Anda di halaman 1dari 9

REPUBLIKA E SHQIPERISE

UNIVERSITETI SEVASTI DHE PARASHQEVI QIRIAZI


FAKULTETI EKONOMIK
DEGA….

ESE
TEMA___________________

PUNOI PRANOI
EMRI MBIEMRI EMRI MBIEMRI

TIRANE 2010
PERMBAJTJA
1. HYRJE

2. PERMBLEDHJE

3. DISKUTIM
a. CESHTJA 1
I. NENCESHTJA 1
II. NENCESHTJA 2
b. CESHTJA 2
I. NENCESHTJA 1
II. NENCESHTJA 2

4. KONKLUZIONE

5. REKOMANDIME

6. ANEKSE

7. LITERATURA

Në tabelën e përmbajtjes vendosen sipas


radhës së faqeve titujt e çështjeve që
trajton teza.
HYRJA

Hyrja, e cila paraqet tezën, jep informacione


bazë të nevojshme për të kuptuar atë ç’ka
diskutohet, kufizon lexuesin brenda parametrave
të çështjes rreth së cilës shkruhet.

Zakonisht hyrja përmban dy paragrafe.

Hyrja përmban edhe qëllimin e autorit,


këndvështrimin e tij, burimet që janë përdorur për
shtjellimin e çështjes, etj.

Që hyrja të jetë interesante ajo duhet të fillojë me


një statistikë apo fakt të pazakontë, një shembull
real, një përshkrim, një deklaratë, një citim apo
pjesë dialogu, një pyetje, një analogji, një
anekdodë, etj.

Hyrja shkruhet pasi kesh bërë të paktën draftin e


parë dhe më mirë është që ajo të shkruhet pasi
të kesh bërë disa rishikime të shkrimit.
PERMBLEDHJE (ABSTRAKT)
Abstrakti shkruhet në fund pasi është realizuar
teza.
Abstrakti duhet të jetë një distilimi i tezës,
përshkrim konçiz i problemit të cilit i adresohet
teza, përshkrim i objektit, synimit, metodës për
zgjidhjen e problemit, përmbledhje e rezultateve
dhe konkluzioneve. e objektit, synimit, metodës,
rezultateve dhe konkluzioneve të tezës, duke
përfshirë rekomandimet, por duhet evituar
kopjimi i tyre nga teksti që kemi përgatitur.
Në abstrakt renditen elementet më të
rëndësishme të tezës.
Në fund të abstraktit duhet të theksohet se çilat
janë vlerat e kërkimit, a ka interes dhe a hap
dritare ky kërkim për punime të ardhëshme, a ka
rrugë, mjete dhe mënyra për të përmirësuar
punimet e të tjerëve me tezën e realizuar në
fjalë, cilat janë implikimet praktike dhe teorike të
punimit në fjalë, etj.
DISKUTIM
Në trup apo në diskutim paragrafet organizohen
në lidhje midis tyre dhe idetë jepën në to në
mënyrë të qartë e të detajuar, në mënyrë që të
jepen argumentet dhe të dhënat. Argumentet e
shtruara zhvillohen më tej duke hedhur ide, duke
prezantuar pikëpamje, etj. Argumenti duhet të
deklarohet patjetër në fillim dhe pastaj
gradualisht me shtjellimin e tezës duhet që ky
argument të shtjellohet pak më gjerë.
Jepet problemi me të cilin merresh në shkrimin
akademik. Subjekti dhe qëllimi duhet të jepen
mjaft të qartë dhe sa më konçizë që të jetë e
mundur, zakonisht në një fjali që quhet tezë.
Diskutimi është pjesa më e rëndësishme e
shkrimit akademik. Diskutimi merr shumë forma.
Bazat e tij janë metoda, gjetjet (rezultatet),
vlerësimi (analiza). Në një raport që tregon
progresin e punës dhe që jep shanse që puna të
vazhdojë më tej, qoftë edhe nga kërkues të tjerë,
predominojnë metoda dhe gjetjet, ndërsa në një
raport përfundimtar, në të cilin nuk parashikohet
që të bëhen studime të tjera në një kohë të afërt,
dominojnë vlerësimi dhe analiza.
KONKLUZIONE

Në konkluzione jepet kahu i përfundimit të


çështjes dhe ritheksohet ideja kyesore.

Konkluzionet tregojnë se ç’farë njohurish janë


renditur në shkrimin akademik të përgatitur.

Konkluzionet duhet që të jenë sqaruara më parë


gjatë shkrimit.

Në konkluzione lejohet edhe ndonjë përsëritje e


rrallë e tyre, por jo kopjim.

Konkluzionet duhet të jenë të qarta, të shkurtëra,


konçize.

Ato mund të jepen në formë fjalish apo edhe në


formë paragrafesh.
REKOMANDIME

Rekomandimet janë këshillat që jepen në


lidhje me veprimet që duhen ndërmarrë
në mënyrë që gjendja të përmirësohet.

Ato duhet të jenë të lidhura ngushtë me


rezultatet dhe konkluzionet e shkrimit.

Ky seksion mund të përfshijë edhe planet


për kërkime të mëtejshme dhe se si duhet
të procedohet më tej.
ANEKSE

GRAFIKE

TABELA

DIAGRAMA

FIGURA

LISTA
LITERATURA

Çdo ese, pa përjashtim, duhet të mbyllet


me një listë të librave dhe artikujve të
përdorur sipas një radhe të elementeve
dhe informacionit që mbajnë librat dhe
artikujt dhe sipas një radhe të caktuar nga
standartet që përdor universiteti, në të
cilat është e përcaktuar se në cilën pjesë
të çdo reference, në fillim, në mes apo në
fund të saj, do vihet emri i autorit, titulli,
viti i botimit, etj.

Anda mungkin juga menyukai