Anda di halaman 1dari 21

Sonila Rrahmani

ROMAN

MERIDIANI 0 Nje histori e fatit te individit ne shoqeri. Nje nderthurje me filozofine e ekzistences se njeriut dhe shperfytirimit te tij. Nje shtjellim i pengesave sociale, shthurjes se tyre dhe degradimit te unitetit ne familje.
Nje epiqender e psikologjise se individit dhe fundi i nje fati qe ta zgjedh perzgjedhja shoqerore. Kjo eshte permbajtja e histories se shtjelluar ne kete roman!

MERIDIANI 0

Qiell. Nate. Yje. Qetesi. Cmund te fshihej pas atij qielli? Fatet e njerezve apo mekatet e tyre? Cfardo qofshin ato, ai qiell permbledh ekzistence. Te gjithe ekzistojne per nje arsye, une per arsyen time, qe se kam idene se ceshte. Filozofia ka qene gjithmone pika ime e dobet. Gjithsesi. Kembanat e kishes qe kam prane kane heshtur, edhe ato bashkohen me mua. Era eshte e ftohte. Me mpin fytyren. E mbyll dritaren, nuk eshte nga ato ditet per ajer te fresket, eshte e akullt si une. Ulem prane oxhakut, zjarri kercet kercenueshem. Eshte i vetmi shok i imi ne kete nate krishtlindjesh. Si kane rrjedhur vitet! Pothuajse 60 vjet vetem, 60 vjet stermundim, 60 vjet loje e nje zari fati, 60 vjet mision. Nuk besoni qe jeta eshte nje mision? Lexojeni historine time dhe do ta gjeni pergjigjien.

MERIDIANI 0

tehere isha vetem nje femije, por askush nuk me vleresonte si te tille. Une ndihesha aq jo femije saqe e vija ne dyshim kete fakt . Sic dukej isha pjekur pakujdesisht Vitet e fundit ne familjen tone nuk kishte zhurma, ne kuptimin se nuk ishte lumturia dhe zeri i se qeshures si me perpara. Prinderit ishin shume pak te pranishem me ato qe benim ne. Bota e tyre rrotullohej rreth punes dhe paras, tashme e kuptoj se sa e natyrshme ishte kjo sjellje e tyre. Dita qe do ta mbaj mend gjithe jetes deri diten e vdekjes, e ndoshta deri ne perjetesi si diten me te shemtuar te jetes sime do te ishte: 12 dhjetor 1991. Isha femije, vertet vetem 10 vjec por kurre nuk do me shqitej nga mendja. Dola nga shkolla, ngaqe nuk na priste askush, edhe pse e vogel me duhej te kujdesesha jo vetem per veten por edhe per motren 4 vjet me e vogel se une. Ajo per mua ishte portreti i njeriut te embel, me ca sy engjellor qe te bente te besoje se ajo krijese nuk dinte te bente as padrejtesine me te vogel ne bote. E prita deri sa doli me canten madhe ne shpine, per nje cast mbajtja e asaj cante mund te krijonte nje situate komike krahasuar me trupin e ulet te saj. I kapa doren e akullt, nga ngricat e atij dimri dhe keshtu sic do dite tjeter ne niseshim per ne shtepi, pa askend qe te na shoqeronte. Ne shtepi gjetem babain. Ishte ulur ne nje kolltuk, ku siper mbeshteteses se tij kishte mbeshtetur kembet te cilat i kishte shtrire pothuajse ngjitur me kaloriferin. Prane mbante nej shishe birre, teksa ne te njejten kohe kishte ngulur syte ne televizor e po shihte nje film komik. Nuk ishte nje gje e zakonshme ta gjeje aty, zakonisht qendronte deri vone jashte, dhe ne se denim se ku. Ne nuk pyesnim, pasi pergjigjiet i merrnim nga e folura e mamase, qe shpesh perseriste me vete -Eshte ne kazino, zagari.Per te mamaja fliste shume keq, por ne e donim

