parafytyroja: te kujtoja nje burre te shkuar nga mosha , me syze e me nje mjekerr te gjate e te thinjur , te ngjajshem me profesorin tone te gjeografise , vetem se shume me bujar , me te pashem e me te bute-nuk e di pse qysh atehere qeshe e sigurte se ti duhej te ishe i pashem , megjithese te parafytyroja plak.Ate nate,pa te njohur akoma, te pashe ne enderr per te paren here. Te nesermen ti erdhe ,por, megjithese te pergjova, ste pashe dot kjo ma shtoi edhe me teper kurreshtjen .Me ne fund , diten e trete , te pashe: dhe u habita, u trondita shume qe ti mu shfaqe krejt ndryshe , qe ti nuk i gjasoje fare asaj ikones se perendishme ! Kisha enderruar nje plak babaxhan me syze , kurse erdhe titi ,ashtu i teri , si je edhe sot , o ti i pandryshueshem , mbi te cilin vitet perplasen e rreshqasin pa force!Ti kishe veshur kostumin e lezetshem sportiv bojekafe te hapur dhe me ate ecjen tende te lehte djaloshare i ngjite shkallet, duke i marre dy e nga dy njeheresh. Kapelen e mbaje ne dore dhe une, e mahnitur sa sbehet me te pash fytyren e ilter e te gjalle me ato flok te dendur.Vertete qe u tremba e u habita kur te pash aq te

ri,plot hir e te pashem , me shtatin e derdhur, elegant.Dhe a nuk eshte udi: qe ne kete ast te pare e ndjeva fare qarte ate ,qe une dhe gjithe te tjeret ndjejne posaerisht dhe mjaft shpesh te ti: qe ti je njefarelloj njeriu i dyfishte, nje djalosh i zjarrte , i lehte , i dhene i teri pas zbavitjeve dhe aventurave dhe, njekohesisht , ne artin tend nje burre serioz , i patundur , i ndergjegjshem , i ditur e i mesuar sa ska me! Pa e kuptuar ,une ndjeva ate qe qe ndjente do njeri te ti : qe ti beje nje jete te dyfishte, nje jete me nje faqe qe elet , te kthyer ndaj botes , dhe me nje tjeter krejt te erret , te cilen e dije vetem ti dhe kete dyzim te thelle , kete te fshehte te qenies sate une, trembedhjete vjearja, krejt e magjepsur , e ndjeva qe ne veshtrimin e pare. A ke nisur ta kuptosh tani , i dashuri im, se mrekulli, se fshehtesi joshese ke qene ti per mua ,femijen! Nje njeri , te cilin e nderonin , sepse shkruante libra , sepse ishte i famshem ne nje bote tjeter te madhe , te huaj per mua! Dhe kete njeri ta zbuloj papritmas si nje burre te ri njezetepesevjear, elegant e plot hare djaloshare!A duhet ta them akoma , se qe nga ajo dite ne shtepine tone , ne gjithe boten time te varfer femijerore sme interesonte gje tjeter perve teje , se une me tere kryeneesine dhe me tere ate durim kembengules te moshes sime , endesha vetem rreth jetes sate , rreth qenies sate! Une te pergjoja ty, pergjoja zakonet tua, pergjoja njerezit qe vinin te ti, dhe te gjitha keto , ne vend qe te ma pakesonin , ma shtonin edhe me teper kurreshtjen per ty, sepse i gjithe dyzimi i qenies sate shprehej ne llojet e ketyre vizitave.Te ti vinin djem te rinj, shoket e tu, me te cilet ti qeshje dhe silleshe i shfrenuar: vinin studente varfanjake , dhe pastaj zonja qe zbrisnin nga vetura ; nje here te erdhi drejtori i operas , pastaj perseri vajza te reja qe ndiqnin akoma shkollen tregtare dhe qe futeshin te druajtura , rreshqitas ne dere, shume, jashtezakonisht shume femra. Mua s'me shkonte mendja per te keq, bile as atehere , kur nje mengjes , tek nisesha per ne shkolle , pashe nje zonje te mbuluar me vello te dendur qe doli nga dera jote.Une isha vetem trembedhjete vje, dhe nuk e dija se kurreshtja e apasionuar femijerore, me te cilen te gjurmoja e te pergjoja , ishte vertete dashuri. Por une e mbaj mend fort mire, i dashur , diten dhe oren , kur u bera e tera dhe pergjithemone pas teje: sapo isha kthyer nga shetitja me nje shoqe shkolle dhe po qendroja me te duke bere muhabet perpara portes .Atehere erdhi nje veture , qendroi dhe pernjeheresh ti kerceve jasht ne ate menyren tende te rrembyer e te zhdervjellte, e cila edhe sot me terheq aq shume , ti u drejtove nga porta , pa e ditur shkakun , e ndjeva veten te detyruar te te hap porten dhe keshtu te zura rrugen , saqe perpak u perplasem me njeri tjetrin .Ti me veshtrove me ate shikimin e e ngrohte e te bute qe me perpiu dhe qe ishte si nje ledhatim: me nenqeshe po, nuk mund te them ndryshe , me nenqeshe , me perkedhele dhe me the me nje ze fare te ulet e pothujase te embel: Shume faliminderit , zonjushe! Kjo ishte e tera , i dashur , dhe qe nga ai ast qe kur ndjeva ate veshtrim

te bute e perkedheles , u bera e jotja . Por me vone, shume shpejte , mesova se kete veshtrim , qe e mahniste dhe e rrembente tjetrin, kete veshtrim qe me mbulonte dhe njekohesisht me zbulonte dhe qe mund ta kishte vetem nje tundues i lindur , ti ia hidhje do gruaje qe te prekte kalimthi, do shiteseje qe te sherbente, do sherbetoreje qe te hapte deren. E kuptova qe ky veshtimi yt nuk ishte aspak i vetedijeshem ose vetem nje teke: ishte butesia jote ndaj grave ajo qe te bente veshtrimin aq te embel a te ngrohte , pa e ditur as ti vete.Kurse une, vasheza trembedhjete veare , nuk e shkoja ndermend kete : une isha si e zhytur ne zjarr.Pandehja qe kjo perkedhelja me perkiste vetem mua , vetem e vetem mua , dhe ne kete ast te pare ne shpirtin tim, ne shpirtin e nje vajze te parritur , u zgjua dika e quaja veten grua dhe tu dorezova pergjithemone. Cili eshte ky ? me pyeti shoqja ime.Une sisha ne gjendje ti pergjigjesha pernjeheresh. Me ishte e pamundur te permendja emrin tend : qe ne kete ast te pare e te vetem ai mu be i shenjet, u be sekreti im. Ah , nje zoteri qe banon ne shtepine tone , belbezova pastaj e hutuar .Po atehere pse u skuqe aq shume kur te pa ? u tall shoqja ime me gjithe ligesine e nje femije kurreshtare.E pikerisht sepse e ndjeva qe ajo po tallej me sekretin tim ,mu ngjit akoma me shume gjaku nder faqe.Nga hutimi u bera brutale :Bibe! i thash me egersi.Ate ast kisha qejf ta mbysja.Por ajo vetem sa u gajas edhe me forte dhe me perbuzje , gjersa e ndjeva se po me mbusheshin syte me lot nga inati i pafuqishem.E lash ne vend dhe u turra siper. Qe nga ai ast u dashurova.Une e di se ty, te llastruarit , kete fjale grate ta kane thene shpeshhere.Por besom, askush nuk te ka dashuruar aq skllaverisht , aq me pervuajtje , sa ajo krijesa qe isha une dhe qe kam mbetur gjithemone per ty, sepse asgje ne bote si perngjet dashurise se fshehur ne erresire te nje femije, mbasi ajo eshte e pashprese, aq e nenshtruar, aq e dhene , aq pergjeruese dhe aq e zjarrte, sa nuk mund te jete kurre dashuria plot epsh e e pangopur e nje gruaje te rritur.Vetem femijet e vetmuar mund te ruajne te gjithe pasionin e tyre: te tjeret i nxjerrin ne tregun e llafeve te kota dhe i ndjenjat e tyre dhe i bjerrin ne mirebesim e ne intimitet: ata kane lexuar dhe degjuar shume per dashurine dhe e dine se ajo eshte nje fat i perbashket.Ata luajn me te , sikur te qe ndonje loder , shesin mend me te, si kalamajt kur ndezin cigaren e pare. Kurse une, une skisha asnjeri kujt te ja hap zemren , asnjeri sme kish mesuar e paralajmeruar , isha pa pervoje dhe pa te keq: une u hudha drejte fatit tim, si drejte nje gremine. Gjithka qe rritej e shperthente tek une, te njohte vetem ty si shok te besueshem: im ate kish vdekur me kohe , nena me dukej si e huaj me sjelljen e saj te brengosur e te shtypur dhe me friken e perhereshme te pensionistes: shoqet e shkolles, gjysme te oroditura , me ishin neveritur, sepse loznin si mendjelehta me ate, qe per mua ishte pasioni me i shtrenjet.Keshtu qe do gje, qe zakonisht therrmohet e copetohet, te gjithe qenien time te ndrydhur , por qe perseri shperthente gjithemone me padurim , e hodha drejt teje.Ti ishe per mua si te ta them?

do krahasim i veante eshte i paket- ti ishe per mua gjithkaja , e gjithe jeta ime. do gje ekzistonte vetem atehere kur kishte lidhje me ty, do gje ne jeten time kishte kuptim vetem atehere , kur ishte e gershetuar me ty. Ti ma ndryshove te gjithe jeten.Une, qe ne shkolle isha mosperfillese dhe mesatare , tani u bera pernjeheresh e para e klases: lexoja me qindra libra deri naten vone, sepse e dija se ti i doje librat; per habine e sime mje ,papritur , me nje kembengulje pothuajse fanatike, fillova te ushtrohem ne piano, sepse pandehja se ti e pelqeje muziken.I pastroja i qepja rrobat e mia , vetem qe te dukesha terheqese dhe e paster ne syt e tu: tmerri im- se ne perparesen e vjeter shkollore ,( ajo ishte bere nga nje fustan i vjeter i nenes) ne anen e majte , ndodhej nje arn katerkendeshe!Kisha frike se mos ti e pikasje dhe me perbuzje ,prandaj gjithemone,kur ngjitja shkallet, shtrengoja mbi anten e shkolles, duke u dridhur nga frika se mos e shihje ti .Por marrezi ishte kjo : ti kurre , pothuajse kurre sme ke veshtruar E megjithate , pothuajse gjithe diten une sbeja gje tjeter , vese te prisja e te pergjoja ty. Dera jone kishte nje vrime me nje rreth bronzi , nepermjet se ciles mund te shihej dera jote perkarshi. Kjo vrime jo,mos qesh i dashur,as sot nuk me vjen turp nga ato ore,- ishte syri im qe veshtronte boten e jashtme : atje ,ne koridorin e akullt , e tulatur nga frika e dyshimit te nenes ,gjate atyre muajve e viteve,qendroja me liber ne dore pasdreke te tera ne pergjim,e ngrehur si nje tel qe tingellonte,kur e prekte prania jote.Isha gjithemone prane teje,gjithemone e tendosur dhe ne levizje,por ti mund te me ndjeje po as sa e ndjen edhe tendosjen e zemrekut te sahatit qe mban ne xhep, i cili ne erresire ti numeron a ti mat oret, te percjell rruges me trokitje te padegjuara zemre,kurse ti i hedh vetem nje shikim te shpejte ,nje here ne gjithe ato miliona tik-take sekondash Une dija do gje tenden , ta njihja do zakon,do kravate.do kostum tendin : shpejte nisa ti njoh e ti dalloj edhe miqte e tu, duke i ndare ne te tille qe me pelqenin dhe ne te tille qe si shihja dot me sy: qe nga mosha trembedhjete ve e gjer ne gjashtembedhjete vje kam jetuar do dite me parafytyrimin tend . Ah ,marrezira nuk kam bere! E puthja dorezen e deres , te cilen e kish prekur dora jote , nje here mora fshehurazi nje bisht cigareje qe ti e kishe hedhur perpara se te hyje ne dhome, dhe ky ishte i shenjte per mua, sepse e kishin prekur buzet e tua. Qindra here naten, duke gjetur ndonje shkak , sulesha ne rruge per te pare, se ne cilen dhome tende ishte ndezur drita, keshtu qe mund te ndjeja m me siguri pranine tende te padukshme. Dhe ato jave, kur ti ndodheshe ne udhetim- gjithmone me ndalonte zemra nga frika,kur e shihja plakun Johan tek shpinte anten tende perposh-ato jave jeta ime ish e vdekur e pa kuptim.Buzevarur , e pezmatuar dhe gjithe inat bridhja poshte e perpjete dhe gjithmone duhej te kisha mendjen qe nena te mos ma lexonte deshperimin ne syte e mi te skuqur nga lotet. E di se keto qe po te tregoj , jane fluturime te kota,marrezira