MERIDIANI 0

babain tone se pervec faktit qe zinte kete pozicion ne familje, pervec faktit se ishim gjaku i tij, ai sillej ne nje menyre mjaft te dashur me ne. Levizi nga kolltuku qe tashme pak nga vjetersia e pak nga pesha ishte rrudhosur, dhe na puthi te dyjave ne faqe. I mori canten Lenes dhe menjehere na shtroi nje tavoline per te ngrene. Teksa te tre hanim askush nuk fliste, te gjithe ishim stervitur me parimin Kur hahet nuk flitet. Te dy shihnin ushqimin ndersa une shihja ate, babain. Sa i vyshkur mu duk! Syte i qene skuqur, ndoshta prej alkolit ndoshta prej pagjumesise. Ai nuk kishte me pamjen e fresket e te gjalle si me pare, dukej qarte se ishte plakur, nuk ishte me menaxheri i nderuar qe e njihnin te gjithe. Sa keq e kishte perdorur veten dhe pozicionin e tij! Po te mos kishte ndodhur ky keqperdorim do te ishte siguruar lumturia e te gjitheve ne, e aq me teper deshiren e zjarrte te mamas sone, enderren e madhe per pasuri. E justifikonte ndonjehere egon e saj per pasuri me shprehjen -Femijet duan ushqim, por babai duke e ditur egon e saj i pergjigjej se femijet vertet kishin nevoje per ushqim e kjo su kishte munguar, por mbi te gjitha kishin nevoje te ushqeheshin me dashurine e nje prindi te mire. Pas kerkeses kembengulese te Lenes per te pare nje film vizatimor, babai hoqi dore nga filmi i tij komik, mori nje tjeter birre e po shikonte bashke me ne por nje fytyre i shkonte e nje tjeter i vinte. Mamaja nuk po dukej, duhej te kishte punuar jasht orarit. U kthye disa ore me vone se zakonisht. Ajo punonte ne nje banke rreth nje ore larg shtepise, punonte gjithe diten per ne, nuk thoshte kurre qe u lodha, ishte shume e zellshme per pune ama kishte vetem nje te mete, ta nxinte jeten me fjale te teperta dhe acaruese. Me te hyre ne shtepi sapo syte i ndeshen babain shtremberohet ne fytyre. Ne nuk na pershendet. Mbase harron. Cudi kush na qenka sot ne shtepi! Duket qe ste kane ecur mire punet.

MERIDIANI 0

Per pak te kishim harruar edhe fytyren- i tha ne menyre ironike ajo. -Nuk jam ne qef per komente- ia kthen babai. Ajo e pa ngulturazi me qortim. Shfryhu njehere dhe hoqi xhupin qe mbante veshur. Nderkohe -Me detyrohesh shume shpjegime- vazhdonte mamaja- Cmartese eshte kjo kur une te shoh vetem njehere ne jave, kur ti nuk na ndihmon me asnje kokerr leku se ti duhet te shpenzosh vete me ato femra te perdala rrugeve? Cme mbetet mua e? Surrati yt i bukur? - Mos e banalizo biseden ne sy te femijeve! Babai fliste qete. Ishte mesuar tashme me ato kritikat e saj. Realisht ata ishin kaq te kundert ne ate qe benin, thonin apo mendonin saqe mua me vinte cudi qe na kishin sjelle ne jete ne, dy vajzave te tyre. Habitesha se si mamaja ime nuk lodhej duke folur. Veshi nje perparse dhe filloi te pergatiste gjellen e darkes. Terhoqi nga nje shporte ca domate, ca speca dhe nje thike. Sa mire qe e mbaj mend ate thike, sikur ta kem parasyve ne cdo moment te mundshem. -Ti nuk do tia dish per asgje. Perse duhet ti gdhij mengjeset vetem une? Perse e gjithe pergjegjesia duhet te bjere mbi mua, a thua se nuk kam burre? Perse nuk me le me mire te lire te rinis jeten nga e para te pakten? Pse me ndalon? - Askush nuk te ka ndaluar! Zgjidh ca te duash! Nuk ndertohet familja ashtu sic thua ti. Megjithate per keto mendoj se do ishte me mire te flasim me vone, na ler te qete tani! -Po mund te martohem me ke te dua une perderisa ti nuk je burre tamam. Cfar ben ti si i tille? Asgje! - Do i lesh llafet te thash! Une te solla ketu ku je sot.Po ti ishe asgje pa mua moj e shkrete. Te nxorra nga ai fshat bajgash ku rrije duke punuar token e tet eme, te solla ne nje shtet si ky qe je sot, te dhash shkolle, para, kurre ste ka munguar asgje. Po ky qe gabimi im, ti kaperceve a thua se ishe mbretereshe. Doje pushime pa fund zotrote, parfume te
6

MERIDIANI 0

shtrenjta fustane Cavalli dreq e shejtan! He po ti cke bere per familjen tende? Nje mut ke bere!- ai ishte tashme nen efektin e alkolit, mosmbajtja e ekuilibrit e tregonte qartazi. -Une kam bere mjaft- iu versul mamaja e prekur ne seder- dhe sa per dijeni une e kam mbajtur kete familje gjalle se te ishte per ty kishim marre fund me kohe. Si nuk na tha asnjeri te iknim prej aty e te debatonin sa te donin. Dreqi e mori ne nuk ishim kukulla i kuptonim ca gjera! Si mund te debatohej para nesh ne ate menyre?! Gjerat filluan te perkeqesoheshin ne ate bisede, gjerat filluan te vlonin ne nje zjarr urrejtje. Ate cka thoshte njeri e priste tjetri dhe i kunderpergjigjej me sulm. Syte e Lenes u mbushen me lot por askush nuk i shihte, ata ishin perqendruar ne sulmin bresheri te tyre. -Perse nuk me le te qete njehere e mire?! -Po kush te ka mbajtur moj te thash njehere. Mu hiq qafe qe neser se ma ke nxire jeten! Po ty moj e poshter a nuk te vjen keq per femijet e tu? - O kush po na fliska per femije e per familje! Ty kur te eshte bere vone per ta? Ti ske dashur te dish kurre per ta, jane jetim me ty! Ti cte mire u ke sjelle duke u verdallisur dere me dere te grave te botes? Duke u treguar qe je nje prind i pandergjegjshem, nje gomar qe se ka shokun?! Babai po trumfullonte, plotesisht i alkolizuar po ziente perbrenda. Mbase njeriu nuk kishte durim aq te madh. -Mbylle gojen te thash, qepe, mos me nevrikos kot! -Mbylle ti jo une. Pusht! I pandergjegjshem! E lodhur nga ajo situate e mora Lenen dhe shkuam te dyja ne dhomen tone te zbukuruar me foto-relike Barbie. Ajo shpertheu ne nje denese te forte. Edhe pse qeme mesuar me zenkat e tyre kjo ishte me e renda nga te gjitha.

MERIDIANI 0

Zenka u shtua fuqishem, degjuam te thyeshin sende, kercitje karrigesh, te bertitura dhe me ne fund heshtje! E cuditshme por edhe heshtja therte ne veshet tane Kujtova se gjithcka mbaroi, Kaq ishte edhe zenka e rradhes mendova. Kisha te drejte zenka kishte marre fund por jo gjithcka kishte mbaruar. Nga kureshtja e heshtjes une dhe Lena u kthyem ne kuzhine dhe aty kuptova se cfar ishte djalli dhe cili ishte akti i tij. Aty kuptova se kush ishte njeriu, cishin prinderit, cishte jeta dhe cfar ishte humbja e nje njeriu te dashur. Trupi i nenes sime zhytej ne nje pellg te madh gjaku dhe koka e saj mbeshtetur ne ndenjesen e divanit si te qe mostra e deshmise se nje akti te ndyre. Kur pash qe koka e saj ishte ndare nga trupi si te ishte therur nje bageti, mua mu erren syte dhe mu be se me shtrengonte nje dore ne fyt qe me merrte frymen. Por nuk qava, qe nga ajo dite une kurre nuk qava. Kjo u bera une. Ndersa Lena e gjore bertiste me sa kishte ne koke: -Mamiiiiiiiiiii! O mami ime cje bere keshtu?! Une e terhoqa pas vetes I mbeshtolla syte me parakrahun tim por ajo me shtynte e me cirrte si nje mace e eger, nuk donte te fshihej pas atij imazhi. Me pas i ra te fiket, une nuk dija cte beja me te. Mire qe e humba njeren por mu duk sikur e humba edhe tjetren, ama nga goja ime nuk dilte asnje fjale, ato mi kishte perpire dhimbja. Me dukej se po te flisja nje fjale qofte edhe nje te vetme do te shpertheja ne denesa me te forta se Lena. Une e doja shume nenen time. Pavarsisht se koha nuk na mjaftonte per te ndjere mardhenien e forte bije-nene, une e doja shume ate. E pranova qe bashke me shpirtin dhe buzeqeshjen e saj u shua edhe ylli qe me ndriconte mua. Disa caste me vone shtepia u mbush me police, nje grup prej 8 vetesh u fut brenda tek te cilet edhe ne fytyren e tyre prej burrash te pjekur me
8