femijerore.Duhej te me vinte turp,por turp nuk me vjen ,sepse kurre dashuria ime ndaj teje ska qene me e paster dhe me e zjarrte ,se sa nder ato shperthime foshjarake.Mund te te tregoja me ore te tera , me dite te tera , se si jetoja atehere me ty, me ty qe mezi me mbaje mend si fytyre , sepse kur te takoja ndonjehere te shkallet dhe smund te te largohesha ,atehere nga frika e veshtrimit tend te perflakur , sulesha kokeulur perbri teje, si nje njeri qe zhytet ne uje, vetem e vetem qe te mos percellohet nga zjarri. Me ore , me dite te tera mund te te flisja per ato vite , me kohe te arratisura , mund te te shfletoja gjith kalendarin e jetes tende: por une sdua te te bezdis , sdua te te mundoj.Vetem ngjarjen me te bukur te jetes sime dua te ta zbuloj , dhe te lutem te mos tallesh , pse, ndonese eshte nje dika aq e paket , per mua, femijen ishte nje lumturi e pafund. Duhej te kish qene nje e diele, ti ishe nisur per udhetim dhe sherbetori yt i terhiqte zvarre neper deren e hapur te apartamentit tend qilimat e rende, qe i pati shkundur . Ata ishin te rende per te dhe une, duke marre guximin , iu afrova dhe e pyeta ne mund ta ndihmoja. Ai mbeti i habitur ,por me lejoi , dhe keshtu e pashe- ah, sikur te mundja te ta tregoja se me adhurim dhe admirim banesen tende nga brenda, boten tende, tryezen ku ti punoje dhe mbi te cilen , ne nje vazo prej kristali te kalter , ishin vendosur disa lule : raftet e tua, fotografite e tua,librat e tua. Ishte vetem nje veshtrim fluturimthi e vjedhurazi ne jeten tende , sepse besniku Johan me siguri do te ma kish ndaluar soditjen e imte , por me kete veshtrim te vetem une e thitha te gjithe atmosferen dhe kisha me se ti ushqeja enderrat e mia te pafundme , zgjuar dhe ne gjume. Kjo , kjo minute e shpejte , ishte me e lumtura e te gjithe femijerise sime. Kete desha te ta tregoj qe ti , qe sme njeh , te nisesh e ta kuptosh me se fundi se si u var ne ty nje jete dhe si humbi. Kete desha te ta tregoj dhe pastaj ate tjetren , oren me te tmerrshme , e cila mjerisht u ndodh aq prane se pares. Sic te thashe ,per hatrin tend i kisha harruar te gjitha , skisha me kujdes per nenen time dhe as qe e aja koken per njeri. Nuk me ra ne sy nje burre i shkuar , nje tregtar nga Insbruku , i cili ishte fis i larget i nenes sime , vinte tani me shpesh dhe qendronte me gjate te ne,po, bile kjo gje me vinte per te mbare , sepse ai nganjehere e shpinte mamane ne teater dhe une mund te mbetesha vetem , mund te mendoja per ty dhe te te pergjoja, gje qe ishte lumturia ime e vetme. Por nje dite ime m me thirri me nje fare lloj ceremonie ne dhomen e saj: kishte per te me thene dicka me rendesi. Une u zbeha dhe pernjeheresh zemra nisi te me rrahe me furi: mos valle kish pikasur apo zbuluar ndonje gje? Mendimi im i pare fluturoi drejt teje ti ishe sekreti qe me lidhte me boten. Por nena vete ishte e hutuar , ajo me puthi me dashuri dy-tri here ( gje qe se bente kurre), me afroi prane vetes ne kanape dhe pastaj , me nderprerje dhe pak e druajtur , filloi te me thot se kushuriri i saj , i cili ishte i ve, i kish propozuar per martese , dhe ajo, me fort per hatrin tim, kishte vendosur qe ta pranonte propozimin. Gjaku mu mblodh i teri ne zemer : vetem nje mendim u pergjegj nga thellesia e shpirtit tim mendimi per

ty.Po ne do te mbetemi ketu, apo jo ? arrita te belbezoj me mundim . Jo , ne do te vendosemi ne Insbruk , atje Ferdinandi ka nje vile te bukur. Fjalet e tjera nuk i degjova me .Syte mu erren. Me vone mora vesh se me kishte rene zali: degjova nenen tek i tregonte me ze te ulet njerkut , i cili kish pritur pas deres , se pernjeheresh pata ngritur duart dhe kisha rene mbrapsht porsi nje cope plumbi. Se ngjau ne ditet e mevonshme , se si une , nje femije e pafuqishme , i bera balle vullnetit te pushtetshem te tyre ,- kete nuk mund te ta pershkruaj. Edhe tani, kur e kujtoj , me dridhet dora tek po te shkruaj .Te fshehten time te vertete nuk mund ta tradhetoja ; keshtu qe kundershtimi im paraqitej vetem si kokefortesi , ligesi dhe kembengulje e kote.Askush nuk fliste me me mua, gjithshka u be pas kurrizit tim.Ata shfrytezuan oret kur une ndodhesha ne shkolle , per te pregatitur shpernguljen : sa here qe vija ne shtepi , ishte hequr ose shitur ndonje orendi.Une e shihja, se si po shkaterrohej banesa dhe me te edhe jeta ime , dhe nje here , kur erdha per dreke, hamejte i kishin marre te gjitha mobiljet. Nder dhomat e zbrazeta ndodheshin vetem ca valixhe dhe dy shtreter portative, per mua dhe nenen, ne to do te flinim edhe nje nate , naten e fundit , dhe te nesermen do te niseshim per Insbruk. Ne kete dite te fundit , une ndjeva qarte e me nje vendosmeri qe me erdhi papritur , se nuk mund te jetoja larg teje. Nuk dija asnje shpetim tjeter , ve teje. Se si e perfytyroja kete dhe nese isha vertete e afte per te perfytyruar dhe menduar nder ato momente te tmerrshme , kete sdo te mund te ta them dot kurre : por pernjeheresh nena nuk ndodhej ne shtepi u ngrita ashtu si isha , me perparesen e shkolles , dhe u nisa per te ti. Jo, nuk u nisa : dika me shtynte me force magnetike , me kembe te ngrira , drejte deres tende.Te thashe se nuk e dija mire kerkoja : desha te te bija me gjunje e te te lutesha te me mbaje si sherbetore , si skllave , dhe kam frike se mos ti me perqesh tani per kete fanatizem te pafaj te nje pesembedhjetevjeareje: por, i dashur , ti sdo te qeshje me sikur ta dije se qysh qendroja atehere ne koridorin e akullt , e tulatur nga frika , por prapeseprape e shtyre nga pas prej nje fuqie te padukshme , as vete nuk e di se qysh e shqita krahun e mpire nga trupi im , e ngrita dhe - ishte nje perleshje ndjenjash ne disa sekonda tmerresisht te gjata - e vura gishtin mbi susten e ziles. Akoma sot me tingellon ne vesh ajo jehone gervishese e ziles, dhe pastaj heshtja e thelle qe pasoi , kur me ndaloi zemra dhe i gjithe gjaku, per te pergjuar nese po vije ti Por ti nuk erdhe. Askush nuk erdhi. Si duket ti nuk ndodheshe ne shtepi ate pasdreke dhe Johani kish dale sigurisht per te psonisur: atehere une , duke pasur ende ne vesh jehonen e vdekur te ziles , u zvarrita perseri drejte baneses sone te rregulluar , te zbrazur dhe u hodha e kapitur mbi nje deng , e lodhur nga ato kater hapa , a thua se kisha ecur me ore te tera neper debore te thelle. Por nen kete kapitje digjej akoma e pashuar vendosmeria per te te pare ty, per te folur me ty, perpara se te me shkulnin qe andej.Te betohem se nuk kisha asnje mendim epshi: une isha

akoma e paditur , por vetem se nuk mendoja gje tjeter perve teje. Desha te te shihja dhe nje here te vetem, desha te mberthehem pas teje . Pastaj , gjithe ate nate , gjithe ate nate te gjate te llahtarshme , te prita ty, i dashur. Sapo u shtri nena ne krevatin e saj dhe sapo e zuri gjumi , une rreshqita ne paradhome per te pergjuar kur do te vije.Gjithe naten te prita dhe ishte nje nate e acarte janari. Une isha e rraskapitur, gjymtyret me dhembnin dhe s'kishte as edhe nje karrige mbi te cilen te prehesha, keshtu qe u shtriva mbi dyshemene e akullt , ku bente korrent nga ana e deres.E veshur vetem me nje fustan te holle , rrija shtrire ne dyshemene e ashper e te ftohte sepse s desha te marr batanije , nga frika se mos po ngrohesha dhe me zinte gjumi , pa degjuar hapat e tua . Me dhimbte i gjithe trupi , u mblodha kruspull e dridhesha si purteke : me duhej te ngrihesha here pas here, se te ftohtit ne ate erresire te lemeritshme nuk durohej dot. Por une te prisja , te prisja , te prisja , ashtu si pritet fati. Dhe ja, me ne fund duhej te kishte qene ora dy ose tre pas mesnate degjova tek hapej porta perposh , dhe pastaj hapa qe ngjitnin shkallet.Te ftohtet u zhduk si me magji , nje vale e ngrohte me rreqethi shpirt e trup , e hapa deren me ngadale per te te dale perpara , per te te rene ne kembeAh ,une se di fare do te kisha bere atehere me budallallekun tim foshnjarak! Hapat po afroheshin , nje drite shkrepetiu. Me dore te dridhur mbaja dorezen e deres. A ishe ti, valle? Po , ti ishe , i dashur - por nuk ishe vetem. Une degjova nje te qeshur te mekur e giciluese , pastaj fershferimen e nje fustani prej mendafshi dhe,me ne fund, zerin tend te ulet - ti po ktheheshe ne shtepi me nje femer Nuk e di se si arrita ta kaloj ate nate .Te nesermen ne mengjes , me ora tete, me moren per ne Insbruk : tani nuk kisha me fuqi per te kundershtuar Mbreme me vdiq femija tani do te jem perseri e vetme . Nese do te jetoj akoma , neser do te vijne ca burra te huaj , te vrazhde e me rroba te zeza, dhe do te sjellin nje qivur: dhe ne qivur do te vendosin djalin tim te gjore. Ndoshta do te vijne edhe miq dhe do te sjellin kurora , por i duhen lulet mbi qivur ? Ata do te me ngushellojne dhe do te me thone ca fjale, fjale, fjale : por a do te mund te me ndihmojne? Une e di: prape do te jem e vetme. Dhe ska gje me te tmerrshme se te mbetesh e vetem ne mes njerezish. Kete e provova atehere nder ato dy vjetet e pasosur ne Insbruk , qe nga i gjashtembedhjeti gjer tek i tetembedhjeti vit i jetes sime, kur jetoja ne familjen time, porsi nje e burgosur, porsi nje e neveritur. Njerku , nje burre shume i qete e i heshtur , sillej mire me mua, sikur te donte te lante nje faj te paqene , mi plotesonte te gjitha deshirat , djelmosha te rinj kerkonin doren time , por une i largoja te gjithe me kryeneesi. Nuk desha te jetoja e lumtur , e kenaqur larg teje: me dashje e varrosa veten ne nje bote te erret vetemundimi dhe vetmie.Fustanet e reja e te larme qe mi blinin , si vishja fare, sdesha te shkoja neper koncerte e teatro ose te beja pikniqe ne shoqeri gazmore. As qe dilja fare ne rruge:

a do te me besosh , i dashur, se ne ate qytet ku jetova dy vjet , nuk njoha as dhjete rruge? Mbaja zi , sepse desha te mbaja zi, dehesha ne do vuajtje te re qe i shkaktoja vetes, perve vuajtjes se madhe qe ndjeja nga mungesa jote. Dhe,nga ana tjeter , une nuk desha te hiqja dore nga pasioni im , doja te mendoja vetem per ty. Qendroja vetem ne shtepi, me ore, me dite te tera dhe sbeja gje tjeter , vese mendoja per ty , sillja ndermend gjithmone e gjithmone ato qindra kujtime te vockela, do takim, do pritje ia shfaqja vetes keto episode porsi ne nje teater. Dhe pikerisht sepse e perseritja pa numerim do ast te atehershem , me mbeti ne kujtese ne menyre aq te zjarrte e te pashlyeshme edhe e gjithe femijeria ime do ast te atyre viteve te shkuara une e ndiej akoma te gjalle, sikur te me kish kaluar perseri neper gjakun tim te vale. Vetem per ty jetoja atehere , i blija te gjitha librat e tua: kur dilte emri yt ne gazete , per mua ishte dite feste. A do te ma besosh qe une e di permendesh do rresht te librave te tu - aq shpesh i kam lexuar?! Sikur te me zgjonte njeri naten dhe te me lexonte ndonje rresht te shkeputur , une edhe sot pas trembedhjetevjetesh , do te mundem ti vazhdoj si neper enderr fjalet qe vijne pas: keshtu , do fjale jotja ishte per mua ungjill dhe urate. E gjithe bota ekzistonte vetem e lidhur me ty, neper gazetat e Vjenes une lexoja per programet e koncerteve, e premierave vetem duke menduar , se cilat prej syresh do te interesonin ty, dhe kur vinte mbremja , te percillja me mend : ja tani ai po futet ne salle, tani po ulet. Me mijera here e perfytyroja kete , vetem e vetem sepse dikur te kisha pare ne nje koncert Po pse te ti tregoj te gjitha keto , kete fanatizem te mendur qe drejtohej kunder vetes sime, keto ndjenja tragjike e te pashpresa te nje femije te braktisur ?Perse tia tregoj nje njeriu , qe sme kish aspak nder mend dhe qe per te gjitha keto nuk dinte gje prej gjeje ? Po valle a isha vertet akoma femije atehere? Mbusha te shtatembedhjetat e pastaj te tetembedhjetat ...Te rinjte nisen te kthenin koken rruges , por ata ve me inatosnin. Sepse dashuria , ose vetem nje zbavitje me dashurine , duke pasur ndermend nje tjeter perve teje - oh , kjo ishte per mua nje gje krejt e pakuptueshme, krejt e huaj dhe e pamundur! Bile , vetem tundimi do te me dukej krim ! Pasioni im per ty mbeti po ai : vetem se filloj te rritej me trupin tim, me shqisat e mia te zgjuara nga dremitja , filloj te behej me i zjarrte , me trupor me femeror. Dhe ajo, qe smundi ta perfytyronte atehere femija me vullnetin e saj te shtypur e te pamesuar kur i ra ziles ne deren tende, ajo tani mu be ideja ime e vetme: te te falesha ty, te te jepesha ty Njerezit qe me rrethonin , me quanin si nje vajze te permbajtur e te turpshme , me quanin si nje vajze teper te urte ( une e kisha shtrenguar fort ndermjet dhembeve te fshehten time) . Por sa vinte , me shtohej nje vullnet i elikte .Te gjitha mendimet e veprimet e mia synonin vetem nje qellim: te kthehesha ne Vjene , te kthehesha te ti. Dhe une ia arrita qellimit , sado qe te tjeret sme kuptonin dot. Njerku im ishte i pasur , ai me konsideronte si femijen e vet. Por une me kokefortesi te eger ngula

kembe qe te fitoja vete buken time dhe arrita me ne fund te shkoja ne Vjene e te hyja ne pune ne nje dyqan te madh rrobash te gatshme , prone e nje farefisi tone.A eshte nevoja te ta them se ku me cuan kembet ,kur me se fundi , me se fundi ne nje mbremje te mjegullt vjeshte u ndodha ne Vjene ? I lashe valixhet ne stacion dhe u sula drejt tramvajit te pare , per te vrapuar ne shtepi. Por sa e ngadalshme me dukej ecja e tij! udi... ai stacion me deshperonte! Dritaret e tua ishin te ndriuara , zemra me kendoi ne kraheror nga gezimi . Vetem tani mori perseri gjalleri qyteti , i cili me pati rrethuar me zhurmen e tij te marre e te pakuptimte, vetem tani nisa te jetoj perseri , tani qe te ndjeja ty .Ty , enderren time te pavdekshme Por une nuk e dija qe, ne te vertete, pas luginave maleve dhe lumenjve, ndodhesha po aq larg vetedijes tende sa edhe tani, kur ndermjet teje dhe veshtrimit tim vezullues ndodhej vetem xhami i holle e i ndiuar i dritares tende. Une veshtroja lart, gjithmone lart : atje kishte drite , atje ishte shtepia, atje ishe ti, atje ishte bota ime. Dy vjet e pata enderruar kete ore - e tani ajo mu dhurua.Ate mbremje te gjate , plot lageshti e mjegull , qendrova perpara dritareve te tua, gjersa u fik drita. Vetem atehere u nisa per te gjetur nje banese te re. Pastaj do nate qendroja perpara shtepise tende.Gjer me ora gjashte kisha sherbim te zorshem e te lodhshem , por kjo gje me kenaqte , sepse shqetesimi ne pune sme linte qe te ndjeja dhembjen shtypese te shqetesimit tim. Dhe menjehere , porsa shungullonin pas meje qepenat e hekurta , une nxitoja drejte e te caku i dashur. Vetem sa te te shihja njehere,vetem sa te te takoja - kjo ishte e vetmja deshire e imja: me veshtrimin tim te perfshija nga larg fytyren tende ! Dhe, me ne fund pas afro nje jave, ndodhi qe te te takoja dhe bile , pikerisht ne nje ast , kur nuk e pandehja : ndersa une ua kisha ngulur syte dritareve te tua , te pashe befas qe po kaloje rrugen. Dhe pernjeheresh une isha perseri ajo vajza trembedhjetevjeare : ndjeva se si gjaku mu ngjit neper faqe dhe, pa dashur , ne kundershtim me nxitjen time te brendshme , e cila me shtyente me mall drejt shikimit te syve te tu, ula koken dhe me shpejtesin e vetetimes,si nje e ndjekur , u sula dhe u zhduka perkrah teje. Me vone me erdhi turp qe u arratisa , sikur te isha nje nxenese shkolle , sepse tani une e kisha te qarte qellimin tim desha te te takoja: une te kerkoja , desha qe ti te me njihje me se fundi, pas gjithe atyre viteve te penduara ne nje det te tere malli , desha qe ti te me vije re, desha te dashurohesha prej teje! Por per shume kohe ti nuk me vure re, megjithese do nate , edhe ne mes te tufanit , edhe ne mes te cingerrimes se mprehte vjeneze une qendroja ne rrugen tende. Shpesh here prisja me ore te tera me kot, nganjehere ti dilje me ne fund nga shtepia, i shoqeruar me miq te ndryshem : dy here te pashe edhe me gra , dhe tani e kuptova qe isha rritur , e kuptova ate te rene , ate gjene tjeter ne ndjenjat e mia ndaj teje papritur nisi te me dridhej zemra, te me keputej shpirti , tek shihja nje grua te huaj qe ecte aq e

sigurte krah per krah me ty. Por nuk habitesha : keto vizitoret e tua te perhereshme i njihja qysh nga ditet e femijerise sime : por tani , pernjeheresh, kjo gje me dhembte ne tere trupin, dika brenda meje tendosej me armiqesi e njekohesisht me nje fare epshi kunder ketij familjariteti te hapur misheror me nje femer tjeter . Si isha , ashtu e mbushur plot me krenari femije , e ndoshta si kam mbetur edhe sot e kesaj dite , nje nate ste erdha fare : por sa e tmerrshme ishte kjo nate kokefortesie dhe kundershtimi! Te nesermen qendroja perseri e pervuajtur perpara shtepise tende , duke pritur, ashtu si ishte e thene te qendroja kurdohere duke pritur perpara jetes tende te mbyllur. Dhe me ne fund, nje mbremje ti me vure re.Une te kisha pare se largu tek po vije dhe vendosa qe te te mos largohem . Ndodhi qe rastesisht nje kamion , i cili po shkarkohej , na zuri rrugen dhe ti duhej te me kaloje medeomos fare prane.Padashur me zuri veshtrimi yt i shkujdesur dhe pernjeheresh , porsa e takoj shikimin tim gjithe vemendje , ai u be perseri ai veshtrimi yt i bute e perkedheles, qe e mbulonte e njekohesisht e zbulonte tjetrin , ai veshtrim qe me perfshinte e me terhiqte menjehere dhe i cili , qekur pata qene femije , per here te pare zgjoi tek une femren dhe me mesoi te dashuroj. Dhe une u drodha nga ai kujtim! Per nje ose dy sekonda ky veshtrim e mbertheu timin , i cili nuk mundej dhe nuk donte te shqitej pastaj ti me kalove prane. Mua me ndaloi zemra: mu desh ta ngadalesoj hapin dhe, ktheva koken nga pas , pashe se ti kishe qendruar dhe po me ndiqje me sy. Dhe nga menyra e interesuar dhe kurreshtare me te cilen po me vije re, e kuptova menjehere : Ti nuk me njohe! Ti nuk me njohe , as atehere , as kurre. Kurre, kurre nuk me ke njohur! Si ta pershkruaj i dashur, zhgenjimin trondites te atij asti. Ishte hera e pare qe une pesova ate fat: te mos njihesha prej teje, ate fat, te cilin e durova dhe e pesova nje jete te tere dhe me te cilin tani po vdes e panjohur, akoma e panjohur prej teje. Si te ta pershkruaj ate zhgenjim ! Sepse duhet ta dish ,qe ne ato dy vjetet e Insbrukut , kur une te kujtoja do ore dhe nuk beja gje tjeter vese perfytyroja ritakimin tone te pare ne Vjene , i pata enderruar te gjitha mundesite dhe rastet me te uditshme, duke i renditur - sipas gjendjes sime shpirterore prane asteve me te lumtura.Te gjitha nese mund te shprehem keshtu i kisha vendosur nder enderrat e mia : nder aste te zymta kisha perfytyruar se ti do te me largoje me perbuzje, do te me neveritje, sepse do te dukesha nje higje , nje vajze shume e shemtuar , shume e merzitshme.Te gjitha format e zemerimit tend , te ftohesise tende dhe te mos perfilljes tende , te gjitha i kisha perfytyruar nder vegime marrezisht te ndjeshme por kete , vetem kete gje te tmerrshme , nuk kisha guxuar ta parashikoj ne asnje enderr te shqetesuar te ndjenjave te mia , ne asnje mendim ,sado e pavlefshme qe me dukej vetja : qe ti nuk e kishe vene re kurre egzistencen time ! Por sot une e kuptoj - ah , ti me ke mesuar qe ta kuptoj !- se fytyra e nje vajze , nje gruaje duhet te jete nje gje shume e ndryshme per nje burre, sepse ne me te shumten e rasteve ajo eshte vetem pasqyre, here e nje pasioni , here e nje dikaje te lodhur , qe zhduket aq lehte pikerisht si nje pamje ne

pasqyre : se pra, nje burre mund ti harroj me shpejte tiparet e nje femre , mbasi ne to endet mosha , me te gjitha hijet dhe dritat e saj , mbasi edhe veshja e ndryshon here keshtu e here ashtu .Vetem te vuajturit behen me te vertete te ditur .Por , une vajza e atehershme , nuk mund ta kuptoj akoma harresen tende , sepse , ngaqe isha kurdohere e pushtuar nga mendimet per ty , me kish mberthyer ideja e mendur , se edhe ti duhej te me sillje shpesh nder mend e te me prisje : e si do te mundesha qofte edhe te merrja fryme , po ta dija se per ty nuk isha asgje , as kurre kujtimi per mua ste kish prekur ofte edhe kalimthi ! Dhe ky zgjim , i shkaktuar nga veshtrimi yt , i cili me tregoi se asgje jotja sme njihte me, se as nje fije sado e holle kujtese e jetes tende nuk lidhej me mua - ky zgjim ishte per mua gremisja e pare ne honin e se vertetes , parandjenja e pare e fatit tim te hidhur. Ti nuk me njohe atehere. Dhe kur dy dite me vone, veshtrimi yt me perfshiu me nje fare ngrohtesie ,si pasoje e ritakimit , prap nuk me njohe si ate, qe te pati dashuruar dhe qe ti e zgjove ,por vetem si nje vajze te bukur tetembedhjete vjeare , e cila para dy ditesh te kish zene rrugen po ne ate vend .Ti me veshtrove me nje habi te gezuar , nje nenqeshje e lehte ti vijosi buzet. Perseri me kalove prane dhe perseri e ngadalesove menjehere hapin : une nisa te dridhesha , e gjith qenia ime ishte nje klithje , nje lutje qe ti te me flisje. E ndjeva se per here te pare isha nje dika e gjalle per ty, edhe une e ngadalesova hapin, nuk t'u largova. Dhe pernjeheresh , pa u kthyer , te ndjeva prane meje , e dija se tani , per te paren here ta degjoja zerin tend te dashur te me fliste. Pritja mu be si nje paralize , nisa te frikesohem se mos do te detyrohesha te qendroj ne vend aq forte me trokiste zemra. Ne ate ast ti me arrite.Me fole ne ate menyren tende te hedhur e gazmore, sikur te ishim miq te vjeter ah , ti nuk dije asgje, ti kurre nuk ke ditur asgje per jeten time!- aq magji kishin fjalet e tua te thjeshta , saqe une munda bile te te pergjigjem.Ne ecem bashke gjer ne krye te rruges. Pasatj me pyete , nese deshiroja te hanim gjekundi bashke. Une te thash po.Dhe a kishte gje ne bote , valle, te cilen do te guxoja ta refuzoja? Ne hengrem se bashku ne nje restorant te vogel a te kujtohet se ku ka qene ? Ah jo, ti sigurisht nuk e dallon dot ate mbremje nga mbremjet e tjera te ngjashme , sepse, ne fund te fundit , isha une per ty ? Njera nder qindra te tjera , nje aventure si hallke e nje vargoi te pafund . E perse te kujtoheshe per mua ? Une flisja aq pak, sepse e ndjeja veten shume te lumtur qe te kisha prane , qe i degjoja fjalet e tua. Asnje ast nga gjithe ato aste nuk desha ta humbas, nuk desha nderpres me ndonje fjale te lehte , me ndonje pyetje te pavend. Kurre sdo ti harroj ato aste , do t i kujtoj gjithmone me mirenjohje , sepse ti ma plotesove gjer ne fund adhurimin tim te zjarrte ndaj teje: sdo ta harroj sjelljen tende te thjeshte , gjith takt, pa asnje kembengulje ,pa asnje nga ato ledhatimet e vrullshme e te rendomta , qe nga asti i pare ti kishe ndaj meje ate intimitet miqesor , me te cilin do te me beje per vete edhe sikur mos te isha falur e tera qekur.Ah , ti nuk e di se gje te madherishme plotesove

tek une , kur nuk mi shkove kot te pese vjetet e pritjes femijerore! U be vone, ne u ngritem.Te dera e restoranit me pyete ne isha me ngut, apo ne kisha edhe pak kohe te lire. Si mund te ta fshihja qe isha gadi te shkoja kudo me ty? Te thash se kisha kohe . Pastaj, duke kapercyer shpejte nje ngurrim te vogel , me pyete nese mund te vija pak te ti per te bere edhe ca muhabet . Me gjith qejf, tu pergjigja me te gjithe natyrshmerine e ndjenjes sime dhe e kuptova menjehere se ti u habite disi u hutove ose u gezove- nga shpejtesia e miratimit tim. Por sot une e kuptoj habine tende : une e di se grate e kane zakon- edhe ne rast se deshira per tu dhene i djeg e i zhurit qe ta mohojne gadishmerine e tyre , qe te bejne sikur tremben ose indinjohen gjera keto , te cilat mund te zbuten gjoja vetem me lutje kembengulese, me genjeshtra , betime dhe premtimeUne e di se ndoshta vetem profesionistet e dashurise , prostitutat , ose edhe vajza krejt naive e te paarritura , i pergjigjen nje ftese te tille me nje aprovim kaq te plote gazmor. Kurse tek une po si mund ta dije ti kete?ishte vetem vullneti i shnderruar ne fjale , malli i stuhishem e i shfrenuar i mijera diteve te mundimshme. Por, sidoqofte , ti u hutove, une fillova te te interesoj. E ndjeva , se gjate rruges ti me sodisje vjedhurazi dhe pak i habitur. Intuita jote,aq e magjishme dhe e sigurte ne do gje njerezore, parandjeu ketu menjehere dicka te jashtezakonshme, nje te fshehte te kjo vajze e bukur dhe e afrueshme.Ty tu zgjua kurreshtja , dhe une , nga menyra nuhatese e pyetjeve te tua qe mi beje larg e larg , e ndjeva se deshe ti afroheshe te fshehtes sime. Por une te bera bisht: me mire te paraqitesha e lehte, sesa ta tradhetoja sekretin tim. Ne u ngjitem ne apartamentin tend. Me fal, i dashur, nese po te them qe ti smund ta kuptosh far ishte per mua ajo shkalle , ai korridor , se dehje , hutim e gaz te marre torturues , pothuajse mbytes ndjeva nder ato aste! Edhe akoma tani nuk mund ta kujtoj ate kohe pa lote ne sy- edhe tani qe skam me lote! do send atje ishte i tejpershkruar nga pasioni im, cdo gje ishte nje simbol i femijerise sime, i mallit tim: porta, perpara se ciles te kisha pritur me mijera here shkallet , prej te cilave pergjoja gjithmone hapat e tua dhe nga te pashe per te paren here , vrima nga e cila veshtroja e dritheruar shpirt e trup, fshiresja e kembeve perpara deres tende mbi te cilen isha gjunjezuar nje here , kerkellima e elesit , nga e cila hidhesha gjithmone perpjete kur te pergjoja. E gjithe femijeria ime , e gjithe dashuria ime e kishin erdhen e tyre ne ato pak metra vend ; ketu ndodhej e gjithe jeta ime dhe tani te gjitha keto pllakoseshin mbi mua , porsi nje shtrengate e furishme tani , kur do gje , do gje po permbushej dhe kur une me ty , me ty, i dashur, po hyja ne banesen tende , ne banesen ton. Duhet ta dish megjithese do te te tingelloje si dicka trashanike ,por une sdi ta them ndryshe se gjer te pragu i deres tende per mua ,gjate nje jete te tere pat' ekzistuar nje e vertete , nje bote e rende , e perditeshme , dhe se ve pas atij pragu fillonte bota e perrallave femijerore, bota e njemije e nje neteve : duhet ta dish se me mijera here