MERIDIANI 0

krimin shquhej tmerri. Padyshim qe ishte mizore te vrisje nenen ne sy te femijeve. Edhe i dehur, edhe i cmendur edhe cfardo qe te ishe e ne cfardo situate kjo padyshim mbetej shume mizore. Njeri prej tyre veshur me uniforme spitalore mori koken e prere te nenes tek e cila akoma arrije te shihje nje veshtrim te trishtuar, si nje pergjerim, qe e kishte pas ndjere vdekjen prane. E futi ne nje qese plastike. Nje tjeter mori thiken, ate thike qe do te me torturonte ne dhjetra mankthe gjumi naten. Me pas nuk na lane me aty. Nje grua e veshur me uniformen e policise na mori e na futi ne ambulance. Une e ndoqa kete skene kur ata po permendnin Lenen, dhe sa mire do ishte te me kishin larguar sa me pare Une ecja neper spital si nje e dehur ku nuk dinte ku shkonte. -Vajze, je mire?- me pyeti nje infermiere qe sic dukej nuk e dinte historine time e perse ndodhesha aty. Une nuk flisja. E pash . Me pa. U cudit. Nuk foli. Eca. Nje doktor me vizitoi me pas. Me bente pyetje e une perseri heshtja. Fillova te mendoja edhe vete qe nuk do te mund te flisja dot me, por me se fundi e shqiptova nje fjalevetem nje -Lena!. Doktori shfryu mbase i zene ngushte -Eshte mire! - kaq me pohoi. Me pas me solli nje psikolog qe u perpoq te me clironte nga ai ngushtim qe kisha pesuar, -Cfar ndjen? -me pyeti ai- Me thuaj! Edhe nese do te qash, qaj! Te ben mire. -Urrej! E urrej! E urrej ! E urrejjjjjjjjj! Shpertheva ne nje acarim total por nuk qava. Filloi te me dridhej I gjithe trupi. Ne mendje me shkonin e me vinin imazhet e nenes sime kufome. Doktori u perpoq te me qetesonte por une nuk pushoja nen ate rrebesh urrejtjesh. Ai me beri nje qetesues, pastaj mbylla syte. Rash ne gjume te thelle
9

MERIDIANI 0

Ditet ne vazhdim i ndjeja me te veshtira se te parat. Sec ndjeja nje vetmi mbytese. Me bllokohej trupi si te me kishin lidhur me zinxhir, nuk ndjeja te me punonin mendimet, nuk me qeshej me asgje, nuk e ndjeja me kuptimin e te qenurit gjalle dhe e shendetshme.Perbrenda me brente edhe nje merak tjeter, Lena! Askush nuk me fliste me per te , thuajse te kishte vdekur. Vdekur?! Kur mendjen ma pershkronte kjo fjale me vinte sikur me pickonin trupin gjarperinj te tmerrit te pakufijshem. Njerezit nuk i duroja dot kur me jepnin ngushellime. Nuk duroja dot asgje, sidomos fjalet e tyre. Kerkova me ngulm te shihja Lenen e pasi e pane qe nuk me bindnin dot per te kunderten pranuan te me dergonin ta shihja. Ajo ishte ne nje dhome te mbyllur. E kishin shpuar me nje serum ne krah dhe fashuar ne koke. Per kete fashim as nuk pyeta e as nuk e mesova kurre arsyen. -Lena- i fola. -Kukulla- fliste ajo pa me vezhguar fare, -Lena jam une, motra jote. Ajo me pa. Une u deshperova nga syte e saj aq te turbullt, syte e padjallezuar tani kishin marre zjarrin e cmendurise. Kur e degjoja te fliste ashtu, pa kuptim me vinte ti jepja fund jetes dhe te gjitha keto te merrnin fund njehere e pergjithmone. -Ik ai do me vrase mami Duke mos dashur te degjoja me dola jashte dhe u ula ne nje stol, infermjeres qe me shoqeroi i thash te me linte vetem. Une edhe pse e ndjeja dhimbjen brenda te me priste te gjitha forcat, kurre nuk qava. Syte e mi nuk permbanin lot. Kjo ishte forca per nje femije si une qe me shkaterroi te gjithe jeten ne vazhdim. Do kisha dashur me shume te isha e dobet si Lena. Te pakten po te mos kisha arsyetimin nuk do te kisha gjithe ato mendime qe me shoqeruan gjithe jetes, nuk do ta kisha urryer
10