une i kisha mberthyer veshtrimet e mia te ndezura mbi ate prag , te cilin tani e kaperceja si e dehur : dhe , po ta dish kete, atehere edhe do ta ndiesh vetem do ta ndiesh , por kurre sdo ta kuptosh plotesisht , i dashuri im!- se pjese jete ishte per mua kjo minute e stuhishme. Te gjithe ate nate e kalova te ti. Ti nuk e dije se gjer atehere mua sme kishte prekur asnje mashkull, se askush nuk e kish ndjere dhe pare trupin tim. Po si mund ta dije ti kete ,i dashur ?Une ste kundershtova fare, une e mposhta do ngurrim ,do ndjenje turpi, vetem e vetem qe ti mos te mundje te zbuloje te fshehten e dashurise sime per ty , e cila, me siguri,do te te kishte trembur - sepse ti dashuroje vetem te lehten, lozonjaren, fluturaken, ate qe nuk peshonte : ti ke frike te nderhysh ne fatin e nje njeriu tjeter.Ti kerkon vetem te harxhohesh , te jepesh i teri per te gjithe boten dhe nuk kerkon asnje therorizim. Nese tani po te them se tu dhashe virgjereshe , do te te lutem shume : mos me keqkupto ! Une spo te akuzoj , ti nuk me ke futur ne kurthe ,nuk me ke joshur , nuk me ke mashtruar, nuk me ke marre ne qafe une, une vete u mbertheva pas teje , u hodha ne gjirin tend , u hodha ne rrotat e fatit tim .Kurre , kurre nuk do te te akuzoj: jo , gjithmone do te te falenderoj , sepse shume e pasur , shume e ndritshme e plot gaz , shume e lumtur dhe enderrimtare pati qene per mua ajo nate! Kur i hapja syte ne erresire dhe te ndjeja prane meje ,uditesha pse mbi mua nuk vezullonin yjet aq forte e ndjeja qiellin ! Jo,une kurre sjam penduar, i dashur, kurre sme ka ardhur keq per ato ore. Akoma e mbaj mend : kur ti fjete , kur degjova frymemarrjen tende , kur ndjeva trupin tend dhe pashe veten time aq prane teje atehere , ne erresire , nisa te qaja nga lumturia... Ne mengjes u ngrita heret e u pergatita te shkoj. Me duhej te ndodhesha ne pune dhe sdesha te me gjente atje sherbetori yt. Kur qendrova e veshur perpara teje , ti me more ndr krahe e me veshtrove gjate thelle ne sy: mos ishte valle nje shkendijeze kujtimi e larget ne erresire , apo vetem se te dukesha e bukur , e lumtur ashtu si isha ? Pastaj me puthe ne buze. Une u shkeputa ngadale nga perqafimi yt dhe u mata te shkoj . Atehere ti me pyete : "Sdo te marresh ca lule me vete ?" Te thashe po.Ti more kater trendafila te bardhe nga vazoja prej kristali te kalter qe kishe mbi tryeze (ah, une e njihja ate vazo qysh nga ai shikimi i vetem vjedharak femijeror !) dhe mi zgjate . Dite me radhe i putha pastaj ato lule. Ne lame edhe nje takim tjeter .Une erdha dhe perseri gjithka ishte e mrekullueshme ! Ti me dhurove edhe nje nate te trete. Pastaj me the se duhej te niseshe oh, sa i urreja keto udhetime qe nga femijeria ime !dhe me premtove se , porsa te ktheheshe , do te me lajmeroje. Une te dhashe nje adrese post-restante- emrin tim nuk desha te ta tregoja. E ruaja me kujdes sekretin tim. Perseri ,perpara ndarjes , me dhurove disa trendafila trendafilat e lamtumires ! Dy muaj te tere une prisja do dite Por jo, perse ti pershkruaj ato vuajtje sketerre te pritjes e te deshperimit ? Une nuk te akuzoj , une te dashuroj ashtu si je , i zjarrte dhe harraq, plot pasion dhe i pabese ,

une te dashuroj ashtu si je , vetem ashtu si ke qene gjithmone dhe si je akoma edhe sot . Ti ishe kthyer qekur, e kuptova nga dritaret e tua te ndritura , por nuk me shkrove. Nuk kam asnje rresht prej teje ne keto oret e mia te fundit , asnje rresht prej teje , te cilit i fala jeten time . Une prita, prita porsi nje e marrosur nga dhembja. Por ti nuk me thirre , asnje rresht nuk me shkroveasnje rresht

*** Dje me vdiq femija, femija im e ai ishte edhe femija yt. Ai ishte edhe femija yt , i dashur, femija i njeres prej atyre tri neteve te betohem , dhe askush nuk genjen nen hijen e vdekjes! Ai ishte femija yne, te betohem sepse asnje burre sme ka prekur qe nga ato ore kur tu dhashe , gjer tek ajo ore kur ma nxoren nga trupi .Vetja me dukej si e shenjte nga prekja jote : si do te mundja , si do te guxoja te ndahesha midis teje , qe pate qene per mua gjithka , dhe midis te tjereve , te cilet e preknin jeten time vetem kalimthi ? Ai ishte femija yne , i dashur, femija i dashurise sime te vetedijshme dhe i embelsise sate te shkujdesur e bujare , femija i ledhatimeve te tua, foshnja jone, djali yne i vetem . Por ti tani po pyet mbase i trembur , mbase vetem i habitur -, ti po pyet tani, i dashur, perse gjate gjithe ketyre viteve te gjata une ta fsheha kete femije dhe vetem sot po te flas per te , sot, kur ai eshte shtrire ketu ne erresire , duke fjetur , duke fjetur pergjithmone , gati per tu larguar e per mos tu kthyer kurre me, kurre me! Por si do te mund te ta thosha ? Ti kurre s kishe per t'i besuar asaj vajze pa emer , asaj vajzes se nje takimi te rastit kurre skishe per ta besuar qe ajo te qendroi besnike ty , te pabesit ! Kurre skishe per ta pranuar , pa njefare dyshimi , kete femije si femijen tend! Kurre, edhe sikur fjala ime te te bindte per te verteten , ti sdo te mund ta mposhtje dyshimin qe une perpiqesha te ta ngarkoja ty , te pasurit , femijen e nje mekati te huaj .Ti sdo te kishe me besim tek une , ndermjet teje dhe meje do te kishte mbetur nje hije , nje hije fluturake dhe e lehte dyshimi Kete gje une se doja kurre. E pastaj une te njoh : une te njoh me mire nga e njeh ti vetveten : une e di se ty , qe ne dashuri pelqen te shkujdesuren , te lehten , lozonjaren , do te te vinte rende te ndjeje veten pernjeheresh baba , te beheshe pernjeheresh pergjegjes per nje jete njeriu. Ti, qe mund te marresh fryme vetem ne liri , do ta ndjeje veten disi te lidhur pas meje . Ti po, une e di qe do ta beje kete kunder vullnetit tend te vertete - do te me urreje per kete lidhje. Ndoshta vetem per disa ore, ndoshta vetem per disa minuta kalimtare mund te te rendohesha , mund te te neveritesha kurse une, me krenarine time, desha qe ti te me kujtoje per nje jete te tere, pa asnje lloj kujdesi dhe preokupimi. Me mire pranoja ti merrja te gjitha mbi vete , se sa te te behesha barre : une desha te isha e vetmja nder te gjitha grate e tua , te cilen ti ta kujtoje gjithmone me dashuri dhe mirenjohje. Por, natyrisht , ti kurre sme ke kujtuar, ti me ke harruar

Une nuk te fajesoj , i dashuri im, jo une nuk te fajesoj. Me fal nese herahere nga penda ime rrjedh ndonje pike e hidhur, me fal- femija im , femija yne tani eshte shtrire atje i vdekur, nen qirinjte vezullues : une i ngrita grushtet kunder Perendise dhe e quajta vrases, shqisat e mia jane turbulluar e hutuar. Falma ankimin, falma, i dashur ! Une e di se ti je i mire dhe bamires nga thelbi i zemres. Ti e ndihmon do njeri, e ndihmon edhe ate me te panjohurin, mjafton qe te te thote nje fjale. Por miresia jote eshte shume e posame, ajo paraqitet e gatshme per do njeri dhe ai mund te marre ti zere dora: ajo eshte e madhe, jashtezakonisht e madhe; por miresia jote - me fal qe po te them eshte e ploget. Ajo kerkon nga te tjeret qe ta shkundin, qe ta rrembejne.Ti ndihmon kur te therrasin, kur te luten, ndihmon nga turpi, nga dobesia e jo nga gezimi . Ti lejome te ta them hapur njeriun ne zor e ne mjerim se do me shume se te lumturine. Dhe njerezit qe jane keshtu si ti, qofshin edhe me zemerbardhet, keta njerez te vjen zor t i lutesh. Nje here, kur isha akoma femije, nga vrima e deres sime pashe tek i dhe dika nje lypesi. Ti ia dhe shpejte, bile i fale shume, perpara se ai te te lutej - por ti ia zgjate me nje rrembim e me nje frike te tille, sikur deshe ti thoshe qe te shporrej sa me pare; dukej sikur kishe frike ta veshtroje ne sy. E pra, menyren se si ndihmon ti, me shqetesim , me ngurrim dhe qe i largohet mirenjohjes, nuk ta kam harruar. Dhe prandaj as qe te jam drejtuar kurre. Natyrisht qe e di se ti atehere do te me ishe bere mbeshtetje, edhe po te mos ishe i bindur se qe femija yt ; ti do te me kishe ngushelluar, do te me kishe dhene para, shume para, por gjithmone me ate padurimin e fshehur per ta shporrur larg vetes kete gje te papelqyer. Po, madje mua me duket se ti do te ma kishe mbushur edhe mendjen qe ta hiqja ate femije ne kohen e duhur. Dhe, para se gjithash , une kesaj ia kisha friken sepse fare nuk do te beja une per te ta plotesuar deshiren ty, fare do te mund te te refuzoja? Por ky femije per mua ishte gjithka, sepse e kisha prej teje. Ti dhe gjithmone ti! Vese tani sishe me ti, i lumturi, i shkujdesuri, te cilin smund ta mbaja prane, porse ti keshtu pandehja- qe mu fale, qe u burgose ne trupin tim, qe u lidhe me jeten time. Ja , me ne fund , arrita te te kap, tani mund te te ndjeja ty, mund te te ndjeja jeten tende qe rritej nder dejet e mia, mund te te ushqeja , te te perkedhelja a te te puthja po te me digjej zemra. E kupton pra, i dashur, pse isha aq e lumtur, kur ndjeva se do te kisha nje femije prej teje ? E prandaj ta fsheha : sepse tani ti smund te arratiseshe me prej meje. Natyrisht, i dashur, qe nuk erdhen vetem muaj te lumtur, si i perfytyroja une ; ishin edhe muaj plot tmerre e mundime, plot ndot nga poshtersia e njerezve. Se kisha aq te lehte. Gjate muajve te fundit smund te shkelja me ne dyqan , qe te mos dyshonin te afermit e mi dhe te njoftonin ne shtepi. Nenes nuk doja ti lutesha per para e keshtu shita ato pak stoli qe kisha dhe e kalova disi gjersa linda. Nje jave me pare rrobalaresja me vodhi nga dollapi koronat e fundit qe me kishin mbetur, e prandaj mu desh

te shkoja ne nje klinike, atje ku hiqen zvarre, te shtyra nga nevoja , ato femrat me te mjera, me te neveriturat e me te braktisurat ; atje, ne mes te funderrinave te mjerimit, lindi femija, femija yt. E tmerrshme ishte atje : do gje qe e huaj, e huaj.Te huaja ndaj njeratjetres ishim ne, qe dergjeshim ne ate vend, te vetmuara e plot urrejtje per shoqja shoqen te rrasura nga nevoja, mjerimi e dhembja e perbashket ne ate salle te zymte, te mbushur me ere kloroformi , gjaku e me britma e renkime. Te gjitha mund ti duronte varferia-poshterimet, turpet shpirterore e trupore te gjitha une i vuaja atje, duke jetuar bashke me prostitutat e me t semurat, te cilat fatin tone te njejte e shfrytezonin per lloj-lloj poshtersirash duke duruar cinizmin e mjekeve te rinj, te cilet, me nenqeshje ironike, na i hiqnin mbulesat dhe, me nje pamje te shtirur prej shkencetari, preknin grate e pambrojtura; e, perve ketyre , duke qene edhe viktime e lakmise se infermierveOh, atje turpi dhe trupi i nje njeriu kryqezoheshin me veshtrime dhe torturoheshin me fjale! Shikoja tabelen qe kish emrin tend, se vetem atje ishe akoma ti, ndersa ajo qe shtrihej ne krevat, ishte ve nje cope mishi qe perpelitej , e prekur nga kureshtaret , nje objekt ekspozimi dhe studimiAh, ato grate , te cilat ne shtepine e tyre i falin femije burrit qe pret me padurim dhe i lumtur, nuk e dine se do te thote te lindesh nje femije ne tryezen eksperimentale, e pambrojur, e braktisur! Dhe, kur ne ndonje liber lexoj fjalen sketerre, akoma sot, kunder vullnetit tim, me shkon mendja menjehere te ajo salle e mbushur plot e perplot me kuterbim, renkime, gajasje dhe klithje te pergjakura, ku vuajta aq shume tek ajo kasaphane e turpit Me fal, me fal qe po te flas per kete. Por vetem kete radhe lerme te te zbrazem, e kurre me, kurre me. Njembedhjete vjet heshta, e se shpejti do te hesht pergjithmone; por nje here duhej ta nxirrja, nje here duhej te ta thosha me klithma, se sa shtrenjte me kushtoi ky femije, i cili ishte lumturia ime dhe qe tani ndodhet i shtrire atje, pa fryme. I pata harruar ato ore, i pata harruar me kohe nga te qeshurat, nga zeri i femijes, nga lumturia ime; por tani qe ka vdekur, po me ngjallen perseri torturat dhe me duhet ti shkul nga zemra me te bertitura- vetem kete here , vetem kete here Por une nuk te fajesoj ty, i dashur, akuzoj vetem Perendine, vetem ate qe beri te pashembullt kete mundim! Nuk te fajesoj ty , te betohem, dhe kurre zemerimi im nuk eshte ngritur kunder teje. Edhe ne oret kur trupi im perpelitej e kerrusej nga dhimbjet , edhe ne ate ast , kur mundimi ma kepuste shpirtin, ste kam akuzuar perpara Perendise; kurre sjam penduar per ato nete , kurre se kam mallkuar dashurine time per ty, gjithmone te kam dashur , gjithmone e kam bekuar ate ore kur te takova. Edhe sikur te me duhej te kaloj edhe nje here neper sketerren e atyre oreve, duke e ditur qe me pare se me pret, une do ta beja edhe nje here , i dashur, edhe nje here, edhe mijera here!