MERIDIANI 0

deri ne vdekje babain tim dhe kurre nuk do te isha shenderruar ne personin qe u bera me pas. Dy muaj me vone me moren ne gjykate per te dhene deshmi. Do te caktohej denimi i atij. Pavarsisht faktiit se qe dorezuar vete ne polici, krimi i tij mbetej teper i rende dhe une bashke me urrejtjen time ia shtova edhe me shume. Ata me pyesnin per jeten me perpara dhe une i pergjigjesha me njemije te zeza per babain. Emrin e nenes nuk e njollosa ne asnje moment, ate e ruaja si nje kristal qe nuk duhej ta prekte as njollesia me e vogel. Krimineli ishte ai, dhe ai duhej te ndeshkohej! Pas deshmise sime te gjithe mbeten te shokuar. Ai ishte ne anen tjeter te salles dhe me degjonte. Ne syte e tij dallohej dhembshuri, lot, dhe kerkese per falje por une as qe iu kushtova rendesi ketyre detajeve. Ate e denuan me burgim te perjetshem. Mua nuk me beri pershtypje, denimi i tij me duke vetem nje sasi e vogel ne krahasim me ate qe kaluam ne dhe mamaja ime. Ai meritonte vdekje! Megjithate u binda qe per te ky qe nje vendim i drejte dhe ika e qete nga gjykata.. Me te afermit e prinderve nuk pranova te jetoj, ata do me shtonin urrejtjen per njerin apo per tjetrin. U bera pjese e jetimores.Edhe ai ishte nje vend mizor per ca kohe, e urreja per disa arsye. E para kishte shume femije e njerez dhe une urreja te isha mes njerezve te zhurmshem. Se dyti, aty behej nje kasaphane e vertete ne momentin e shperndarjes se vakteve. Kishte raste qe luanin me ushqimin duke marre buken e duke ia hedhur njeri-tjetrit. Une e kisha inat kur dikush me nderhynte ne ate qe beja apo haja dhe sa here qe me nderhynin grindeshim e perfundonim ne te rrahura e kapje flokesh derisa vinte e na ndante murgesha, qe me pas edhe na jepte nje ndeshkim te mire. Une sillesha aq e pashpirte, saqe njehere nje vajze me ngjyre, nje vit me te madhe se une, pas nje grindje qe patem e gervishta
11

MERIDIANI 0

thelle me pirun ne kembe duke ia lene tre shenjat e tij pergjithmone. Aty e kuptova se sa te thella ishin pasojat e traumes qe kishte ngelur tek une. Qe prej asaj dite te tjeret nuk me ngacmuan me, pothuajse nuk me flisnin fare, disa prej tyre me trajtonin si te cmendur. Disiplina ishte nje tjeter acarim per mua. Nuk i duroja dot gjithe ato ore mesime, rregulla, orarin e gjumit, ushqimin jo e jo, me ishte bere ai vend me keq se ferri. Gjeja e vetme qe me qetesonte ne ate vend ishte ora e muzikes, ku ne praktikonim pjanon. Aty gjeja veten *** Aq shume po filloja ta urreja ate jetimore saqe pas nje viti ne moshen 11 vjecare vendosa ta braktisja. U arratisa. E pashe per here te fundit duke kthyer koken pas dhe ia mbatha per te mos u kthyer me kurre ne te. Ishte buballallek i madh ta mendoja qe mund tia dilja vetem, vajze e pambrojtur dhe mbi te gjitha femije. Ketu fillon epoka e mundimit, tortures, dhe poshtrimit. Ecja ku te me shpienin kembet, pa ndonje destinacion te caktuar, disa here po filloja te kisha frike. Po binte muzgu. Dielli po jepte lamtumiren e tij duke perflakur qiellin gri te pranveres, nje rrebesh shiu mund tia behte nga casti ne cast. U struka ne strehen e nje ndertese pothuajse duke u shembur, ku strukeshin edhe njerez te tjere, lypesa.

12

MERIDIANI 0

13

MERIDIANI 0

14

MERIDIANI 0

15

MERIDIANI 0

16

MERIDIANI 0

17

MERIDIANI 0

18

MERIDIANI 0

19

MERIDIANI 0

20

MERIDIANI 0

21

Anda mungkin juga menyukai