* * *

Dje vdiq femija yne- ti se ke njohur kurre. Asnjehere, as edhe ne ndonje takim te rastit, kjo krijese e vogel dhe e njome, krijesa jote, se ka ndeshur veshtrimin tend. Me lindjen e kesaj femije, per shume kohe, une u fsheha nga ti ; malli per ty tani me dhimbte me pak , bile me dukej se te dashuroja me nje pasion me te heshtur - te pakten nuk vuaja aq shume nga dashuria ime, qekur mu dhurua ky femije. Une nuk desha ta ndaj veten ndermjet teje dhe atij; keshtu qe nuk tu fala ty, te lumturit, ty, qe jetoje larg meje porse iu fala kesaj femije, qe kish nevoje per mua, qe duhej ta ushqeja, qe mund ta puthja e qe mund ta perqafoja kur te doja. Me dukej sikur kisha shpetuar nga shqetesimi , nga fatthena ime, nepermjet kesaj krijese tjeter, qe te zevendesonte dhe e cila ishte me te vertete imja. Rralle, shume rralle me fluturonin mendimet drejt shtepise tende. Vetem nje gje beja kesaj kohe: gjithmone per ditelindjen tende te dergoja nje buqete trendafilash te bardhe, si ato qe mi fale ti atehere , pas nates sone te pare dashurore. Valle, gjate ketyre dhjete-njembedhjete vjeteve, a e ke pyetur ndonjehere veten , se kush ti dergonte? A e ke kujtuar ate, se ciles ia pate dhuruar trendafilat e bardhe? Une se di dhe as qe do ta marr vesh pergjigjen tende. Vetem te ti zgjasja nga erresira , vetem nje here ne vit te arrija qe te lulezonte kujtimi i asaj ore kjo me mjaftonte! Ti kurre se pate njohur femijen tone te mjere sot po pendohem qe ta fsheha, sepse ti do ta kishe dashur.Ti kurre se ke njohur djalin e gjore, kurre se ke pare te qeshe, kur i ngrinte me ngadale qepallat dhe me syte e tij te zinj e te zgjuar me syte e tu !- hidhte nje drite te elet e gazmore mbi mua, mbi te gjithe boten. Ah, ai ishte aq i mire dhe aq i lumtur : e gjithe thjeshtesia e qenies tende ishte perseritur ne te ne nje menyre femijerore, ne te ishte lindur po ajo fantazia jote e rrembyer dhe e paqete, e trazuar : ore me radhe ai mund te zbavitej i shkujdesur me sendet qe pelqente me teper, po ashtu si zbavitesh ti me jeten; dhe pastaj mund te qendronte perseri ore me radhe, serioz e me vetulla te ngritura, perpara librave te tij. Ai nisi te te ngjante gjithmone e me teper; edhe tek ai filloi te zhvillohej qarte po ai dyzim i seriozitetit dhe i shkujdesjes qe ke ti dhe, sa me teper qe te afrohej ty, aq me fort e doja. Mesonte mire, fliste lezetshem frengjisht, fletoret e tij ishin me te pastertat e klases - dhe ishte shume i kendeshem dhe elegant me pantallonat prej kadifeje te zeze dhe me ate bluzen e bardhe marinare. Gjithmone, kudo qe shkonte , ishte me eleganti , me sqimtari nga te gjithe . Kur shkoja me te ne plazhin e Grados *, grate ndalonin dhe ia ledhatonin floket e gjate e te verdhe ; ne Zemmering **, kur rreshqiste me slite, njerezit kthenin kokat te mahnitur dhe e kundronin. Ai ishte aq i bukur, aq fin, aq i embel : vitin e kaluar , hyri ne internatin Terezanium***, mbante nje uniforme dhe nje shpate te vogel dhe dukej porsi nje pazh i shekullit XVIII.-e tani ai i gjore qe shtrihet atje me buze te zbehta e me duar te kryqezuara, nuk ka asgje sendi mbi trup, perve kemishezes se tij. Por ti do te me pyesesh, ndoshta, se si munda ta rris kete femije me kete mireqenie, se si arrita tia siguroj ate jete aq te rehatshme e gazmore te

shtresave te kamura. I dashur, une po flas nga erresira; nuk me vjen turp e do te ta them , por mos u tremb , i dashur, une shitesha. Ne te vertete nuk u bera si ato qe quhen vajza rrugesh , nuk u bera nje prostitute , por prap e shisja veten.Pata miq te pasur , dashnore te kamur ; ne fillim i kerkoja une ata , e pastaj me kerkonin ata mua , sepse une isha a e ke vene re , valle, ndonjehere ?- shume e bukur .Secili , qe i jepesha , niste te me dashuronte ; te gjithe me ishin mirenjohes , te gjithe vareshin pas meje, te gjithe me dashuronin vetem ti jo, vetem ti jo, i dashuri im ! --------

A po me perbuz tani qe po te zbuloj se e kam shitur veten ? Jo, e di qe ti sme perbuz,e di qe ti i kupton te gjitha e se do ta kuptosh edhe qe une e bera kete vetem per ty , per unin tjeter tendin , per femijen tend .Atehere, ne ate salle te klinikes, e kisha prekur me dore tmerrin e varferise ; e dija , qe ne kete bote viktime eshte gjithmone i varferi , i shtypuri , i poshteruari dhe, per asnje mim , nuk desha qe femija yt, femija yt gazmor e i bukur , te rritej atje poshte ne llum , ne erresiren shtypese te rruges, ne ajrin e helmuar te ndonje bodrumi .Goja e tij e vogel sduhej te mesonte gjuhen e kanaleve , trupi i tij i bardhe s duhej ti njihte rrobat e leckosura e te pista te mjerimit femija yt duhej ti kishte te gjitha , te gjithe pasurine , te gjitha lehtesite e botes; ai duhej te ngrihej deri te ti, te sfera e jetes sate Prandaj , vetem per kete , i dashuri im, u shita. Ky sishte ndonje therorizem per mua , sepse far quhet ne pergjithesi nder dhe turp , per mua ishte e pakuptimte: ti sme dashuroje , ti, i vetmi te cilit i perkiste trupi im ; prandaj sme interesonte fare se do te ngjiste me trupin tim .Edhe ledhatimet e burrave , bile edhe ndjenjat e tyre me te thella , s me preknin aspak , megjithese disa prej tyre me duhej ti nderoja shume dhe, megjithese meshira qe ndjeja per dashurine e tyre te paperfillur , me trondiste shpesh here , kur kujtoja fatin tim . Te gjithe ata qe njoha , qene te dashuruar me mua , te gjithe me llastonin , te gjithe me respektonin .Ndermjet tyre ishte edhe nje kont , i ve dhe i shkuar ca nga mosha , po ai, te cilit i rane kembet neper dyert e botes per te rregulluar pranimin e femijes pa baba , e femijes tend ne Terezanium - ai me donte si vajzen e vet. Tri- kater here me propozoi per martese sot mund te isha konteshe , zonje e nje keshtjelle magjike ne Tirol*, mund ta ndjeja veten te shkujdesur , sepse femija do te fitonte nje baba te dhembshur , i cili e adhuronte , kurse une do te kisha nje bashkeshort te urte , fisnik e te mire .Nuk e bera kete , megjithese e plagosa aq forte me mospranimin tim . Ndoshta bera marrezi , sepse tani do te jetoja diku e qete dhe e rehatuar , dhe ky femije i dashur bashke me mua , por- e pse mos te ta them ? nuk desha te lidhesha kurrsesi , desha te isha e lire per ty ne do ore! Diku ne thellesine e shpirtit tim, ne ikoshiencen e qenies sime , jetonte akoma enderra e vjeter femijerore , se ti do te me therrisje ndoshta edhe nje here prane teje , qofte edhe per nje ore te vetme. Dhe, per kete ore te

mundshme , une i shporra te gjitha te mirat , vetem e vetem per te qene e lire per ty , per thirrjen tende te pare.E ishte valle e gjithe jeta ime qysh nga femijeria ? Vetem pritje , pritje per te plotesuar do vullnet tendin ! Dhe kjo ore erdhi me te vertete. Por ti se mban mend , ti se kujton ,i dashur !Edhe ne ate ore nuk me njohe kurre, kurre, kurre nuk me ke njohur ! Edhe here te tjera te kisha takuar shpesh :neper teatrot , neper koncertet , ne Prater*, ne rruge do here me dridhej zemra , por ti sme vije re : natyrisht qe nga jasht isha ndryshuar krejt , vajza e turpshme tani ishte bere grua , nje grua e bukur- si me thoshin e veshur me rroba te mueshme dhe e rrethuar nga admirues .E si do te mund ta kuptoje ti se une isha ajo vajza e atehershme , qe e njohe ne mugetiren e dhomes sate ! Ngandonjehere ndonjeri prej zoterinjeve , me te cilin isha e shoqeruar , te pershendeste .Ti ia ktheje pershendetjen dhe me sodisje mua :veshtrimi yt ishte i sjellshem , por i huaj , e aprovoje bukurine time , por sme njihje me ate veshtrim te huaj , tmerrisht te huaj .Njehere akoma me bie ndermend kjo mosnjohja , me te cilen pothuajse isha mesuar , mu be nje torture perveluese : po rrija me nje mik ne llozhe te operas , kurse ti kishe zene vend ne nje llozhe fqinje .Pas overtures u shuan dritat dhe une smunda te ta dalloj fytyren , vetem se frymemarrjen tende e ndjeva aq prane meje , sa edhe ne ate nate dashurore: mbi parmakun e mendafshte qe ndante llozhat tona , ishte mbeshtetur dora jote , dora jote fine e delikate.Dhe menjehere me pushtoi deshira e mendur qe te perkulesha e ta puthja me pervuajtje ate dore te huaj e aq fort te dashur , shtrengimin e bute te se ciles e pata ndjere dikur. Mu desh qe ta permbaja shume veten sepse aq me fuqi po i terhiqte buzet e mia dora jote e dashur !Pas mbarimit te aktit te pare , e luta mikun tim qe te shkonim .Nuk duroja me dot qe ne erresire te te ndjeja aq te huaj dhe aq prane ! Por ora erdhiAjo erdhi edhe nje here , edhe nje here te vetme ne jeten time te nxire.Ngjau pikerisht perpara nje viti , diten pas ditelindjes sate . udi :nder gjithe ato ore me rrinte mendja po te ti , sepse datelindjen tende e kremtoja gjithmone si nje feste .Kisha dal ne mengjes heret per te blere trendafilat e bardhe , qe ti dergoja per do vit, si kujtim i nje ore qe ti e kishe harruar .Padreke dola ne shetitje me djalin , e ova ne nje pastieri dhe ne mbremje ne teater : desha qe edhe ai , pa e ditur rendesine e saj , ta ndjente kete dite qe ne vegjeli , si nje feste mistike. Te nesermen e kalova me mikun tim te atehershem , nje fabrikant i ri dhe i pasur nga Brnoja**, me te cilin jetoja bashke qysh prej dy vitesh .Sikurse te tjeret , edhe ai me adhuronte , me llastonte dhe donte te martohej me mua ; por une e refuzoja po me ato pretekste , ne dukje te pathemelta , megjithese , si mua ashtu edhe djalin , na mbushte me dhurata .Nga ana tjeter , edhe si njeri ishte mjaft i dashur me ate butesi te heshtur e pak si prej skllavi.Ne shkuam se bashku ne nje koncert ; atje takuam nje shoqeri gazmore dhe shkuam per darke ne nje restorant te degjuar .Dhe atje, mu ne mes te muhabetit dhe te te qeshurave , une propozova te shkonim edhe ne nje lokal vallezimi , ne Tabarin.Te tille

lokal nate , me alegrine e tyre te vazhdueshme alkoolike , sme kishin pelqyer kurre , dhe gjithemone i pata kundershtuar propozimet e tilla ; porse kete radhe e pushtuar nga nje force magjike e pakuptueshme , e cila me shtyu ta bej , ashtu pa pritur e pa e ditur ate propozim ashtu ne mes te gjitheve ndjeva pernjeheresh nje deshire te uditshme , sikur ta dija qe atje po me priste dika e jashtezakonshme .Te mesuar te ma benin gjithmone qejfin, ata u ngriten qe te gjithe dhe ne u drejtuam per atje; ia shtruam me shampanje dhe pernjeheresh mua me pushtoi nje gaz i mendur , nje gazmaraz , pothuajse theres e plot dhembje , ashtu si nuk e mbaja mend kurre .Piva e piva pa pushim , kendova bashk me te tjeret kenget e shthurura dhe ndjeva shtytjen e pamposhtur qe te vallezoja e te klithja .Por pernjeheresh leviza nga vendi e mu duk sikur mbi zemer mu shtri dika e ftohte ose tmerrisht perveluese : ne tryezen fqinje rrije ti me disa shoke dhe me sodisje me nje veshtrim qe shfaqte mrekullim dhe deshirim , me njeren nga ata veshtrimet e tua , te cilet ma dritheronin perhere te gjithe trupin.Per te paren here , pas dhjete vjetesh , ti me veshtrove perseri me gjithe forcen e aposionuar te qenies sate .Nisa te dridhesha : per pak sa nuk me ra nga dora gota e ngritur .Fatmiresisht shoket e tryezes nuk e vune re hutimin tim: ai humbi ne buimen e gajasjeve dhe muzikes. Gjithemone e me pervelues po behej veshtrimi yt, duke me zhytur te teren ne zjarre .Nuk po e kuptoja dot: a me kishe njohur me se fundi , apo me deshiroje serish , si nje femer tjeter , te huaj? Gjaku me hipi ne koke dhe shokeve u pergjigjesha pa e patur fare mendjen tek ata.Ti sigurisht e vure re sa u hutova nga veshtrimi yt .Pa u kuptuar nga te tjeret me bere nje shenje me koke , qe te dilja per nje ast jasht , ne paradhome.Pasatj ti pagove me njefarlloj krenarie , u ndave nga shoket e tu te tryezes dhe dole duke me dhene te kuptoj edhe nje here se do te me presesh jashte.Une nisa te dridhesha si nder ethe, nuk isha ne gjendje ti pergjigjesha me askujt , nuk munda te zoteroja me gjakun tim te trazuar. Rastesisht , ate ast , nje ift zezakesh filloi te kercente nje valle te re te uditshme , duke perplasur takat e leshuar ca britma te mprehta dhe kete ast une e shfrytezova.U ngrita nga vendi , u thash shokeve te mi se do te kthehesha shpejte dhe te ndoqa nga pas. Jashte , ne paradhome , ti qendroje prane garderobes duke me pritur.Fytyra jote u el posa me pe .Me buzeqeshje me dole perpara ; e kuptova menjehere se ti sme kishe njohur, s e kishe njohur as femijen dhe as vajzen e dikurshme edhe nje here ti po e shtrije doren drejte meje , duke me konsideruar si nje te re , si nje te panjohur . A do te keni edhe per mua ndonje ore kohe me pyete me perzemersi .Ne sigurine e te folurit tend e ndjeva se ti po me merrje per ndonje nga ato femrat qe shiteshin per nje nate .Po, te thashe, dhe ishte po ajo po e dridhshme e prapeseprape pranuese , qe ta tha ajo vajza ne mugetiren e rruges tende perpara mese dhjete vjetesh . Dhe kur mund te shihemi ? me pyete ti perseri . Kur te doni , tu pergjigja prej teje nuk me vinte turp.Ti me veshtrove pak i habitur , po me ate habine dyshuese dhe kurreshtare si atehere , kur perseri te pati uditur shpejtesia e

pranimit tim . A mund te vini tani ? vazhdove pak me hezitim Po, te thashe, shkojme ! U drejtova nga garderoba per te marr mantelin tim.Atehere u kujtova se shoku im e kish me vete numrin per te dy mantelet tone qe kishim dorezuar . Te kthehesha e tia kerkoja , ishte gje qe s behej pa ndonje shkak bindes ; nga ana tjeter , nuk desha kurrsesi ta humbisja kete ore qe do ta kaloja me ty , kete ore te deshiruar prej aq vjetesh !Keshtu qe nuk ngurrova asnje ast : hodha vetem shallin permbi fustanin e ballos dhe dola ne erresiren plot me mjegull e lageshtire , pa e are koken per mantelin , pa e are koken per ate njeriun bujar e te dashur , me parate e te cilit po jetoja qysh prej dy vjetesh dhe qe tani, nder syte e shokeve te tij po e poshtroja sa skishte ku te vente me ; e bera budalla , te cilit dashnorja i iku pas sa vjetesh , me te degjuar fishkellimen e pare te nje mashkulli te huaj Oh, une e kuptoja fort mire poshtersine, mosmirenjohjen dhe turpin qe po i shkaktoja nje miku te ndershem, e kuptoja qe po veproja ne menyre qesharake dhe me mendurine time po plagosja per vdekje dhe pergjithmone nje njeri te mire; e kuptoja qe po shkaterroja jeten time por ishte valle per mua miqesia dhe ekzistenca , perpara padurimit qe te ndjeja edhe nje here buzet e tua , te degjoja edhe nje here me veshet e mi fjalet e tua te embela ! Keshtu te pata dashuruar tani mund te ta them , tani, kur do gje kaloi dhe u tret ...Dhe besoj , se po te me therrasesh tani nga shtrati i vdekjes , do te me vinte pernjeheresh fuqia e do te ngrihesha per te rendur te ti, per te shkuar me ty Perpara hyrjes qendronte nje veture e ne u nisem per te ti.Perseri e degjova zerin tend, e ndjeva pranine tende te dashur , dhe prap u deha , u hutova si nje femije e lumtur , tamam si atehere Se si i ngjita perseri ato shkalle , pas me teper se dhjete vjetesh- jo , jo , nuk mund te ta pershkruaj dot se si ne ato aste e ndjeja do gje dyfish : te kaluaren e te tashmen , dhe mbi te gjitha vetem ty, vetem ty.Ne dhomen tende kishte shume pak ndryshime: disa piktura me teper dhe me shume libra , atje-ketu ndonje orendi e re , por te gjitha me dukeshin te njohura.Dhe mbi tryeze qendronte vazoja me trendafilat e mi, qe ti pata derguar nje dite me pare per datelindjen tendesi kujtim i asaj qe ti nuk e mbaje mend , qe ti nuk e njohe as tani , kur te rrinte aq prane ,dore ne dore, buze me buze.E megjithate me vinte mire qe ti perkujdeseshe per ato lule : sepse keshtu ekzistonte, pra, rreth teje nje fryme e qenies sime, nje arome e dashurise sime

* Prater : Parku i madh popullor i Vjenes . ** Brno : Qytet industrial ne ekosllovaki , ne ate kohe i perkiste Austro-

Hungarise . Me more ne krahe.Perseri kalova me ty nje nate te tere te mrekullueshme .Por edhe ashtu te zhveshur , ti nuk me njohe.E lumtur i durova perkedheljet e tua te sprovuara dhe vura re se pasioni yt sbente asnje dallim midis nje dashnoreje dhe nje qe mund te blihej .Kuptova qe ti jepeshe i teri pas deshires tende me gjithe pasurine dhe vrullin e ndjenjave te qenies sate .Ti ishe aq i dashur e i bute me mua , me ate femer qe e kishe marre nga lokali:ishe aq fisnik , i perzemert e plot nderim dhe njekohesisht aq i zjarrte ne shijimin e femres.Perseri , e dehur nga nje lumturi qe e njihja , e ndjeva ate dyzim te pashembullt te qenies sate pasionin e sporovuar shpirteror ne ate truporin , me te cilin me kishe bere per vete qysh ne femijeri .Kurre tek nje mashkull i dashuruar s pata njohur nder aste te tilla nje zjarr kaq te forte , nje shperthim dhe ndriim te tille , qe buronte nga thellesia e shpirtit por natyrisht per t u shuar pastaj ne nje harrese te pafundme , pothuajse njerezore Por edhe une e harrova veteveten: valle , cila isha une tani atje ne erresire , atje prane teje? A isha ajo femija e perveluar e atehereshme , a isha nena e djalit tend , apo isha ajo gruaja e huaj e restorantit ?Ah, do gje ishte aq e njohur per mua dhe e jetuar dhe prape aq e re dhe dehese ne ate nate dashurie ! Dhe lutesha qe asaj nate te mos i vinte kurre fundi. Por mengjesi erdhi, dhe ne u ngritem vone.Ti me ftove qe te hanim bashke. Duke bere muhabet , pime ajin , te cilin nje dore sherbyese e padukshme e kish pergaditur ne menyre diskrete ne dhomen e bukes .Perseri ti me fole ne ate menyren tende te perzemert e te hapur dhe pa asnje pyetje , pa shfaqur asnjefare kureshtje rreth personit tim ,Sme pyete as si quhesha e as ku banoja, per ty une isha perseri nje aventure , nje e paemer , nje ore e zjarrte , e cila tretet pa lene gjurme ne tymin e harreses .Me tregove se shpejte do te niseshe per ne Afriken Veriore , ku do te rrije nja dy-tre muaj : qe tani filloi te me godas ne vesh , si ekan , e verteta : do gje kaloi, kaloi e perseri ai do te me harroje!Isha gadi te bija ne gjunje perpara teje e te klithja: Merrme me vete qe te me njohesh , me se fudi pas kaq vitesh ! Por kisha aq frike , isha aq burracake , aq skllave dhe e dobet perpara teje ?Munda vetem te belbezoj :Sa keq!Ti me veshtrove dhe me buzeqeshe :Vertet te vjen keq? Sakaq me pushtoi nje vale e papritur egersie . U ngrita dhe ti mbertheva syte fort. Pasatj fola :Edhe ai qe kam dashuruar , keshtu largohej gjithmone.Te veshtrova mu ne bebzen e syrit :Tani do me njoh!fliste e jehonte do gje brenda meje .Porse ti me nenqeshe dhe me the me tun ngushellues :Te ikurit kthehen perseri .-Po, tu pergjigja , kthehen perseri , por atehere te kan harruar. Ne menyren se si ti thash ato fjale duhej te kish qene dika e veante, nje dika tmerresisht e ndjeshme . Sepse edhe ti u ngrite ne kembe dhe me veshtrove i habitur e plot dashuri.Pastaj mi vure duart mbi supe: fare eshte e mire nuk harrohet, ty kurre nuk do te te harroj , me the dhe shikimi yt u fundos thelle brenda meje , sikur desh te me perpinte.Dhe kur

e ndjeva ne vetvete kete veshtrim zhbirues dhe hetues qe po me thithte te teren , atehere pandeha se tani kishte marre fund verbimi yt. Ai duhet te me njoh , ai duhet te me njohe!I gjithe shpirti im dridhej e perpelitej e oshetinte nga ky mendim i vetem Por ti nuk me njohe.Jo. ti nuk me njohe , kurre skam qene per ty aq e huaj , sa ne ate ast , sepse ndryshe ti sdo te mund ta beje kurre ate qe bere disa minuta me vone. Me puthe , me puthe edhe nje here plot afsh e mall.Mu desh qe tI rregulloja floket e shpupurisur perpara pasqyres dhe, ndersa po rrija perpara saj, te vura re,- dhe pandeha se do te rrezohesha nga turpi e tmerri te vura re nga pasqyra se si ti , ne menyre te fshehte , fute disa kartmonedha ne mufin* tim .As vete nuk e di qysh u permbajta pa klithur , pa te goditur ne fytyre ne ate astTi po me paguaje per ate natemua, qe te dashuroja qe ne femijeri , mua, nenen e djalit tend! Nje prostitute e Tabarinit isha per ty , dhe asgje me teper mua po me paguaje , po me paguaje! Sikur nuk mjaftonte qe isha e harruar prej teje tani duhej edhe te poshterohesha! U sula drejt gjerave te mia.Desha te ikja, te largohesha , te arratisesha sa me shpejt andej.Dhembja ishte teper e madhe, teper therese.Mora kapelen qe e pata lene mbi tryeze, prane vazos me trendafilat e bardhe, trendafilat e mi.Atehere me pushtoi nje ndjenje e fuqishme e pamposhtur : edhe nje here doja ta provoja te te shkund nga harresa:A sme jep nje nga trendafilat e tu te bardhe ?-Po si jo, mu pergjigje dhe i rrembeve menjehere .Por ndoshta ato te jane dhuruar nga nje grua, nga nje grua qe te dashuron ? te thash une.Ndoshta, ma prite ti :Une se di.Ato mi kan derguar , por nuk e di se kush , prandaj edhe i dua kaq shume . Une ti mbertheva syte:Ndoshta edhe ati ti ka dhuruar ndonjera qe ti e ke harruar ! Ti me veshtrove i habitur , dhe perseri ti mbertheva syte fort. Njihme, njihme pra ! klithte i gjithe veshtrimi im .Por syte e tu me qeshen butesisht pa kuptuar gje. Me puthe edhe nje here por nuk me njohe. U sula drejte deres, sepse e ndjeja qe po me mbusheshin syte me lot- dhe s desha qe te me shihje ne ate gjendje.Ngaqe po ikja me aq rrembim , ne paradhome mend u perplasa me Johanin , sherbetorin tend. I matur dhe gjithnje I gatshem , ai me hapi rruge dhe me hapi edhe deren e apartamantit , dhe atehere- ne ate ast te vetem, a me degjon ?- sapo e veshtrova me sy te perlotur plakun e mire , ne veshtrimin e tij shkrepetiu pernjeheresh nje shkendije.Ne ate ast te vetem, a me degjon ?Ne ate ast plaku, I cili sme kishte pare me qysh ne vegjeli , me njohuUne do te mund te gjunjezohesha perpara tij dhe ti puthja duart pse me njohu !Por me shpejtesi nxora nga mufi kartmonedhat , me te cilat me torturove aq shume, dhe ia lash ne dore.Ai u drodh e me veshtroi i trembur-ndoshta ne ate ast ai kuptoi me shume se kishe kuptuar ti gjate gjithe ketyre viteve . Te gjithe , te gjithe njerezit me paten perkedhelur , te gjithe ishin te dashur me mua vetem ti, vetem ti me harrove! Vetem ti , vetem ti nuk me ke njohur!

***

Dje me vdiq femija, femija yne-tani perve teje, skam me asnjeri ne kete bote qe ta dashuroj. Por kush je ti per mua , ti, qe spo me njeh kurre, kurre, qe kalon perpara meje si perpara ujit , qe shkel mbi mua si permbi nje gur, qe largohesh gjithmone, gjithmone dhe me le ne pritje te perhershme? Nje here pandeha se do te mund te te mbaja, te te lidhja brenda femijes sone , ty, te arratisurin .Por ai ishte femija yt dhe te ngjante ty: edhe ai mbreme u largua nga une per te bere nje udhetim me harroi , dhe tani s do te kthehet kurre me , kurre me. Perseri mbeta vetem, me e vetmuar se kurre.Nuk kam me asgje , asgje nuk kam nga ti : as femijen , asnje fjale, asnje rresht , asnje kujtimDhe po te permendte ndokush perpara teje emrin tim, ai do te te dukej i huaj.Perse te mos ta kem kete deshire per te vdekur, kur jam e vdekur per ty, perse te mos largohem edhe une, kur ti me je larguar ? Jo , i dashur, une nuk ankohem prej teje , nuk dua ta mbush me hidherim shtepine tende te hareshme.Mos u tremb se nuk te merzis me .Me fal, por ishte e nevojshme qe ta zbrazja njehere zemren ne kete ore , kur ai femije atje shtrihet i vdekur dhe i braktisur.Vetem kete here mu desh te flisja me ty pastaj do te kthehem perseri e heshtur ne erresiren time, si kam qene gjithmone e heshtur para teje.Por ti sdo ta degjosh kete britme sa te jem gjalle vetem pasi te kem vdekur , do ta marresh kete amanet nga njera e cila te pati dashuruar me fort se te gjith te tjerat dhe te cilen ti se njohe kurrenga njera , qe te priti gjithmone , por qe ti se therrite kurre .Ndoshta , ndoshta ti do te me therrasesh pastaj , dhe une nuk do te dal per te paren here: nuk do te degjoj me nga gjumi im i vdekjes. Spo te le asnje fotografi dhe asnje shenje , po ashtu si nuk me ke lene ti asgje :kurre sdo te me njohesh , kurre.Keshtu ishte e thene per mua ne jete keshtu le te mbetet edhe ne vdekje. Nuk dua te te therras ne kete ore te fundme te jetes sime : po iku, dhe ti sdo ta dish emrin tim dhe sdo ta njohesh fytyren time.Po vdes,e lehtesuar , sepse ti sdo ta ndjesh nga larg.Po te te hidheronte vdekja ime, atehere sdo te mund te vdisja Nuk mund te te shkruaj me... koka me eshte turbulluar ... gjymyret me dhembin, kam ethe... me duket se tani me duket te shtrihem .Ndoshta shpejte do te me vije fundi ...ndoshta kete radhe fati do te tregohet i meshirshem dhe une nuk do ti shoh ata , kur te vijne per te me marr femijen tim ...Nuk mund te shkruaj me .Lamtumire, i dashur lamtumire, une te falenderoj ...Gjithka ishte e bukur , megjithese ndodhi keshtu ...Dua te te jem mirenjohese deri ne frymen e fundit .Tani e ndjej veten mire: ti tregova te gjitha, tani ti e di jo, ti vetem e ndjen se sa fort te pata dashur ...Dhe nga kjo dashuri sdo ta kesh asnje barre.Ti sdo ta ndjesh mungesen time-kjo me ngushellon ...Asgje sdo te ndryshoj ne jeten tende te bukur e te elet ...Me vdekjen time ty nuk po te bej asgje ... kjo me ngushellon, o i dashuri im.

Po kush ...kush do te ti dergoje tani trendafilat e bardhe per ditelindje ?Ah , ajo vazoja do te mbetet bosh!...Dhe fryma e paket , flladi i lehte i jetes sime , i cili te rrethonte nje here ne vit , edhe ai do te tretet tani! Degjom , i dashur, po te lutem eshte lutja ime e pare dhe e fundit qe po ta drejtoj Bema kete te mire , beje per mua : per do ditelindje qe eshte nje dite kur njeriu e kujton veten e vet merr ca trendafil dhe veri ne vazon tende .Beje, i dashur , beje, ashtu si bejne te tjeret nje here ne vit , kur mbajne nje meshe per nje te vdekur te dashur e te shtrenjet.Por une sbesoj me ne Perendine dhe sdu meshe.Une besoj vetem ne ty vetem ty te dashuroj dhe dua te vazhdoj te jetoj vetem brenda tejeah, vetem per nje dite ne vit, krejt, krejt e heshtur, ashtu si kam jetuar gjithmone prane teje Te lutem , beje kete , i dashur ... eshte e para dhe e fundmja lutje qe po te drejtoj... Te falenderoj... Te dashuroj, te dashuroj...Lamtumire... ***

Ai e leshoi letren nga dora qe i dridhej dhe u zhyt ne mendime. Te ngaterruara iu ngjallen kujtimet : nje femije fqinje , nje vajze, nje vajze ne lokalin e vallezimit- por ishin kujtime te paqarta e te turbullta, po ashtu si zajet qe vezullojne e dridhen pa forme ne fundin e ujit te rrjedhshem .Hijet vinin e shkonin , pa lene asnje pamje te kthjellte .Iu zgjuan kujtime te ndjenjave , por prape spo arrinte ti kapte dot.Iu duk sikur i kish pare ne enderr te gjitha ato pamje , i kish pare shpesh dhe i kish perjetuar- por vetem ne enderr Atehere veshtrimi iu ngul mbi vazon prej kristali te kalter qe ndodhej perpara tij, mbi tryeze.Ajo ishte e zbrazet, per here te pare pas gjith atyre viteve , e zbrazet per ditelindjen e tij!Pernjeheresh u drodh shpirt e trup:iu duk sikur papritur , u hap nje dere e padukshme dhe nje rryme e ftohte ajri u derdh nga nje bote tjeter ne dhomen e tij te qete.Ai ndjeu nje vdekje dhe ndjeu dashurine e pavdekshme.Ne thellesin e shpirtit te tij u shpalos dika dhe, pa e ndier trupin e vet, por i mbushur plot e perplot me ndjenja te zjarrta , e kujtoi te Padukshmen , si kujtohen tingujt e nje muzike te larget e te mekur.

FUND

Anda mungkin juga menyukai